Deklarate e kryetarit te KDK se LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklarate e kryetarit te KDK se LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklarate e kryetarit te KDK se LSI z. Edmond Haxhinasto Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi dëmet e mëdha në menaxhimin e parave publike të qeverisë Berisha është prova më e fundit për mashtrimin e madh elektoral që kjo mazhorancë i ka bërë qytetarëve të këtij vendi kur në 2005 u morri votat me flamurin anti korrupsion.
E paaftë t’u japë të papunëve në rritje mundësi punësimi e pamundur t’u ofrojë shërbime publike më të mira shërbim shëndetësor cilësor dhe arsimim që garanton punësim qeveria paraqet një tablo të re korrupsioni e paaftësie në menaxhimin e parave të taksapaguesve shqiptarë.
Në krye të dëmit të shkaktuar qëndron evazioni fiskal dhe prokurorimet publike gjë që dëshmon për dështimin e reformave të pretenduar në këto sektorë nëpërmjet taksës së sheshtë apo prokurimit elektronik.
Shumë prej 40 milionë dollarësh e dëmeve të shkaktuara akoma pa vlerësuar dhe llogaritur milionat e rrugës Durrës-Kukës është një dëm i rëndë për buxhetin e shtetit.
Kjo shumë do të kishte bërë të mundur që kartat e identitetit të jepeshin falas jo vetëm per personat dhe familjet në nevojë por për gjithë popullsinë.
Kjo shumë do të kishte mbuluar faturën financiare të projektligjit që LSI propozoai për përkujdesjen sociale e shëndetësore ndaj moshës së tretë.
Ose duke u investuar me kujdes do të kishte hapur disa mijëra vende të reja pune.
Me afrimin e zgjedhjeve po i vjen fundit edhe demagogjisë e fjalëve të bukura të kësaj mazhorance për gjoja qeveri në dietë dhe efikase.
Fatmirësisht zgjedhjet janë pranë dhe shqiptarët do të dinë të zgjedhin midis atyre që flasin dhe atyre që dinë të veprojnë. 0x323030392d30332d3331 17:40)