16 Feb Deklarate e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:35h
in Archived Articles
” Deklarate e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta
Dje i gjithë opinioni publik brenda por edhe jashtë vendit dëgjoi sharlatanin dhe të papërgjegjshmin Edi Rama tek kërcënonte në emër të popullit që ai nuk e përmbante dot por që ai e dinte se me 21 janar ditën kur ai ka lënë demonstratë në kryeqytet do të bëhej hataja. Populli do të merrte pushtetin dhe natyrisht që Edi nuk ia prishte dot popullit po do ta mbante pushtetin pasi populli do ta marrte atë pa kontrolluar vetveten.
Kjo deklaratë e rrallë e padëgjuar më parë është tregues i dëshpërimit pa fund ku ndodhet kryetari i opozitës për të mbajtur pozicionin e kryetarit të Bashkisë nëpërmjet votës së lirë dhe njëkohësisht për të sjellë opozitën që përfaqëson në pushtet nëpërmjet votës së lirë. Ndaj si zgjidhje e fundit i mbetet përdorimi i fjalës “popull” për t’i shërbyer interesit të tij dhe bandave të tij të cilat e kanë financuar e sponsorizojnë e që nëpërmes bashkisë së tij prej një kohe të gjatë pastrojnë paratë e tyre në kryeqytetin tonë.
Njëkohësisht LSI përmes edhe strukturave të saj nga disa rrethet të vendit sidomos nga Vlora Shkodra e Laçi nga Durrësi nga Fieri ka të dhëna për të cilat do të informohet edhe Policia e Shtetit për apelin që i është bërë nga përfaqësues të Edi Ramës dhe strukturave të tij ilegjitime elementëve të inkriminuar elementëve që i fshihen drejtësisë elementë me precedentë penalë për t’u mobilizuar më 21 janar me ët gjithë arsenalin për të shkaktuar turbullira me qëllim gjoja marrjen e pushtetit në emër gjithnjë të popullit. Edhe një herë dua t‘i bëj të qartë Edi Ramës të heqë dorë nga marrëzira të tilla të heqë dorë nga kërcënimet që bën ndaj rendit kushtetues në vend të mos qëndrojë peng i bandave sikurse tashmë është konfirmuar qartë nga të gjithë.
T’i kthehet dialogut të punojë për reformën zgjedhore sikurse është edhe apeli i fundit që vjen nga komuniteti ndërkombëtar dhe njëkohësisht të gjithë e keni parë se si edhe grupin parlamentar e shndërroi në bandën më të freskët të vendit që mund të quhet banda parlamentare e cila në vend të dialogut në vend të propozimeve alternative ndaj qeverisë zgjodhi të shndërrohej në një bandë parlamentare me qëllim prishjen e seancave të parlamentit me qëllim prishjen e funksionimit të parlamentit.
Kjo sepse në të gjithë filozofinë e tij ai udhëhiqet nga një mentalitet banditi dhe së dyti në të gjitha veprimet e tij është në shërbim të tyre aq sa dje e detyruan që të mos nxjerrë më Takun për të kërcënuar se do të merrte pushtetin me forcë dhe me dhunë por të dalë vetë duke humbur çdo shpresë për të ardhur në pushtet përmes votës së lirë dhe demokratike. Nuk është në natyrën e socialistëve shqiptarë që të përkrahin një alternativë të tillë nuk është në moralin dhe bindjet e qytetarëve të Shqipërisë që të përkrahin aventurierë të tillë të cilët flasin në emër të popullit por veprojnë nën interesin e bandave dhe nën kontrollin e tyre të plotë.
Kërkojmë nga të gjithë institucionet e shtetit që të merren të gjitha masat për të ruajtur qetësinë por edhe për të mbrojtur institucionet dhe natyrisht thirrja e djeshme e Edi Ramës është prova më e mirë për çdo incident të ndodhur dhe do të jetë jam i bindur edhe përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë.
Cila do të jetë Shqipëria pas datë 21 janar zoti Meta dhe çfarë pritet të ndodhë më 21 janar?
21 janari do të kalojë siç ka kaluar çdo datë tjetër. Natyrisht e vetmja datë kur pritet të ketë ndryshime është 8 maji sepse më 8 maj janë zgjedhjet e përgjithshme të pushtetit vendor dhe ndryshimet do të jenë të mëdha dhe të rëndësishme sidomos në qytetet më të mëdha të vendit duke përfshirë edhe Tiranën.
Ju thatë se keni të dhëna a mund të na i tregoni disa nga ato të dhëna?
Këto të dhëna do t’ia çoj me shkrim Policisë së Shtetit sipas të gjithë informacioneve që kam marrë nga qytetarë por edhe simpatizantë anë të cilët kanë marrë këto informacione në terren për këto përpjekje që bëhen nga përfaqësues të Edi Ramës dhe strukturave jolegjitime të tij për të mobilizuar elementë të inkriminuar për të sjellë me vete një arsenal të cilin nuk e teproj po ta quaj kriminal për të goditur institucionet në emër të popullit.
Zoti Meta a keni marrë një ftesë nga Prokuroria për t’u paraqitur në lidhje me çështjen e videos? Po sot zoti Prifti është paraqitur për herë të dytë përpara organit të akuzës…
Absolutisht unë jam 24 orë në 24 në dispozicion por sigurisht që ajo është një çështje tjetër. Detyra ime kryesore është të udhëheq Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe unë këtë e kam filluar me një ritëm të paparë.
Si e vlerësoni vendimin e prokurorisë për të marrë ekspertizë nga ambasada amerikane? A tregon një impotencë nga ana e kësaj prokurorie për të marrë vendime dhe për të hetuar çështje të karakterit të lartë politik?
Unë nuk hyj fare në këto çështje dhe në këto elementë nuk është problemi im. Sfida ime është 8 maji sepse kjo datë është një sfidë për të gjithë drejtuesit e forcave politike në Shqipëri. Unë do ta fitoj 8 majin për këtë ju siguroj.
0x323031312d30312d3139 16:25)”