Deklarate e Kryetarit te LSI

Deklarate e Kryetarit te LSI

Deklarate e Kryetarit te LSI Zotit Ilir Meta per vendimin e qeverise Greke Meta : Vendimi i Qeverisë Greke nuk duhet paragjykuar dhe se të dyja qeveritë duhet të evitojnë spekullimet e manipulimet e mundshme me dyshtetësinë me qellim qe te mos ndikohet negativisht ne marredheniet miqesore midis dy vendeve

Meta : Procesi i dhenies te dyshtetesise duhet te perfshije edhe komunitetin çam i cili e ka kerkuar kete gje ne vazhdimesi

 
Gjatë një takimi në Gjirokaster në turin që po zhvillon së bashku me krerët e koalicionit të majtë në jug të vendit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta eshte shprehur mbi vendimin e qeverisë së Greqisë për dhënien e nënshtetësisë greke qytetareve shqiptare me kombesi greke.

Meta deklaroi se vendimi i Qeverisë Greke nuk duhet paragjykuar dhe se të dyja qeveritë duhet të evitojnë spekullimet e manipulimet e mundshme me dyshtetësinë me qellim qe te mos ndikohet negativisht ne marredheniet miqesore midis dy vendeve. Meta theksoi se procesi i dhenies te dyshtetesise duhet te perfshije edhe komunitetin çam i cili e ka kerkuar kete gje ne vazhdimesi.

 
Meta u shpreh se LSI do te vazhdoje te luaje nje rol aktiv e teper konstruktiv ne marredheniet me fqinjet ne funksion te integrimit sa me te shpejte te Shqiperise dhe shqiptareve ne Evrope.Ai theksoi se LSI synon forcimin e marrëdhënieve me Greqinë si vend fqinj dhe anetar i Bashkimit Evropian". Problemet e së shkruarës per te cilat qeveria akuale nuk eshte pergjegjese tha Meta do t'i zgjidhim në mënyrë konstruktive dhe me durim duke u bazuar ne vullnetin e mire dhe te drejten nderkombetare.    0x323030362d31312d3130 14:57)