Deklarata për shtyp e kryetarit të Komitetit Organizativ të LSI-së

Deklarata për shtyp e kryetarit të Komitetit Organizativ të LSI-së

Deklarata për shtyp e kryetarit të Komitetit Organizativ të LSI-së nënkryetarit të kësaj force politike Petrit Vasili

Jemi sot këtu para jush për të komunikuar lidhur me procesin shumë të rëndësishëm në të cilin ka hyrë Lëvizja Socialiste për Integrim atë të administrimit të procesit zgjedhor  brenda forcës sonë politike. Besoj që informacioni më i rëndësishëm në mënyrë të veçantë edhe për opinionin publik është që Komiteti organizator ka pranuar dhe ka marrë në shqyrtim iniciativën e kryetarit të LSI-së zotit Ilir Meta për të kandiduar për postin e kryetarit të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme të cilat mbahen në datën 20 tetor të këtij viti. Komiteti organizator administroi të gjithë dokumentacionin përkatës i cili ishte në përputhje të plotë me statutin dhe normat organizative të partisë dhe kandidati zoti Ilir Meta është zyrtarisht një nga kandidatët për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky proces i depozitimit të kandidatura është i hapur deri në datën 20 shtator të këtij muaji ku të gjithë kandidaturat e tjera alternative kanë të gjithë afatin brenda normave që rregullon statuti dhe udhëzimeve përkatëse që rregullojnë këto zgjedhje për të depozituar kërkesat e tyre në përputhje me formularët përkatës për kandidimin për postin e lartë të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu desha të informoj opinionin publik që përveç këtij lajmi shumë të rëndësishëm kemi një ecuri tërësisht në përputhje me planin organizativ të miratuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me proceset organizative në tërë territorin. Ecuria e tyre ka qenë shumë e mirë dhe në pjesën dërrmuese të rretheve të Shqipërisë këto objektiva organizative janë realizuar përpara afateve të parashikuara. Gjithsesi për transparencë të opinionit publik ju kujtoj që delegatët pjesëmarrës në këtë Konventë të rëndësishme e cila do të mbahet në datën 27 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë janë 1508 delegatë prej të cilëve 572 vijnë si të zgjedhur të drejtpërdrejtë. Pra ose në cilësinë e deputetit të kryetarëve të bashkive të kryetarëve të komunave anëtarë të këshillave bashkiakë dhe komunale duke dhënë në mënyrë të dukshme një dimension të ri dhe të plotë përfaqësimi të të zgjedhurve vendorë dhe pushtetit vendor edhe në strukturat më të rëndësishme vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 936 delegatë të tjerë zgjidhen në përputhje me shpërndarjen organizative në të gjithë rrethet e Shqipërisë ku përveç kritereve të tjera tepër të rëndësishme dhe kriteri i rezultateve të realizuara në betejat elektorale në të cilat LSI ka marrë pjesë është një nga kriteret e rëndësishëm dhe përcaktues në normën e përfaqësimit.
 
Gjithashtu elementë të tjerë të cilët janë zbatuar dhe po zbatohen dhe do të jenë rregullues të Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim është që 30% e pjesëmarrësve delegatë në këtë konventë do të jenë përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe 30% do të jenë përfaqësi e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Po këto përqindje përfaqësimi do të reflektohen edhe në forumet të cilat do të burojnë nga konventa Komiteti Drejtues Kombëtar por edhe Kryesia e partisë. Edhe në këtë pikëpamje realizohet një risi e pandodhur më parë të një përfaqësimi të gjerë dhe të plotë në kuota dhe kritere të parealizuara asnjëherë më parë nga politika shqiptare dhe që kanë të bëjnë pikërisht me dy pjesë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare gruas dhe të rinjtë të cilët është verifikuar rëndom në politikën shqiptare që nuk kanë pasur këto nivele përfaqësimi pavarësisht fuqisë së tyre dhe shprehjes së jashtëzakonshme të një vullneti politik të tyre në forumet përkatëse të forcave politike. japim një shembull të ri në këtë drejtim.
 
Reflektojmë njëkohësisht dhe atë proces shumë të gjerë dhe të shëndetshëm që ka karakterizuar ristrukturimin dhe riorganizimin e këtyre dy partnerëve të mëdhenj të Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët kanë shënuar një progres të jashtëzakonshëm dhe janë bërë promotorë dhe i kanë dhënë një frymëmarrje të re të gjithë veprimit politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin në qendër në bazë në nivelin e bashkive dhe të komunave deri në nivelin e organizimeve komunale të banesave apo në fshatrat më të largëta duke reflektuar atë mënyrë se si shoqëria shqiptare është ndërtuar sikurse familja shqiptare është ndërtuar. Pra mënyrën se si shoqëria shqiptare funksionon duke siguruar pikërisht këtë trup shoqëror që të kthehet në një trupëzim politik në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Elementët e mëparshëm të nënvlerësimit apo të mosafrimit në nivelin e duhur të këtyre tejkalohen përfundimisht dhe Lëvizja Socialiste për Integrim besoj që jep një shembull i cili do të ishte shembull frymëzues edhe për forcat e tjera politike në mënyrë që të gjithë komponentët shoqëror të jetës së vendit të gjejnë përfaqësimin e tyre të thellë.
 
Duke konkluduar Komiteti Organizator i Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili ka pasur përsipër detyrën shumë të rëndësishme të administrimit të këtij procesi deri në fund konkludon që deri në momentin aktual që shënon një prej momenteve kulmore së bashku me përfundimin e procesit të administrimit të kandidaturave shënon një ecuri plotësisht pozitive dhe optimiste dhe sigurojnë një konventë të parametrave bashkëkohorë dhe që realizon ato objektiva organizative që e lejojnë LSI-në të plotësojë të tërë ato objektiva tepër ambicioze që i ka v&e
uml;në vetes dhe që do t’i realizojmë me siguri të plotë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013.

0x323031322d30392d3137 20090304070708_04030908_pnU0r.jpg 14:16)