15 Feb Deklaratë e Kryetarit të KDK së LSI
” Deklaratë e Kryetarit të KDK së LSI z.Edmond Haxhinasto Haxhinasto: Paratë që përdoren nga Qeveria dhe nga pushteti vendor për vepra dhe shërbime publike janë para të taksapaguesve shqiptarë dhe jo para private të Kryeministrit të Kryetarit të Bashkisë apo të partive që përfaqësojnë
—
Lëvizja Socialiste për Integrim bashkohet me shqetësimet e shprehura nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 Qershorit në raportin e dytë paraprak të tyre për këto zgjedhje.
Nga vlerësimet specifike të partnerëve tanë ndërkombëtarë mund të konkludohet që Administrimi Zgjedhor dhe Qeveria janë akoma shumë larg në plotësimin e standarteve për zgjedhje të lira e të ndershme të denja për një vend anëtar të NATO-s.
Presionet politike nga Qeveria mbi nëpunësit civilë dhe administratën publike për të marrë pjesë në aktivitete politike zgjedhore ashtu si dhe përdorimi i fëmijëve në mitingje e aktivitete zgjedhore duhet të ndalojnë.
Shqetësim përbëjnë parregullsitë në konkurrimin e barabartë të partive politike më konkretisht përdorimin për qëllime elektorale nga ana e Kryeministrit Berisha dhe e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të ngjarjeve e aktiviteteve zyrtare të institucioneve përkatëse.
Paratë që përdoren nga Qeveria dhe nga pushteti vendor për vepra dhe shërbime publike janë para të taksapaguesve shqiptarë dhe jo para private të Kryeministrit të Kryetarit të Bashkisë apo të partive që përfaqësojnë.
Do t’i bëja apel gjithashtu disa mediave të cilat kanë vendosur në mënyrë të paragjykuar të paraqesin siç shprehet edhe Raporti i ODIHR “në mënyrë jo të balancuar PD-PS dhe partitë e tjera politike” të zbatojne detyrimet ligjore dhe të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm për misionin tepër të rëndësishëm që kanë në informimin publik.
0x323030392d30362d3039 14:18)”