Deklaratë e Kryetarit të KDK të LSI

Deklaratë e Kryetarit të KDK të LSI

” Deklaratë e Kryetarit të KDK të LSI z. Edmond Haxhinasto

Jam sot përpara jush për t’u njoftuar se: Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje më vendimin politik të LSI për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje.

 

Vendimi i marrë është në konsultim me strukturat drejtuese të LSI dhe me partnerët tanë të huaj diplomatikë dhe partiakë;

 

Dhe duke respektuar kërkesat statutore të funksionimit të brendshëm të LSI

 

Kryetari i LSI  zoti Ilir Meta thërret ditën e martë datë 7 korrik 2009 Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e Kryesisë së LSI për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike si dhe për të marrë mandatin për të negociuar për krijimin e qeverisë së re.

 

Ka zëra që janë kundër vendimit të marrë nga LSI që pretendojnë që ky vendim nuk është marrë në konsultim me strukturat?

 

Unë ju sigurojë se vendimi i LSI është marrë në konsultim me strukturat e saj drejtuese si kryesi por pavarësisht kësaj në LSI ekzistojnë të gjitha hapësirat demokratike për të shprehur mendime alternative. Mbledhja e Konventës Kombëtare do të krijojë mundësinë për këdo që të jap mendimin e tij alternativ për këtë çështje.

0x323030392d30372d3035 19:45)”