Deklarate e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta

Deklarate e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta

Deklarate e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta Meta : Akuzat e z. Rama ndaj ministrit të Ekonomisë dhe të Energjisë z. Prifti  obsesion personal janë arsyet e tyre por në politikë nuk ecet me opsesione personale.
 
========
 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim do dëshiroja të falenderoja të gjithë qytetarët shqiptarë për solidaritetin e jashtëzakonshëm dhe në rritje që po tregojnë dhe të gjitha masat që po merren për të përballuar pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit në qarkun e Shkodrës dhe në mënyrë të veçantë do doja të falenderoja të gjitha strukturat e shtetit forcat e ushtrisë të policisë shërbimin shëndetësor dhe gjithë të tjerët që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe të palodhshme për gjithë këto ditë në mënyrë që situata të mirë menaxhohet në radhë të parë për ruajtjen e jetës dhe të shëndetit të banorëve dhe së dyti për të krijuar të gjitha mundësitë që në një periudhë sa më të shpejtë situata t’i kthehet normalitetit dhe njëkohësisht të mbështeten të ndihmohen të gjithë banorët e zonës për të rikuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
 
Me këtë rast do doja të falenderoja edhe gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së dhe ti inkurajoj për të shtuar akoma më tej mbështetjen dhe kontributin e tyre dhe të gjithë qytetarët shqiptarë pasi mendoj që në një moment kaq kritik në të cilin ndodhen me mijëra banorë të Nën Shkodrës dhe të Shkodrës absolutisht që vetëm përmes këtij solidariteti ne do të arrijmë që shumë shpejt këtë fatkeqësi ta lamë pas dhe të gjithë ata banorë ti kthehen jetës së tyre normale sa më shpejt dhe me një kosto sa më të vogël për të gjithë.
 
Pyetje: Z. Meta ju po flisni për menaxhimin e mirë të situatës por cili është komenti juaj për shkaqet e kësaj situate a u menaxhua siç duhet dhe përgjegjësit e saj…?
 
Mua më vjen keq për të gjithë këta sidomos për ata politikanë të cilët kërkojnë të bëjnë lajme ndërtuar mbi një fatkeqësi natyrore. Nuk është një vlerësim thjesht yni tashmë është dhe një vlerësim edhe i institucioneve të njohura ndërkombëtare që studiojnë kushtet klimaterike që ky fenomen që ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në Shqipërinë e Veriut pra i një intensiteti të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut dhe të dëborës dhe i kombinuar në një kohë shumë të shkurtër me kalimin nga temperatura të ftohta në temperatura shumë të ngrohta që kanë sjellë një shkrirje të shpejtë të dëborës të grumbulluar në këtë hapësirë është një fenomen që ndodh një herë në 100 vjet.
Përsa i takon menaxhimit të kaskdës së Drinit unë jam i bindur që ajo është menaxhuar në mënyrë më korrekte dhe profesionale bazuar në ligjin dhe rregulloren për mbi të cilat funksionon menaxhimi i këtyre hidrocentraleve dhe i kaskadës dhe i sistemit tonë energjetikë në përgjithësi. Absolutisht që kjo është një fatkeqësi natyrore çdo përpjekje për të instrumentalizuar një fatkeqësi të tillë për qëllim politike absolutisht që shton keqardhjen kur është koha që të gjithë të japin kontributin e tyre për të menaxhuar këtë situatë sa më mirë.
 
Ndërsa për akuzat e z. Rama ndaj ministrit të Ekonomisë dhe të Energjisë z. Prifti të jeni të sigurt ju se edhe sikur të mos ishte fare në qeveri z. Prifti ata prapë do kërkonin largimin e z. Prifti. Ai ka obsesion personal janë arsyet e tyre por në politikë nuk ecet me opsesione personale. Mendoj se opozita pa asnjë diskutim duhet të japi kontributin e saj konstruktiv së dyti të japi mbështetje për ekspertët për specialistët që të zbatojnë detyrat e tyre ashtu sikurse mendoj që është e rëndësishme që këto fenomene ne ti përballojmë me politika më afatgjata në të ardhmen të cilat padyshim do e vënë Shkodrën dhe Qarku e Shkodrës në qendër të prioriteteve të kësaj qeverie por besoj dhe qeverive të ardhshme. Sepse besoj ka nevojë për një projekt shumë afat-gjatë në mënyrë që jo vetëm situata të tilla në të ardhmen të mos krijojnë shqetësime për qytetarët që jetojnë në zonën e Nën Shkodrës por edhe njëkohësisht të garantohen të gjitha kapacitet maksimale në shkarkimin e lumit Buna pasi të gjithë ata që e njohin këtë çështje e kuptojnë që pamundësia për shumë arsye të cilat janë të shpjegueshme nga specialistët për të shkarkuar sot prurjet e lumit Buna në det përveç ngritjes së detit ka qenë dhe mbetet një nga shkaqet kryesore të kësaj situate në të cilën ndodhemi.
Besoj se do ketë kohë për analiza do ketë kohë për komente tani është momenti për solidaritet dhe është momenti që secili të japi kontributin e tij pozitiv për lehtësuar këto sakrifica që po bëjnë jo vetëm banorët e Shkodrës por edhe për karficat që po bëjnë strukturat e shtetit.
 
