Deklarate e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarate e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarate e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Metapas procesit te votimit për strukturat drejtuese të LSI-së për Kryeytetin Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Metapas procesit te votimit për strukturat drejtuese të LSI-së për Kryeytetin.

 

 

Dua të shpreh kënaqësinë  e veçantë për pjesëmarrjen e konsiderueshme që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga anëtarët e LSI-së së kryeqytetit pikërisht në një nga garat më demokratike me transparente që zhvillohet brenda një force politike sikurse është kjo për drejtuesit dhe për kryetarin e LSI-së së kryeqytetit që natyrisht jam i bindur që do të sjellë një standard të ri të demokracisë por dhe të komunikimit brenda partisë dhe me opinionin publik me anëtarësinë dhe me qytetarët.

 

Jam i bindur se ky proces do ta ngrejë në një nivel akoma më të lartë Lëvizjen Socialiste për Integrim në kryeqytet dhe natyrisht në vijim të këtij procesi sot ne nisim të njëjtin proces në të gjithë vendin duke u përgatitur në mënyrën më të denjë dhe më serioze edhe për zgjedhjet e përgjithshme vendore që po trokasin.

 

Besoj se me përfaqësues të tillë ku e ke të vështirë të zgjedhësh midis kandidatëve sepse njëri është më i mirë se  tjetri LSI tregon një hapje shumë të vendosur drejt përfaqësuesve më të mirë të komunitetit drejt të rinjve drejt intelektualëve drejt grave duke përfaqësuar forcat më dinamike të shoqërisë ën mënyrën më bindëse dhe më të denjë.

 

Z. Meta cili është komenti juaj mbas deklaratës më të fundit të Priftit i cili thotë se do të zbardhë të gjitha detajet e pasurisë tuaj?

 

Unë edhe një herë tjetër dua të theksoj se sot Lëvizja Socialiste për Integrim është jo vetëm më e hapur jo vetëm më demokratike se asnjëherë tjetër por është edhe më e bashkuar edhe më kompakte se asnjëherë tjetër.

 

Z. Meta dje Luan Rama ka deklaruar se LSI e la vetë të pazbardhur pasurinë e Dritan Prifti. Janë 1.8 milionë euro. Si u anashkalua një gjë e tillë?

 

Unë nuk mund të merrem me çdo gjë që deklaron çdo përfaqësues apo anëtar i LSI-së. Jua theksoj dhe një herë se sot LSI është forcë politike jo vetëm një model për demokracinë e brendshme por është edhe më e bashkuar më e pastër dhe më e vërtetë se asnjëherë tjetër.  0x323031302d30392d3236 IMG_0022.JPG 16:08)