Deklarate

Deklarate

” Deklarate Jemi përsëri këtu para opinionit publik për të dënuar mungesën e përgjegjësisë të disa prej anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në shqyrtimin e kërkesës të LSI-së për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Mbrostarku sipas të gjithave fakteve dhe provave që ne kemi paraqitur ekzistojnë manipulime dhe një dhunim i dukshëm i procesit të votimit dhe vullnetit të banorëve të kësaj komune. Shprehim keqardhjen e thellë që edhe dy anëtarët e KQZ-së të propozuar nga opozita për fat të keq kanë mbajtur një qëndrim të papërgjegjshëm përballë
fakteve dhe provave të cilat janë në dritën e diellit dhe të paraqitura në KQZ.

Natyrisht që ne do e vazhdojmë këtë betejë ligjore që në radhë të parë është morale sepse gjykojmë që legjitimimi i proceseve të tilla të dhunshme të manipuluara sikurse ka ndodhur në Mbrostar jo vetëm ka cënuar seriozisht standartet e zgjedhjeve më 18 shkurt por duke mbajtur qëndrime të tilla si ato të djeshmet të disa prej anëtarëve të KQZ-së tregojnë dhe një mungesë vullneti dhe një mungesë reflektimi të institucioneve më të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese për të vënë në vend vullnetin e atyre qytetarëve të cilët janë dhunuar dhe që janë ndjerë të manipuluar në 18 shkurt.

Kjo është një betejë që do e vazhdojmë edhe në institucionet ndërkombëtare dhe është një betejë të cilën do e bëjmë për të mbrojtur deri në fund dinjitetin vullnetin e qytetarëve të Mbrostarit sikurse e kemi bërë edhe në raste të tjera në të gjithë vendin.

Opinioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar e di shumë mirë se LSI:
– Çështjen e votës së lirë e ka shpallur si çështje të shenjtë në programin e saj
– Nuk është bërë palë e e megadushkut edhe pse e dinte shumë mirë që po humbiste në mënyrë të pandershme shumë mandate deputetësh
– E ka nisur reformën zgjedhore e para dhe ka qënë vazhdimisht në krye të të gjithë përpjekjeve për të realizuar një reformë zgjedhore të ndershme dhe që nuk luan më me votën e qytetarëve shqiptarë.

Problemet e stabilitetit politik në vend janë së pari
probleme të mungesës së plotë të legjitimitetit të institucioneve qofshin ato kombëtare sikurse është rasti i Parlamentit apo për fat të keq ato lokale sikurse është rasti i Mbrostarit.

Ndaj ne do e vazhdojme këtë përpjekje brenda dhe jashtë vendit dhe jemi të bindur se ne këtë betejë do e fitojmë.

Dritan Prifti

Deshirojme te shprehim shqetesimin tone te thelle per vendimin e djeshem krejtesisht te padrejte dhe anti-demokratik te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te rrezuar kerkesen e LSI per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Komunen Mbrostar.

Votimet ne Mbrostar jane nga njollat me te pista te zgjedhjeve te 18 shkurtit. Te gjithe monitoruesit nderkombetarë jane informuar nga LSI ne vazhdimesi gjate dites se votimit por dhe pas tyre per parregullsite dhe dhunen e armatosur te perdorur ndaj kandidatit te opozites.   Te gjithe e dime qe vendimi qe merret per Mbrostarin do të jete gur prove per ndershmerine dhe profesionalizmin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Megjithate KQZ mori nje vendim dje qe njollos akoma me shume procesin zgjedhor te 18 shkurtit 2007 dhe vete KQZ.

Ne Mbrostar eshte votuar ne 9 qendra votimi. Pasi jane numeruar 8 qendra votimi pavaresisht manipulimeve te shumta dhe te provuara kandidati i djathte ka pasur vetem rreth 100 vota me shume se kandidati i majte. Ne kete moment KZQV ka vendosur te mos numerojë por te shpalle te pavlefshme kutine e fundit.  Pa rezultatin e kutise se fundit KZQV shpall rezultatin duke mos njohur voten e mbi 730 votuesve te kutise se fundit.

Levizja Socialiste per Integrim nisur nga kjo shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor por dhe e parimeve baze te te drejtave te njeriut per te votuar dhe Kushtetutes se Shqiperise qe garanton te drejten e votes per te gjithe ankimon prane KQZ kete rast. LSI ne ankesen e saj meqe KZQV kishte shpallur unanimisht te pavlefshme kutine e fundit te votimit kerkon qe KQZ te njohë kete pavlefshmeri dhe te kerkojë perseritje te zgjedhjeve ne kete zone.

LSI kerkoi qe 730 votuesit e Kallmit te Vogel te ushtrojne te drejten themelore kushtetuese te votes duke kerkuar perseritjen e zgjedhjeve ne 3 qendra votimi shtuar ketu 2 qendra votimi te fshatit Mbrostar ku provat per manipulime jane te shumta.

Te gjithe e kuptojne qe diferenca prej rreth 100 votash mes dy kandidateve mund te permbyset nese votojne te pakten 730 votues te nje qendre votimi qe ka dale e pavlefshme. Duke dashur te mbrojne ne menyre abuzive dhe politikisht nje rezultat te padrejte  anetarë te KQZ votuan per te mohuar te drejten e votes se te pakten 730 votuesve te Kallmit te Vogel.

Levizja Socialiste per Integrim do të vazhdojë te kerkojë te drejten ne Kolegjin Zgjedhor dhe do të vazhdojë te denoncojë kete rast ne të gjithe institucionet kombetare dhe nderkombetare. Levizja Socialiste per Integrim eshte identifikuar me te drejten per te votuar te votuesve te Komunes Mbrostar dhe nuk do te lejojë qe kjo e drejte vote te mohohet nga komisionerë te papergjegjshem dhe pandergjegjshem per demet qe i shkaktojne procesit zgjedhor dhe vete Shqiperise.

0x323030372d30332d3039 13:15)”