Deklaratë e Kryetarit të KDK-së

Deklaratë e Kryetarit të KDK-së

” Deklaratë e Kryetarit të KDK-së z.Edmond Haxhinasto Haxhinasto: Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike reformat e integrimit evropian levizja e lire e shqiptareve ne BE reforma zgjedhore dhe pavaresia e gjyqsorit do te jene objektiva kryesore edhe per koalicionin e ardhshem qeverises

Dje siç jeni në dijeni u zhvillua Konventa e Jashtëzakonshme Kombëtare e LSI e cila  miratoi një Rezolutë për pjesëmarrjen e LSI në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009 si dhe mandatoi Kryetarin e LSI zotin Ilir Meta të negociojë me Kryetarin e Partise Demokratike per krijimin e koalicionit qeverises.

Konventa vleresoi vendimin e LSI per pjesmarrje ne koalicionin qeverises si alternativen e vetme per te garantuar stabilitet politik ne vend dhe per te vazhduar proceset integruese.

Gjithashtu Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike reformat e integrimit evropian levizja e lire e shqiptareve ne BE reforma zgjedhore dhe pavaresia e gjyqsorit do te jene objektiva kryesore edhe per koalicionin e ardhshem qeverises.

Konventa ishte nje shembull i qarte i funksionimit te demokracise se brendeshme ne Levizjen Socialiste per Integrim dhe pasqyre e hapsirave per shprehjen e mendimit ndryshe dhe per respektimin e tij.
0x323030392d30372d3038 14:26)”