Unë nuk mund të mos vlerësoj ushtarakët të cilët për gati 10 ditë kanë evakuuar jo vetëm me mijëra banorë por kanë evakuuar edhe me mijëra bagëti. Nuk mund të mos vlerësoj ushtarakët të cilët për dhjetë ditë pa asnjë pushim jo vetëm kanë bërë gjithçka për tu shërbyer banorëve jo vetëm kanë bërë gjithçka për të ndërtuar dhe përforcuar argjinatura të caktuara dhe në rast se këto gjëra nuk do të ishin bërë sipërfaqja do ishte shumë më e madhe nën ujë pra jo vetëm kanë bërë gjithçka për të furnizuar me ushqime të gjithë banorët e zonës por njëkohësisht kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka dhe për të furnizuar edhe bagëtitë e paevakuara të zonës. Apo dhe mjekët dhe të gjithë të tjetër të cilët janë në një angazhim permanent atje.
Është gjëja më e lehtë të saj
osh lajme të paqena apo të përpiqesh të dëmtosh qeverinë në një moment të tillë por nuk duhet të harrojmë ata që janë më të lënduarit në këtë situatë që janë qytetarët e Nën Shkodrës. Atje ka nevojë për solidaritet dhe jo për hipokrizi politike.
 
Pyetje: A ka ndikuar kjo situatë në punën e administratës kam parasysh përgatitjen e pyetësorit të BE-së?
 
Absolutisht jo.  Pavarësisht nga kjo situatë përgjigjet ndaj pyetësorit kanë qenë dhe mbeten prioritet dhe absolutisht brenda pak ditësh pothuajse gjithë puna paraprake po përfundon ashtu sikurse dhe çështje të tjera si liberalizimi i vizave apo përgjigjet të Progres – Raportit të Komisionit Europian që janë pjesë e axhendës së qeverisë. Natyrisht kjo është një sfidë që përqendron shumë forca përqendron shumë energji por absolutisht që i gjithë aktiviteti administrativ i qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore vijon normalisht dhe do të vijojë normalisht.
 
Kjo është një mënyrë tjetër solidariteti për të gjithë ata që s’kanë sot mundësi që të jenë sot në Shkodër por për të gjithë ata që punojnë ë institucione publike që punojnë në institucione shtetërore të gjithë ata që merren me aktivitete private. Pra vijimësia normale e punës së tyre në detyrë është një kontribut tjetër për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme në Shkodër
 
Pyetje: z. Meta a keni ndonjë koment në lidhje me kërkesën e opozitës që Qeveria të fillojë sa më parë kompensimin në lekë në dorë për banorët e prekur nga kjo situatë?
 
Mua më vjen keq për deklarata të tilla tepër të nxituara. Qeveria është shprehur qartë për dëmshpërblimin e gjithë banorëve të zonës të cilët janë dëmtuar në jetën e tyre pronat e tyre dhe aktivitetin e tyre dhe pa asnjë diskutim që kjo gjë do të ndodh. Nxitime të tilla deklarata të tilla absolutisht që flasin për një opozitë e cila thjesht kërkon të përfitojë nga një fatkeqësi dhe nuk është kjo rruga për të ecur gjatë në politikë për të kërkuar fatkeqësitë natyrore si aleanca për të ecur përpara.
 
Pyetje: Çfarë po bëhet me liberalizmin e vizave dhe a ka ardhur misioni i dytë vëzhgues për këtë çështje në Tiranë?
 
Ne po plotësojmë të gjithë standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Absolutisht që progresi është i jashtëzakonshëm gjatë muajve të fundit në të gjitha blloqet pra në këtë katër blloqet e këtij udhërrëfyesi. Ka disa elementë që janë në proces sikurse është ligji kundër diskriminimit është në procedura zyrtare të Parlamentit dhe do të miratohet në javët e ardhshme apo dhe disa detyrime të tjera por ne jemi të bindur që brenda këtij vitit Shqipëria i plotëson të gjitha këto detyrime dhe shqiptarët do ta meritojnë të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e hapësirës Shengen
Çdo gjë është sipas një kalendari të paracaktuar më parë dhe jemi të bindur se gjithçka do vijoj normalisht.
  0x323031302d30312d3133 ilir meta.jpg