Deklarate e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta gjate prezantimit te kandidatit per kryetar te Njesise bashkiake n. 11

Deklarate e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta gjate prezantimit te kandidatit per kryetar te Njesise bashkiake n. 11

” Deklarate e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta gjate prezantimit te kandidatit per kryetar te Njesise bashkiake n. 11 Meta: Nuk ka sondazh që t’i japë shpresë dhe shanse as Berishës dhe aq më tepër Olldashit. Sepse kjo është një garë midis së ardhmes të këtij koalicioni që përfaqësojmë të gjithë ne dhe asj errësire që populli shqiptar do t’ja tregoje vendin përfundimisht me votën e vet në 18 shkurt.
—-
Këtu kemi ardhur për Laprakën dhe komunitetin tuaj që pretendon më shumë por edhe që duhet të vëme gishtin dhe të indetifikojmë përgjegjësit kryesor të kësaj situate e cila nuk ngjason me shumë zona të tjera të Tiranës. Personalisht i kam vëne gishtin përgjegjësit e kësaj gjëndje që ndodhet sot Lapraka kur kam parë kryetarin aktual të njësisë suaj bashkiake para pak ditësh në një television i cili gjithë kohën shante kryetain e Bashkisë së Tiranës Edi Ramën ne menyre që ta pëlqente Sali Berisha. Në këtë situatë si mund të zgjidhen problemet e shumta të këtij komuniteti ku në vend që të mbledhe përfaqësuesit e gjithë komunitetit pavaresisht nga ngjyrat partiake dhe të tregoje vullnet bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë qëndrore përkundrazi shndërohet në një kamikaz politik dhe partiak. Unë mendoj që Lapraka nuk mund të ngelet më peng as e këtij individi dhe as të Partisë Demokratike.
Ka ardhur koha që edhe Lapraka nëpërmjet votës së saj në 18 Shkurt të përjetojë atë ritëm ndryshimi që nuk është se e ka përjetuar vetëm qëndra e Tiranës por e kane përjetuar edhe shumë zona të tjera që nga Ali Demi deri në Kombinat. Pra unë do të ftoja edhe demokratët që duan zhvillimin e Laprakës që ta bashkojnë votën e tyre me votën tuaj për fitoren e kryebashkisë së Tiranës. Në këtë kuadër do të thosha se nuk ka sondazh që t’i japë shpresë dhe shanse as Berishës dhe aq më tepër Olldashit. Sepse kjo është një garë midis së ardhmes të këtij koalicioni që përfaqësojmë të gjithë ne dhe asj errësire që populli shqiptar do t’ja tregoje vendin përfundimisht me votën e vet në 18 shkurt.

0x323030372d30312d3235 12:41)”