Deklarata e Zv/Kryetarit të LSI Prof. Pëllumb Xhufi

Deklarata e Zv/Kryetarit të LSI Prof. Pëllumb Xhufi

Deklarata e Zv/Kryetarit të LSI Prof. Pëllumb Xhufi

Dal sot përpara jush për të denoncuar në emër të LSI shpërdorimet që qeveria Berisha ka bërë me administratën publike. Këto ditë dhe këto javët e fundit është parë që nëpunës të administratës publike qoftë në qendër qoftë asaj lokale mësues apo mjek janë depërtuar nëpër mitingjet e PD nëpër mitingje të z. Berisha e znj. Topalli dhe të instrumenteve të tjerë të partisë në pushtet. Kemi parë dhe konstatuar  që nëpunës civil marrin pjesë si agjitator të partisë në pushtet në aktivitete të lidhura me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 Qershorit. Do dëshironin  me këtë rast t’i kujtonim z. Berisha por dhe atyre nëpunësve të zedhshëm agjitator se me veprimtarinë  e tyre janë në shkelje flagrante të ligjit dhe për këtë sigurisht do të përgjigjen përpara ligjit. Do donim  gjithashtu t’i kujtonim atyre që administrata publike dhe nëpunësit civil janë aty për t’i shërbyer njerëzve dhe për t’i shërbyer shtetit pra janë aty për qëllime shumë më të larta se sa ç’janë interesat  e një partie të partisë në pushtet të PD.

Ne duan të kujtojmë se marrëdhëniet  me institucionet dhe në veçanti marrëdhëniet me administratën publike kanë qenë një ndër dështimet  dhe një nga trashëgimitë më të rënda që qeveria Berisha do t’i lej qeverisë së re që do të dali nga zgjedhjet e 28 Qershorit. Në këto 4 vite raportet e Bashkimit Evropian e kanë konsideruar raportin e qeverisë me administratën publike si thembër e Akilit të kësaj qeverie. Në këto 4 vjet qeveria Berisha ka tentuar të thyej strukturën e administratës publike si një administratë e bazuar  mbi parimet e depolitizimit dhe profesionalizmit si një administratë e rregulluar me një ligj të posaçëm përkundrazi administrata publike  është karakterizuar këto 4 vjet nga pushime masive të pamotivuara është karakterizuar gjithashtu nga rekrutime akoma dhe më masive të bazuara mbi bindjen dhe devotshmërinë politike dhe shpeshherë dhe me një sfond të caktuar krahinor.
Sot më shumë se 25% e administratës jubile përfaqësohet nga nëpunës të marrë jo në bazë të kërkesave të ligjit të shërbimit civil por nëpunës të marrë me kontratë të përkohshme. Vetëm javët e fundit janë rekrutuar rreth 3 mijë nëpunës të tjerë civil të cilët janë  në kontingjent që do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme. Ne duam në këtë rast  të kujtojë se pikërisht se këto kategori nëpunësish civil përfaqësojnë dhe segmentet më të korruptuara dhe më të paaftë të administratës tonë publike. Ne si LSI duam të theksojmë me forcë se pas piramidës financiare të ngritur në vitet ’90 nga z. Berisha kjo politikë me administratën publike përfaqëson një piramidë po aq të rrezikshme se kësaj radhe ngihet brenda institucioneve të shtetit.
LSI do të vigjilojë dhe do të denoncojë të gjitha rastet përdorimit dhe shpërdorimit të nëpunësve dhe administratës publike për qëllime elektorale. Duke e konsideruar këtë përdorim të administratës publike bashkë me procesin e kompromentuar të shpërndarjes së kartave të identitetit bashkë me presionet që bëhen mbi mediat në këtë fushatë elektorale si një nga faktorët kryesorë që kërcënon integritetin e këtyre zgjedhjeve.

 

0x323030392d30362d3031 09:11)