14 Feb Deklaratë e Kryetarit të LSI së Tiranës
” Deklaratë e Kryetarit të LSI së Tiranës z.Ilir Dashi dhe Sekretares së LSI Tiranë Monika Kryemadhi për mitingun e madh të mbylljes së fushatës së koalicionit të majtë “”Bashkë për të Ardhmen”” Ilir Dashi
E majta e bashkuar organizon një miting madhështor ditën e premte datë 16 Shkurt në sheshin "Nënë Tereza" ora 17.00. Do të jetë një miting përmbyllës i gjithë fushatës së palodhur që kanë zhvilluar të gjitha shtabet elektorale dhe mbështetësit e tyre për të kurorëzuar me sukses fitoren e 18 shkurtit. Për disa detaje do të lija Monikën të fliste:
Monika Kryemadhi
Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të them se ky do të jetë mitingu i fitores në sheshin "Nënë Tereza para Universitetit ku strukturat organizative të LSI-së Partisë Socialiste dhe të gjitha partive të tjera të Tiranës kanë marrë përsipër organizimin e këtij mitingu madhështor. Do të jetë me të vërtetë një spektakël I jashtëzakonshëm do të jetë një shoë elektorale që organizohet bashkarisht me partitë e opozitës. Rikonfirmoj edhe një herë dhe ftoj të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të bëhen pjesë e këtij mitingu madhështor të bëhen pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm si rrallë ndonjëherë që do të ndodhë në sheshin "Nënë Tereza". Dua të falenderoj edhe një herë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Levizjes Socialiste për Integrim në emër të LSI-së së Tiranës për angazhimin e tyre të palodhur për mundin dhe djersën që kanë derdhur në gjithë këtë fushatë elektorale kaq intensive të cilët kanë përballuar me sukses presionet nga më të ndryshmet dhe kanë përballuar me sukse të gjithë këtë fushatë të shpejtë nën një ambient pa drita dhe nën zhurmën e gjeneratorëve. Falenderojmë të gjitha mediat për prezantimin që na keni bërë të të gjithë aktiviteteve tona në këtë fushatë.
Detaje te mitingut te madh
Skena do të jetë mbi shatërvan përafërsisht si skena e mitingut madheshtor që mbajti LSI në Pallatin e Sportit para pak ditësh. Do të ketë 2 videoprojektorë të mëdhenj të cilët do të vendosen në distance në mënyrë që të shikohen nga të gjitha objektet e mëdha. Do të jenë 10 kamera të cilat do të kenë një regji. Fonia do të jetë rreth 60 mijë vat në total. Ndricim do të ketë rreth 400 mijë vat. Anën teknike dhe regjia do të organizohen nga LSI. Ajo cka do të ndodhë në sheshin "Nënë Tereza" do të jetë shumë e dukshme dhe e ndjeshme deri në sheshin "Skënderbej". Edhe ky aktivitet është në vazhdën e risive që bën LSI-ja në aktivitete të tilla madhore.
0x323030372d30322d3135 AKTIVITETE 13:5)”