Deklarate e Kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim

Deklarate e Kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim

” Deklarate e Kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim z.Ilir Meta Levizja Socialiste per Integrim shpreh indinjaten e saj per vendimin jo-ligjor e te nxituar te qeverise per ndalimin e ceremonive festive zyrtare me 29 nentor diten e Çlirimit te vendit.

LSI e denon kete veprim te qeverise i cili cenon simbolet e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare lendon ndjenjat e shume shqiptareve te cilet i lartesuan keto simbole me sakrifica te medha dhe me gjakun e tyre.

Veprimi i qeverise eshte nje akt qe punon kunder integrimit te shoqerise shqiptare. Ai tregon se deklarimet elektorale te PD-se per t’u sherbyer gjithe shqiptareve jane nje demagogji e paster dhe nje mashtrim elektoral.

LSI i ben thirrje qeverise te merret seriozisht me zgjidhjen e problemeve te medha me te cilat perballet vendi me krizen energjitike dhe pasojat e renda ekonomike e sociale te saj dhe jo me respektin ndaj Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare i cili nuk ndalohet me vendime qeveritare.
0x323030352d31312d3235 21:32)”