Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Dëshiroj që në këtë konferencë të posaçme për shtyp të fokusohem tek një problem i cili shfaqur rishtazi për shkak të afrimit të festave por që gjithashtu është një problem i përsëritur. Afrimi i festave të fundviti krijon dhe oportunitetin e nevojshëm që shumë prej qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të rikthehen në Atdhe pranë të afërmve të tyre për të kaluar së bashku festat e fundvitit. Mirëpo fluksi i madh i ardhjeve por ndërkaq edhe hapësira e krijuar pas liberalizimit të vizave që i mundëson shqiptarëve të shkojnë edhe ata në hapësirën Shengen si qytetarë të barabartë europianë krijon probleme në vlerësimin tim të pajustifikuar që kanë të bëjnë me shërbimet që i ofrohen qytetarëve shqiptarë që vijnë në Atdhe.

 Radhë  të gjata me automjete dhe qytetarë në pikat e kalimit kufitar aq më tepër në kushtet e një temperature të ulët dhe të motit që sa vjen e bëhet më i ftohtë duhet të jetë në vëmendjen e institucioneve shtetërore dhe që kanë në varësi shërbimet që i ofrohen qytetarëve tanë në pikat e kalimit kufitar. Prandaj jam sot këtu për të shprehur qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore që për shkak të këtij momenti dhe të kësaj situate të krijojnë lehtësi dhe kushte gjithnjë e më të favorshme për të shpejtuar ritmin e kalimit të qytetarëve shqiptarë të gjithë qytetarëve që shkojnë jashtë Atdheut apo të tjerëve që vijnë brenda tij.

Në mënyrë të veçantë dua të tërheq vëmendjen për shërbimet e Policisë së Shtetit dhe veçmas brenda kësaj strukture për shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Qarkullimit Rrugor si edhe për shërbimin doganor dhe më tej akoma pasi ata të kenë ardhur në Shqipëri për zyrat e gjendjes civile që të kenë në vëmendje qytetarët shqiptarë që vijnë nga jashtë vendit dhe të ofrojnë për ta të gjitha lehtësitë dhe oportunitetet e nevojshme për të kryer shërbimet në një kohë sa më shpejtë dhe padyshim e standarde qytetare dhe me korrektesë maksimale pasi  edhe një herë e theksoj fluksi më i madh i prurjeve nuk duhet të shërbejë për të justifikuar paaftësinë apo mosveprimin apo më keq akoma eventualisht ndonjë rast të një shfaqje korruptive të komunikimit apo të raporteve të punonjësve në shërbim me qytetarët shqiptarë që vijnë në Atdhe. Festat janë një moment i gëzuar për të gjithë prandaj të mos t’ua prishim këtë shije qytetarëve tanë por ata ta ndiejnë që vijnë në Atdheun e tyre ashtu sikundër të ndiejnë që Atdheu i tyre i pret me të gjithë vëmendjen me të gjitha lehtësitë dhe me cilësitë e shërbimit si një vend evropian ku jetojnë qytetarë europianë dhe ku shërbejnë punonjës që dinë të realizojnë standardet evropiane të shërbimit.

Duke përfituar nga ky moment më lejoni gjithashtu që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’i uroj të gjithë qytetarët shqiptarë për festat e fundvitit duke shpresuar dhe uruar që të gjithë së bashku në vitin që vjen të shënojmë të tjera arritje të përshpejtojmë ritmet e angazhimeve tona dhe të realizimeve që bëjnë të mundur një jetë më të mirë të çdo familjeje dhe të çdo qytetari shqiptar. Dhe një herë Gëzuar Festat dhe viti të mbarë 2012.

0x323031312d31322d3233 20100723142213_23071035_ciMlq.jpg 17:42)”