Deklarata Kryetarit të LSI-së

Deklarata Kryetarit të LSI-së

Deklarata Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e Këshillit të Rregullores së Kuvendit

E nderuar zonja kryetare. Të nderuar kolegë deputetë. Mendoj që është një seancë e vonuar pavarësisht që nuk është faji i Parlamentit për arsye se që në momentin që është shfaqur një video përgjim për personin tim unë menjëherë kam deklaruar në mënyrë vullnetarë lënien e imunitetit. Më pas kam kërkuar që Prokuroria të hetojë mbi këtë çështje dhe po kështu kam shkuar vetë në Prokurorinë e Përgjithshme për të deponuar vetë mbi këtë montazh të pastër televiziv të bërë për qëllime të pastra politike. 
Jo thjesht për të goditur figurën e një deputeti apo të një Zv. Kryeministri apo thjesht qeverisë por sikurse u shoqërua edhe nga ngjarjet e dhunshme të 21 janarit të cilat ende vazhdojnë për të justifikuar një aksion të dhunshëm kundër qeverisë me pretekstin e luftës kundër korrupsionit ku sipas të gjithë frymëzuesve sipas manipulatorëve edhe të këtij video-përgjimi Zv. Kryeministri ishte duke kërkuar favore në këmbim të 700 mijë eurove e përrallave të tjera si këto. Që në fillim kam deklaruar se është një montazh megjithatë iu kam dërguar juve një letër dhe i kam bërë të gjithë opinionit publik dhe Prokurorisë që jam i gatshëm të bashkëpunoj menjëherë për zbardhjen e kësaj çështjeje. Një ditë më pas u pranua që një pjesë e videos ishte montazh për të përfshirë në këtë çështje edhe Kryeministrin Berisha. 
Më pas u detyruan për shkak se nuk kishin rregulluar time-kodin siç e kanë rregulluar në pjesët e tjera të cilat kanë dalë tashmë evidente u detyruan ta pranojnë që kjo pjesë ishte montazh por jo pjesa tjetër. Dhe lideri i opozitës dha garanci se kjo nuk ishte një montazh por diçka e vërtetë dhe e tmerrshme. Unë kam qenë në prokurori kam deponuar me vullnet të plotë kam kërkuar përshpejtimin e këtij procesi. Në Prokurori më kanë thënë që ata e kanë të vështirë pavarësisht nga vullneti që të procedojnë për hetimin tim pa hequr imunitetin zyrtarisht nga Kuvendi. Dhe unë u kam thënë që për mua është në interesin tim dhe të gjithë opinionit publik që këtë gjë ta mbyllë sa më shpejt sepse mbi bazën e kësaj videoje u vranë njerëz.
 Mbi bazën e kësaj videoje u ndërtua një skenar i tërë dhune dhe përgjakje që jo vetëm solli viktima por edhe tronditi imazhin e vendit në botë. Them se kjo është një mbledhje me një muaj me vonesë për shkak të argumentimeve që ka sjellë Prokuroria e Përgjithshme. Kjo sepse Prokurorja e Përgjithshme në letrën drejtuar për ju bazohet  vetëm në emisionin Fiks-Fare pra në atë që është transmetuar pa bërë asnjë ekspertizë të vërtetësisë të saktësisë të bisedës të zërave të shifrave dhe shumë gjërave të tjera të asaj që është apo nuk është një montim televiziv dhe sigurisht edhe në deklaratat e z. Prifti i cili njihet për deklaratat “ serioze” që bën vazhdimisht. Natyrisht që unë jam i zhgënjyer jo se është kërkuar heqja e imunitetit se e kam kërkuar vetë dhe e kam kërkuar me kohë unë dhe LSI që deputetët s’kanë pse të kenë imunitet  por jam i zhgënjyer sepse kërkesa duhet të ishte ndryshe znj. 
