Deklaratat e mbajtura sot nw Parlament nga Kryetari i LSI

Deklaratat e mbajtura sot nw Parlament nga Kryetari i LSI

Deklaratat e mbajtura sot nw Parlament nga Kryetari i LSI z.Ilir Meta dhe deputeti i LSI z.Ndre Legisi Ilir Meta: Ky nënshkrim po përdoret për të instaluar regjimin e antiligjit dhe për të shkatërruar institucionet dhe ligjin në këtë vend dhe duke filluar nga ky parlament. Përpjekja që doni të bëni ju sot është fundi i këtij parlamenti dhe më vjen keq znj.Topalli por është edhe fundi juaj si kryetare e këtij parlamenti. Mbas tentativës së sotme ju do të jeni një kryetare e Këshillit Kombëtar të partisë suaj
 
Është për të ardhur keq që menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit situata në vend po vjen duke u tensionuar dhe kjo është 100% përgjegjësia e mazhorancës. Pasi duket qartë se ky nënshkrim po përdoret për të instaluar regjimin e antiligjit dhe për të shkatërruar institucionet dhe ligjin në këtë vend dhe duke filluar nga ky parlament. Përpjekja që doni të bëni ju sot është fundi i këtij parlamenti dhe më vjen keq Znj Topalli por është edhe fundi juaj si kryetare e këtij parlamenti. Mbas tentativës së sotme ju do të jeni një kryetare e Këshillit Kombëtar të partisë suaj. Në qoftë se ju do të guxoni të veproni me ato kartonat tuaj të dushkut për të shkatëruar demokracinë dhe ligjin në këtë vend atëherë të gjithë pasojat do t’i merrni ju përsipër. Ligji është shumë i qartë dhe ju e dini shumë mirë këtë por ju po tregoni forcën tuaj në këtë mënyrë që ju na i bëtë kështu në KLD dhe do j’ua bëjmë kështu ne në parlament duke shkelur ligjin kjo ju çon në greminë sepse KLD-në nuk e kemi ne KLD-ja është institucion i pavarur. Dhe ai karagjozi juaj nuk ka ardhur sepse i di se ku mund të vejë kjo punë. Së bashku me ministrin e Drejtësisë ju keni marrë pjesë në votimin e KLD-së në qoftë se nuk ishte e ligjshme nuk kishit marrë pjesë. Vetë e përzgjodhët kandidatin e PS-së  nuk e kam përzgjedhur as unë e as ju në rast se nuk do të dilte kandidati juaj qenka e paligjshme. Përse ju duhet anëtari i KQZ-së ju keni pushtetin për të fituar zgjedhjet në letër? Epo nuk ka më ashtu harrojeni atë punë. Prandaj i thërrisni mendjes sepse ne nuk po kërkojmë asnjë privilegj dhe mos kujtoni ju se do përdorni forcën me ne. Në qoftë se Sali Berisha ju dhunon ju gjithë ditën dhe ju ankoheni tek ne kur dhunoheni nga ai nuk dhunon dot më Shqipërin ai. Këtë gjë fiksojeni mirë në mendje ju sepse nuk ka më as helikopter për të çuar më Sali Berishën në Itali si në 97. I thërrisni mendjes sepse po fusni vendin në kaos sepse po merrni edhe mandatet tuaj më qafë edhe elektoratin tuaj dhe stabilitetin e vendit.
 
Ndre Legisi
 
Më kot kolegët e mi përpiqen të flasim me argumenta ligjore. Nuk ka bazë dhe argument ligjor në këtë çështje sepse ju keni rreshtuar disa kartona me urdhër të Sali Berishës. Sepse ai bagabond u ul me Ilir Metën dhe i premtoi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë deputet nuk ka LSI-ja të vjedhur dhe përsëri nuk na lejoni ju të numërojmë votat tona. Kur do të vijë ai i cili flet për ndershmëri por ka vjedhur jashtëzakonisht dhe sërisht po vjedh në tavolinë anëtarin e KQZ-së që na takon ne. Kur do të vijë ai i cili bën të ndershmin këtu dhe vazhdon sërisht të vjedhë votat e shqiptarëve dhe të shkeli haptazi ligjet e shtetit. Ose të në vrisni ne ose do të zgjidhet anëtari i KQZ-së sipas ligjit. Ta harroni jeni mësuar me ata që i tundni dosjet mbrapa dhe për këtë të jeni të sigurt se ne nuk ju lëmë të bëni një gjë të tillë. Ju jeni mësuar të silleni si bandit me ata që keni mundësi të bëni presion. Pa na vrarë ne nuk keni për të zgjedhur atë anëtar komisioni.  
  0x323030362d30372d3239 13:4)