15 Feb Deklaratë e Drejtorit të Medias dhe Anëtarit të Kryesisë së LSI
Deklaratë e Drejtorit të Medias dhe Anëtarit të Kryesisë së LSI Dritan Ylli
Ylli: Kemi degjuar nga vete z.Xhufi propozimin e tij ne Konventen Kombetare per mbeshtetjen e koalicionit me PD por me kusht qe LSI te jepte votat e saj dhe te mos merrte pjese ne qeverisje
—
Jam ndjerë vërtet i habitur sot sepse që në orët e para të mëngjesit gazetarët më telefonuan shumë të çuditur dhe më pyesnin pse njoftimi për një konferencë shtypi të P.Xhufit qe bërë nga zyrat e Partisë Socialiste dhe jo nga Zyra e Shtypit e LSI siç ka ndodhur gjithmonë në këto vite.
Nguti i kësaj konference shtypi në këtë të shtunë vere është i qartë për ne ashtu si edhe përmbajtja verore e saj.
Qëndrimi më i fundit që mbajnë deklaruesit ose thënë më thjesht përfituesit më të mëdhenj të mundit dhe sakrificave të LSI-së dhe mijëra anëtarëve të saj është vetëm krijimi i një fokusi artificial për të shmangur vëmendjen nga kongresi i PS dhe nga kriza shumë e rende qe vjen nga humbja e Rames pas betejes mafioze manipulative dhe korruptive te tij ndaj LSI.
Forumet më të larta të LSI si Kryesia dhe Konventa Kombëtare kanë marrë vendime unanime transparente në mbështetje të plotë të qëndrimit të saj për aleancën qeverisëse të integrimit ndërsa deklaruesit e sotëm nuk kanë marrë pjesë në këto forume për më tepër që kemi dëgjuar nga vetë z.Xhufi propozimin e tij në Konventën Kombëtare për mbështetjen e koalicionit me PD por me kusht që LSI të jepte votat e saj dhe të mos merrte pjesë në qeverisje.
Duke qenë shumë të qartë për motivet e forta të përfitimit personal dhe aspak politik të deklaruesve qejfmbetur që kanë prishur rehatinë e tyre verore në funksion të këtyre motiveve duke kujtuar se programi i LSI ka prioritet madhor atdheun ne do të veprojmë gjithmonë vetëm në funksion të interesave të mëdha të vendit dhe stabilitetit të tij politik dhe ekonomik dhe kurrë në funksion të atyre interesave të ngushta personale dhe meskine që kanë penguar zhvillimin dhe integrimin e tij.
0x323030392d30382d3232 dritan ylli.jpg 15:09)