Kryetare duhet të ishte me bazë edhe të kërkesës së tij me bazë edhe të akuzave që janë bërë nga ish ministri të fillojë këtë proces. Por të bësh një kërkesë të tillë e cila praktikisht nuk sjell asnjë gjë të re për ju për Kuvendin për opinionin publik dhe këtë gjë ta bësh në më shumë se një muaj vonesë kjo nuk është gjë tjetër veçse mungesë serioziteti për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe e këtij skandali. Dhe së dyti është në traditën e çështjeve që ngriheshin mbi bazën e nenit 55 për agjitacion dhe propagandë.  Unë kam shpresuar se Prokuroria do të sillte prova për cilindo rast për fajësinë e Ilir Metës dhe përgjegjësitë ligjore që ai duhet të mbajë para ligjit para shtetit para opinionit publik apo për fajësinë e atyre që kanë bërë një montazh i cili solli një gjakderdhje në këtë vend. Kjo gjë nuk ekziston sepse po të shikoni ju relacionin që ka ardhur këtu thuhet që objekti i çështjes pra i çështjes që është lidhur kontrata me ekspertin në fjalë ka të bëjë pikërisht me atë nëse video është prodhuar në funksionet regjistruese të orës e më pas është transferuar në lap-topin e tij etj. Dhe po të shohim se çfarë kthehet më pas nga eksperti pikërisht në faqen 13 sipas relacionit të Prokurorisë eksperti fillon analizimin e kamerës së orës pasi kishte parë USB-në dhe kompjuterin. 
“Ndërsa aksesova memorien e brendshme të aparatit konstatova se në aparat kishte qenë një video e cila më pas ishte fshirë të cilën unë isha në gjendje ta gjurmoja dhe më pas keni më poshtë informacionin mbi këtë dosje etj. Unë iu referova mbi këtë video dhe pashë më pas përmbajtjen materiali është një tjetër video pra jo ajo që është parë në emisionet Fiks-Fare dhe “Top Story” ndërmjet dy burrave që flasin me njëri tjetrin por që këtë radhë janë në një vend tjetër. Gjatë kërkimeve të mia konstatova që mjeti pra ora kishte qenë në shitje në një faqe interneti”
Tani lidhur me vlerësimet që jep eksperti të cili i është drejtuar Prokuroria dhe për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje por kam vërejtje për mënyrën se si ka proceduar Prokuroria jonë për një çështje shumë sensitive për opinionin publik por edhe atë ndërkombëtar thuhet pra se këta janë dy persona të patjetërsuar dhe gabimi këtu është 0%. Unë asnjë herë nuk kam mohuar që kur ka dalë kjo video që ai që ka qenë në video nuk ka qenë Ilir Meta. As përgjuesi im nuk ka thënë që ai ka qen&e
uml; ai që ka qenë. Dhe unë vetë në Prokurori kur kam vajtur para se ajo të kërkonte këtë ekspertizë kam deklaruar që kam qenë unë përkundrazi nuk kam pasur asgjë për të fshehur dhe i kam thënë që ai është një montazh i mirëfilltë televiziv.
Tani kjo thotë që gabimi është 0% për atë që është apo nuk është Ilir Meta. Megjithatë unë nuk ka vërejtje për këtë gjë por çështja parësore e opinionit publik çështja parësore e drejtësisë çështja parësore e atyre që kanë bërë manipulimin ka të bëjë me vërtetësinë e bisedës dhe autenticitetin e zërave dhe të përmbajtjes të transkriptuar me titra poshtë. Kjo është një çudi e paparë që një njeri që flet në gjuhën shqipe përkthehet poshtë në gjuhën shqipe. Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris se kjo është një gjë tepër e panatyrshme për dy arsye. E para sepse unë nuk do shkoja tek një ministër i partisë sime i qeverisë sime te një anëtar i Kryesisë së kësaj partie dhe të flisja me zë të ulët sepse nuk mund ta dija që më përgjonte. E dyta që besoj e dini dhe ju znj. kryetare e dinë dhe të tjerë ky njeri që më ka përgjuar mua ka probleme me përgjimin për shkak të një operacioni të vështirë që ka pasur dhe si rezultat i këtij operacioni ka humbur dëgjimin pothuajse krejtësisht nga njëri vesh. 
