14 Feb Deklaratë e Kryetarit të LSI
Deklaratë e Kryetarit të LSI mbajtur sot gjatë ceremonisë së homazheve të bëra nga opozita pranë monumentit Nënë Shqipëri në respekt të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë dhe së dyti për të gjithë veteranët pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Me këtë rast dua të siguroj të gjithë veteranët familjet e dëshmorëve dhe të invalitëve të luftës që LSI do të jetë gjithmonë në mbrojtje të LANÇ si një nga vlerat më të mëdha të historisë sonë kombëtare e cila na vendos me dinjitet përkrah gjithë kombeve të qytetëruara të Europës dhe të botës demokratike. Me këtë rast shpreh bindjen se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë gjithmonë përkrah me të gjithë kërkesat e drejta sociale dhe ekonomike të veteranëve dhe familjeve të tyre për një jetë më të mirë për t'u dinstacuar përherë nga cënimi i statusit që ata e kanë merituar nga qeveria aktuale.
Z. Meta kemi 15 vjet që politika e feston e ndarë këtë datë?
Nuk është faji ynë që z.Berisha ka zgjedhur një ditë të tijën për të festuar ose më saktë për të mos festuar çlirimin e vendit. Ne nuk mund të besojmë z.Berisha se kur është çliruar Shqipëria pasi ai nuk ka marrë pjesë në një ngjarje të tillë. Por ne i besojmë veteranëve i besojmë dëshmorëve i besojmë heronjve dhe për fat të keq do të duhet t'i besojmë edhe pushtuesve pasi edhe ata vetë kanë konfirmuar që janë larguar më 29 Nëntor nga Shqipëria. Nuk është faji ynë por është i z.Berisha i cili nuk do të fesotë 29 Nëntorin prandaj kërkon që këtë festë ta fshehë pas 28 Nëntorit e cila është një ditë tjetër e madhërishme që është dita e Flamurit.
Gjatë ditës së sotme në respekt të dëshmorëve të LANÇ dhe familjeve të tyre Kryetari i LSI-së bëri edhe vizita në familje të dëshmorëve.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i LSI–së Ndre Legisi dhe nga deputeti i zonës Durim Lame zhvilluan sot një vizitë në Farkë të Tiranës në familjen e dëshmorit Alush Bardhiti vrarë në moshën 17 vjeçare për çlirimin e Tiranës. Duke shprehur mirënjohjen e thellë për familjen Bardhi kryetari i LSI Ilir Meta u shpreh se duhet të përulemi me respekt para dëshmorëve të vendit dhe para atyre veteranëve të luftës që bëne një sakrificë tepër sublime dhënien e jetës për çlirimin e vendit. Në këtë vizitë Kryetari i LSI-së Meta shoqërohej gjithashtu edhe nga Kryetari i LSI së rrethit të Tiranës Roland Çelmeta si edhe nga kandidati i opozitës së bashkuar për kryetar Komune Besnik Xhani.
0x323030362d31312d3239 AKTIVITETE 15:23)