14 Feb Deklarata per shtyp e Sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili.
” Deklarata per shtyp e Sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili. Vasili: Çdo kandidat për këshilltar i LSI-së do të verifikojë këto investime që nuk ekzistojnë dhe do e demaskojë këtë gjë në çdo komunë fshat lagje dhe rrugë qyteti ku ne kandidojmë në çdo cep të Shqipërisë
Në këtë moment tepër të vështirë ku është përfshirë vendi për arsye të krizës shumë të rëndë energjitike kriza e investimeve është ajo që i vë vulën dështimit të qeversisjes aktuale.
E mbërthyer në një krizë dështimesh të njëpasnjëshme qeveria sot po përjeton paradoksin shumë të madh të pamundësisë absolute që t’u shpjegojë shqiptarëve se ku janë së paku 1000 km e para prej 4000 km që ka prematuar kjo qeveri.
Ajo e ka gjithashtu të pamundur që tu tregojë atyre ku janë investimet gjoja më të mëdha të të gjitha kohërave. Shqipatarët kanë sytë e tyre dhe jo të qeverisë dhe ata mund ti shohin nëse ato ekzistojnëpor ato nuk ekzistojnë
Të gjithë e mbajnë mend shumë mirë premtimin për mijëra km rrugë rurale dhe në këtë moment ku qindra komuna në Shqipëri janë përfshirë në procesin e elektoral të fushatës zgjedhore të gjithë po i kërkojnë këto rrugë të premtuara por nuk po i gjejnë dot.
Qeveria përfundimisht e ka çjerrë kontratën e besimit me qytetarët dhe sigurisht ajo ka humbur të drejtën morale por edhe politike që të premtojë më dhe aq më shumë të rihapë tendër të rinj elektorale me premtime që shkojnë nga mijra km rrugë e deri tek drita 24 orë për të gjithë shqiptarët. Në vend të prerjes demagogjike të shiritave elektorale qytetarët duan premtime realiste si dhe investime të prekshme.
Qeveria e Ilir Metës është një model i qevrisjes së vërtet sepse rrugët dhe investimet e premtimtuara njërëzit i panë i prekën dhe i u vunë në shërbim të përmirësimit të jetës së tyre. Asnjë shqipar nuk do të dëgjojë më për propjekte që ekzistojnë thjesht dhe vetëm në mendjen dhe fantazinë e qeverisë por investime për ta.
LSI është një provë së investimet mund të ndryshojnë jetën e shqiptarëve edhe në pak kohë dhe do të vazhdojë që tu thotë vetëm gjëra të vërteta dhe të realizueshme qyaterëve dhe do të vazhdojë të demaskojë intensivisht politikën e mashtrimit elektoral pa kufi.
Po deklaroj publikisht se çdo kandidat për këshilltar i LSI-së do të verifikojë këto investime që nuk ekzistojnë dhe do e demaskojë këtë gjë në çdo komunë fshat lagje dhe rrugë qyteti ku ne kandidojmë në çdo cep të Shqipërisë.
Ne nuk do i lëm më shqiptarët që të bien viktima të mashtrimit elektoral sikurse ndodhi me tenderin elektoral të premtimeve të 3 korrikut 2005 .
0x323030372d30312d3235 12:44)”