Deklaratë e Kryetari të LSI-së së Tiranës

Deklaratë e Kryetari të LSI-së së Tiranës

” Deklaratë e Kryetari të LSI-së së Tiranës Prof. Dr Shezai Rrokaj

Po e zhvillojmë këtë konferencë për shtyp për të bërë të ditur para jush ecurinë e procesit zgjedhor në Lëvizjen Socialiste për Integrim përkatësisht në kryeqytet. Siç e dini ky proces ka muaj që ka filluar me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë ekzekutive dhe po vazhdon për zgjedhjen e kryetarëve të njësive vendore dhe mandej nënkryetarëve dhe sekretarëve. Dua të theksoj proces zgjedhor shkon sipas parimit “një anëtar një votë” dhe karakterizohet nga demokraci dhe transparenca.
Çdo kandidat ka të drejtë të kandidojë duke paraqitur një numër të caktuar mbështetësish mund të propozohet nga kryesia ekzekutive dhe nga kryesia e madhe. Dje janë zyrtarizuar të gjitha kandidaturat që do të kandidojnë do të konkurrojnë midis tyre në ditët që vijnë. Kalendari është ky: më datë 27 bëhen zgjedhjet për kryetar në njësitë 123. pastaj vazhdon të shtunën tjetër më datën 4 do të ketë radhën njësia 48 6.
Më datën 8 njësitë 78 9 dhe më datën 12 dhjetor sipas parashikimit të afatit të lënë nga kryesia e LSI-së kandidohet për njësitë 10 dhe 11. Në këtë proces ne do të vazhdojmë zgjedhjet për kryetar organizate dhe në komitetet drejtuese do të zgjidhen nënkryetarët dhe sekretarët. Janë përcaktuar kriteret për të kandiduar ato kanë të bëjnë me ato parime që ka vetë LSI siç janë rezultatet për mandatin e fundit elektoral zgjedhjet e fundit arsimi i lartë integriteti komunitar e moral e deri te dëshmia e penalitetit.
Natyrisht çdo kandidat ka të drejtë që në komisionin e votimit të dërgojë përfaqësuesin e vet dhe komisioni i votimit duhet të përbëhet nga përfaqësues të vetë kandidaturave.
 
Pyetje: Zoti Rrokaj cili është qëndrimi i LSI-së së Tiranës për atë situatë kaotike që ndodhi në kryeqytet pak ditë më parë dhe ju a jeni gati të kërkoni një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak për të miratuar buxhetin i cili që prej janarit mbetet peng?
 
Gjendja e shkaktuar në Tiranë tanimë është bërë publike. Ping-pongu mes bashkisë dhe qeverisë nuk i pëlqen asnjë qytetari të Tiranës. Qytetari i Tiranës do të ecë lirisht të ketë semaforë dhe të mos ketë pengesa dhe të mos mbytet nga uji që vërshon njëlloj si lumë nëpër bulevarde.
Se kush e ka fajin në këtë çast për të diskutuar mendohet se faji i parë i takon të zotit të shtëpisë atij që drejton Tiranë. Pra zotit Edi Rama mandej faji mund të jetë i gjithë Shqipërisë i gjithë Evropës Botës por në qoftë se duhet të vëmë një pikë mbi “i” duhet të fillojmë nga Edi Rama pastaj të shkojmë matanë.
Përsa i përket çështje së buxhetit ju e dini që LSI ka një numër të caktuar këshilltarësh dhe nuk është ajo që prevalon në numrin e saj të këshilltarëve për të qenë determinuese në kalimin e buxhetit. Kështu që duhet vullnet i të gjitha palëve PD-PS-LSI në mënyrë që buxheti të kalojë. Natyrisht nuk mund të kalohet çdo lloj buxheti duhet të kalohet ai lloj buxheti që u shërben qytetarëve të Tiranës i cili duhet të parashikojë më pak beton më shumë kanale për të mos u mbytur nga ujërat më shumë rrugë. Tani ka filluar konsumi më i madh i çizmeve në Tiranë kështu që nëse do të ketë një buxhet që i shërben qytetarit këshilltarët tanë janë të gatshëm të votojnë.

0x323031302d31312d3236 Shezai Rrokaj.jpg 17:23)”