Deklarata kryetarit të LSI-së

Deklarata kryetarit të LSI-së

Deklarata kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në Durrës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta i shoqëruar nga deputetët Vangjel Tavo Lefter Koka dhe nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z. Nasip Naço gjatë turit të tij para-elektoral është ndalur sot në qytetin e Durrësit. Z. Meta ka zhvilluar një takim me intelektualët dhe përfaqësues të shoqërisë civile të këtij qyteti.

Takim u hap nga deputeti i Durrësit z. Koka i cili duke renditur problematikën e këtij qyteti u shpreh se ;- LSI-ja si përfaqësuese e qeverisë qendrore ka projekte konkrete për të zhvilluar më tej Durrësin ashtu sikurse i ka hije një qyteti bregdetar. 

Duke folur për vizionin që ofron LSI-ja për  zhvillimin e qytetit z. Koka ka theksuar se- një nga objektivat tona kryesore do të jetë si rezultat edhe i këtij bashkëpunimi dhe vizioni të ri në marrëdhëniet midis pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore ndërtimi i një korpusi universitar pasi ky është një qytet shumë herë më i madh se 20 vite më parë. Më pas duke marr fjalën në këtë takim z. Meta  është ndalur gjerësisht në situatën politike që po kalon vendi por edhe arritjet që ka bërë Shqipëria në këto 1 vit e gjysmë bashkëqeverisje me Partinë Demokratike. 

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta

 

Dihet se LSI tashmë e ka nisur turin e saj paraelektoral dy- mujor shkurt-mars në kuadër të përgatitjeve të saj tepër serioze për zgjedhjet e rëndësishme të 8- majit për pushtetin vendorë. Në këtë drejtim unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm dhe natyrisht të shpreh bindjen time se gjatë këtyre javëve që vijnë ne do të arrijmë të rimbledhim plotësisht të gjithë motorët e LSI dhe këtu në qytetin e Durrësit në rrethin dhe në qarkun tuaj në mënyrë që të arrijmë ato objektiva të rëndësishme që janë përcaktuar të cilat do të na ndihmojnë jo vetëm ne që të përfaqësohemi shumë fuqishëm në qeverisjen vendore këtu por njëkohësisht që do të na japi mundësi për ti shërbyer shumë herë më tepër dhe me efikasitet komunitetit të Durrësit.

Unë besoj se koalicioni që u vendos nga vota e 28-qershorit të vitit 2009 pavarësisht nga vështirësitë dhe skepticizmin e kohës kur ai u ndërtua ka konfirmuar seriozitetin e tij në përmbushjen e disa nga objektivat kryesore tashmë me një skenar që realizuam jo vetëm objektivin më të rëndësishëm të LSI po dhe të kësaj mazhorance që ishte pikërisht lëvizja e lirë e qytetarëve të Durrësit dhe Shqipërisë brenda vitit që lamë pas. Ishte një objektiv tepër i rëndësishëm tepër jetik për çdo qytetarë të Shqipërisë një objektiv që nuk ishte të bënte thjesht me lëvizjen e lirë dhe lehtësirat që janë sjellë por në radhë të parë që kishte të bënte me realizmin e plotë të dinjitetit të qytetarëve shqiptarë si qytetarë europian. Ju e dini që kjo nuk ka qenë e lehtë. Kanë qenë kushte të jashtëzakonshme me qindra kërkesa standarde ligje akte nënligjore vlerësime që duhet të bëheshin me teknologjinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve me pasaportat biometrike me luftën kundër krimit të organizuar dhe shumë e shumë elementë të tjerë.

Dhe përveç të gjithë këtyre standardeve që duheshin plotësuar përveç edhe skepticizmin që ishte në Bashkimin Europian për shkak edhe të ndonjë shpërdorimi që qytetarë të vendeve të Ballkanit i kishin bërë kësaj lehtësie që ishte ofruar më parë për vendet e tjera për fat të keq ne patëm edhe një pengesë tjetër të brendshme që ishte pikërisht sjellja destruktive dhe penguese e lidershipit të opozitës së sotme. Unë besoj se është e nevojshme që t’iu them se për asnjë nga këto kërkesa të bashkimit europian për asnjë ligj që kërkohej të miratohej që të realizohej kjo ëndërr e shqiptarëve opozita nuk morri asnjëherë mundimin që të kontribuonte dhe që të votonte pro këtyre standardeve që duhet të realizoheshin. Jo vetëm kaq por vajti aq larg sa dhe të organizonte greva pa kuptim urie në momentin kur do merrej vendimi përfundimtarë por edhe të kërcënonte vazhdimisht përmes përfaqësuesve të saj në parlament dhe në podiumet e partisë socialiste bashkimin europian se nëse do hiqeshin vizat për qytetarë shqiptarë mbi një milion shqiptarë do largoheshin nga Shqipëria do kërkonin azil dhe nuk do ktheheshin më që ishte një thirrje praktikisht për të penguar arritjen e kësaj lehtësie shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët tanë dhe në plotësimin e dinjitetit të tyre si qytetarë europianë. Dhe qytetarët tanë treguan gjatë këtyre dy muajve të implementimit të kësaj lehtësie që janë sjellë në mënyrën më evropiane në mënyrën më të kulturuar dhe jo vetëm kanë fituar nj të drejtë por dhe kanë treguar se dinë ti përmbushin detyrimet e tyre si qytetarë europian.

