Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama
Duke ju falënderuar të gjithëve për prezencën më lejoni ta shfrytëzoj këtë komunikim tonin të vazhdueshëm që përmes jush të theksoj edhe një herë që për Lëvizjen Socialiste për Integrim vizita më e fundit e Komisionerit për Zgjerimin të Bashkimit Europian Stefan Fule është padyshim jo vetëm shenjë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së por edhe një shprehje tjetër e inkurajimit që Shqipëria të përmbushë të gjitha detyrimet që vijnë për shkak të angazhimit të saj për të merituar statusin e Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian. 
Përfundimi me s statusin e Vendit Kandidat sukses i këtij procesi pra meritimi i statusit të Vendit Kandidat është padyshim sfida më e madhe e politikës shqiptare e gjithë shoqërisë shqiptare dhe nga kjo pikëpamje për Lëvizjen Socialiste për Integrim është e rëndësishme të përshpejtohet ritmi i reformave të fokusohen të gjithë aktorët dhe faktorët politikë tek përmbushja e këtyre detyrimeve në mënyrë të veçantë tek plotësimi i kushteve që nënvizoi në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe komisioneri Fule pa humbur kohë madje përpara se të shkohej tek zgjedhja e Presidentit të republikës. Shqipëria e meriton statusin e Vendit Kandidat prandaj edhe klasa politike në vend duhet të demonstrojë këtë nivel të maturimit dhe të pjekurisë politike që shfaq në fakt e gjithë shoqëria shqiptare. 
Lëvizja Socialiste për Integrim si gjithnjë duke qenë në unison të plotë me frymën e qëndrimeve të shprehura nga komisioneri Fule do të vazhdojë të jetë protagoniste e rëndësishme e kontributore e rëndësishme duke u investuar maksimalisht që të përmbushen të gjitha reformat që kërkon ajo çfarë është aspirata jonë procesi i integrimit europian të Shqipërisë. 100 vjetori i Pavarësisë e gjithë klima e partneritetit dhe e mbështetjes që Shqipëria gëzon nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në mënyrë të veçantë procesi i rëndësishëm i integrimit evropian nuk mund të tolerojë më asnjë humbje kohe asnjë mungesë vullneti apo më tepër akoma nuk mund të tolerojë mungesën e papërgjegjshmërisë së ndonjë aktori politik përballë këtyre sfidave të mëdha. 
Edhe një herë apeli dhe vizita e djeshme është një mesazh i qartë dhe reflektimi pozitiv i përgjegjshëm dhe gjithashtu me vullnet të mirë të të gjithë faktorëve politikë është ajo se çfarë duhet të bëjmë është përgjigja më e mirë dhe mesazhi më i qartë që politika shqiptare duhet t’i drejtojë Bashkimit Europian. 

0x323031322d30352d3034 Luan Rama.jpg 14:54)”