Sa herë që duhej të flisje me të për këtë arsye njerëzorë ishe i detyruar të ngrije zërin dhe jo ta ulje zërin. Prandaj edhe eksperti është në këtë gjendje ndërkohë kur problemi kryesor mbi këtë çështje problemi audio thotë që unë nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos me pajisjet që pata në dispozicion. Kjo do të thotë që ai nuk ka qenë në gjendje të gjykonte të vlerësonte të shqyrtonte zërin dhe bisedën e bërë. Pra kush është problemi im me Prokurorinë si qytetar i këtij vendi jo thjesht si politikan? Problemi është se Prokuroria e ka nisur këtë çështje mbi bazën e emisionit Fiks-Fare. Ajo duhet t’i bënte pyetje ekspertit jo thjesht se kjo video a është prodhuar nga funksionet regjistruese të një ore sepse kjo nuk ka asnjë rëndësi por duhet t’i kërkonte që të bënte një ekzaminim të bisedës së bërë në Fiks-Fare dhe njëkohësisht edhe materialeve origjinale që mund të kishte personi në fjalë. Pra nuk është bërë një kërkesë e tillë. Nuk ka një përgjigje të tillë. Përkundrazi përgjigja është se nuk mund ta pastroja segmentin audio dhe nuk mund ta shqyrtoja nuk mund ta gjykoja. Kjo është e tmerrshme sepse ka më shumë se një muaj që kjo gjë ka ndodhur. Sepse po bëhet gati një muaj që janë vrarë 4 veta për të luftuar korrupsionin e Ilir Metës për të luftuar Ilir Metën që donte t’i merrte 700 mijë euro Dritan Priftit e përralla të tilla. Për të luftuar imazhin e kësaj qeverie e kësaj mazhorance për të nxitur atë dhunë që ju keni parë në bulevard.
 Dhe është e çuditshme se si është bërë më shumë se një muaj dhe nuk arrihet dot të bëhet një ekspertizë kaq e thjeshtë. Tani duke përfunduar me këtë pjesë pra me pjesën e kërkesës që ka bërë Prokuroria duke qenë konsekuent me atë letër që unë iu kam dërguar juve para një muaji për heqjen e imunitetit jam shumë dakord që të hiqet imunitetit që tani dhe duhet të ishte hequr me kohë. Madje duhet të hiqet një herë e mirë për të gjithë deputetët por unë po u them ju se gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi bërë gjithçka që të bashkëpunojmë me Prokurorinë që të çojmë përpara këtë proces në interes të zbatimit të ligjit në respekt të ligjit por edhe për përgjegjësinë ndaj ligjit për cilindo që e ka shkelur atë apo e ka cenuar atë dhe për të rritur besimin e drejtësisë në këtë vend. Që drejtësia një skandal e merr dhe personin përgjegjës për shkeljen e ligjit për një aferë që quhet Ilir Meta e që paska kërkuar 700 mijë euro e merr dhe e çon burg. Ose për ata që kanë manipuluar merren përgjegjësi penale. 
Sepse jo thjesht kanë bërë një lojë politike por sepse janë përpjekur që përmes një manipulimi skandaloz të sjellin ato pasoja që janë edhe sot e kësaj dite. Të sjellin edhe ato shfaqje dhune që pamë në parlament vetëm pak ditë më parë. Në këtë kuadër unë e kam marrë shumë seriozisht këtë çështje se nuk bëhet fjala për Ilir Metën absolutisht. Dinjiteti im nuk përcaktohet nga ato që thonë shokët dhe shoqet e bulevardit këtë e kam të huazuar por është shumë e përshtatshme në këtë rast. Por kjo është shumë e rëndësishme për ligjin në këtë vend për drejtësinë në këtë vend për autoritetin e Prokurorisë për autoritetin  kuvendit për autoritetin e kujtdo. Ne kemi bërë disa analiza mbi bazë të një materiali të transmetuar në “Fiks Fare” “Top Story” dhe “Vizion Plus” sepse kanë dallime të mëdha të cilat konfirmojnë manipulimin dhe montimin total të këtij përgjimi që i është ofruar opinionit publik. 
Duke vënë re sikurse denoncuam edhe përpara një jave së bashku me avokatët tendencat për të zvarritur këtë proces për të mos i dhënë një përgjigje opinionit është a nuk është një montim televiziv ajo që ata kanë parë në emisionin “Fiks Fare” në “Top Story” apo kudo qoftë. Dhe ka apo s’ka përgjegjësi Ilir Meta apo cilido qoftë. Ne ditët e fundit