Deklaratë e liderit të LSI

Deklaratë e liderit të LSI

Deklaratë e liderit të LSI z.Ilir Meta

LSI network posaçërisht për ndjekjen monitorimin dhe denoncimin e parregullsive

Nesër qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për rrugën ku do të ecë vendi në katër vitet e ardhshme.

Këto janë zgjedhje historike për Shqipërinë. Është rasti që standardet e këtyre zgjedhjeve të na rendisin si anëtarë dinjitozë të NATO-s dhe aspirantë për në BE. 

Sot jam takuar me delegacionin e parlamentarëve evropianë dhe amerikanë që janë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve dhe shpreh vlerësimin për angazhimin e tyre maksimal për të mos lejuar asnjë parregullsi.

Network-u i ngritur nga LSI posaçërisht për ndjekjen monitorimin dhe denoncimin e parregullsive ku përfshihen rrjeti i vëzhguesve dhe komisionerëve si dhe grupet e posaçme të ngarkuar për ketë qëllim në bashkëpunim me konsulentët dhe partneret tanë ndërkombëtarë fillojnë sot mbasdite në orën 18.00 operimin në eficencë të plotë deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.

Gjej këtë rast për t’i bërë thirrje gjithë strukturave të LSI dhe çdokujt tjetër të angazhuar në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi të lartë qytetare dhe të kuptojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve.

Ju bëj thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë të shprehin vullnetin e tyre të lirë duke injoruar çdo presion që mund t’u bëhet për të tjetërsuar vullnetin e tyre.

Ata duhet të denoncojnë çdo parregullsi në procesin e votimit tek përfaqësuesit dhe vëzhguesit e LSI dhe ata ndërkombëtare që janë aty për të ruajtur të drejtën e votës së lirë për të ruajtur rregullsinë dhe standardet e këtyre zgjedhjeve.

Unë jam i bindur se qytetarët e këtij vendi nuk do të lejojnë askënd të vendosë njolla të zeza mbi të ardhmen tonë se këtë herë në garë nuk janë partitë politike por vetë Shqipëria me të ardhmen e saj.

 

 

0x323030392d30362d3237 20:49)