 Është për të ardhur keq se në këtë 1 vit e gjysmë lidershipi i opozitës jo vetëm që ka bërë gjithçka për të penguar reformën e procesit të integrimit europian dhe jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve të heqjeve të vizave por dhe ka bërë gjithçka ka mundur për tu sjellë në mënyrën më destruktive për të dëmtuar zhvillimet ekonomike në vend që do të thotë për të dëmtuar mirëqenien e çdo qytetari shqiptarë. Në kulmin e krizës evropiane dhe botërore financiare në kulmin e problemeve të sistemit bankar në vendet fqinje pikërisht atëherë ishte lidershipi i opozitës sot që godiste atakonte dhe provokonte kredibilitetin e sistemit bankarë në vend duke u përpjekur për të krijuar panik që në fund të fundit nuk është dëmtonte thjesht bankat stabilitetin financiar të vendit por mbi të gjitha mirëqenien e disa qindra mijërave qytetarë shqiptarë emigrantë ose jo pasi vihej në pikëpyetje siguria e depozitave të tyre.

Pavarësisht nga këto kontribute negative të cilat ende vazhdojnë dhe kulmuan me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit
apo dhe me vazhdimësinë e tyre të djeshme në Parlament ashtu sikurse e keni ndjekur përsëri edhe pse nuk mund të themi se situata ekonomike është ajo që do të dëshironim gjatë këtij një viti e gjysmë është arritur jo vetëm të ruhet qëndrueshmëria makroekonomike e vendit jo vetëm të ruhet rritja ekonomike e vendit por n njëkohësisht është arritur të kemi sot premisat për një rritje ekonomike akoma më të lartë ashtu sikurse është parashikuar për këtë vit në të cilin kemi hyrë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme po të kemi konsideratë se vendet kryesore që janë partneret tona për sa i takon bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik kanë përjetuar dhe vazhdojnë të përjetojnë një mpirje që nuk i dihet fundi. Ato kanë qenë të detyruara të shkurtojnë pagat të shkurtojnë tensionet të shkurtojnë në mënyrë drastike administratën publike në mënyrë që të përmirësojnë treguesit makroekonomikë. Ndërsa Shqipëria dhe kjo maxhorancë pavarësisht kësaj situate të vështirë sepse duhet të jemi realistë vendi ynë është një vend i integruar është një vend anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë është një vend që ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian ka marrëveshje të tregtisë së lirë me të gjitha vendet e rajonit.

Është një vend që është anëtar i NATO-s pra është një vend i integruar në të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe nuk mundet të mos-ndikohet nga impaktet negative të këtij komuniteti. Për sa i takon reflektimit në situatën ekonomike – sociale mund të themi që viti që lamë pas tregoi se sektori financiar ka pasur një rikthim të plotë të besimit dhe pozitat e sistemit bankar gjatë vitit 2010 u rritën me mbi 17 %. Kreditë janë rritur me rreth 9%. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme të theksojmë se deficiti buxhetor është vetëm 3.1% e GDP ndërkohë që një vit më parë ishte gati dy herë më i lartë për shkak të investimeve të mëdha që u bënë për rrugën Durrës-Kukës. Borxhi kombëtar është reduktuar dhe të ardhurat buxhetore kombëtare përsëri janë rritur ashtu sikurse edhe pagat edhe pensionet janë rritur edhe pse jo me ato ritme që ne të gjithë do të kishim dëshiruar.

Pra e gjithë kjo panoramë është një panoramë stabiliteti është një panoramë rritjeje dhe mundësish më të mëdha për zhvillim dhe për progres ekonomik dhe social në vend. Vetëm pak ditë më parë institucionet më të besueshme evropiane reflektonin se Shqipëria ishte një nga vendet kryesore për sa i takon rritjes së investimeve të huaja në vend. Vetëm pak ditë më parë ju vetë e keni ndjekur rrjeti më i madh botëror CNN e listonte Shqipërinë në krye të destinacioneve të botës dhe ftonte udhëtarët për të vizituar këtë vend. Ndërkohë që fryma e biznesit është përmirësuar ndjeshëm shumë praktika janë thjeshtuar dhe jo vetëm kaq por edhe angazhimet për të tërhequr investitorët e huaj tashmë janë një realitet gjithnjë e më i prekshëm.

Dhe në një moment të tillë pozitiv për vendin iniciativa e opozitës bën gjithçka për të dëmtuar gjithë këto arritje. Pra jo vetëm që nuk arritën dot të kontribuonin në mënyrë pozitive nuk arritën të sillnin një ligj gjatë një viti e gjysmë në Parlament nuk arritën të bënin propozime alternative për dy buxhetet që janë miratuar gjatë kësaj kohe përveç disa propozimeve të shkëputura të dy deputetëve socialistë por kanë bërë dhe bëjnë gjithçka për të dëmtuar imazhin e vendit për të dëmtuar turizmin. Dhe zëvendësuan turistët e huaj për të cilët ka aq shumë nevojë në zonat turistike të Durrësit dhe shumë zona të tjera me turistët e brendshëm nëpër autobusë për të marrë pjesë në demonstrata. Nuk është kjo që i ndihmon shqiptarët