14 Feb Deklarata e Zv. Kryetarit të LSI Pëllumb Xhufi
” Deklarata e Zv. Kryetarit të LSI Pëllumb Xhufi Rrëmbimi i avionit “Turkish Airlines” që bëri një ulje të detyruar në aeroportin e Brindizit përbën një ngjarje të rëndë për vendin tonë pasi u rrëmbye nga persona të panjohur. Sigurisht është herët që ne të dalim në konkluzione përfundimtare për një ngjarje të tillë sepse ngjarja është në hetim dhe nuk njihen të gjitha pistat e kësaj ngjarje. Megjithatë ne duam të bëjmë disa konsiderata për këtë ngjarje ku së pari ne shprehim një ndienjë lehtësimi kur një ngjarje e tillë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë ngelet një shqetësim i madh sepse për herë të parë në këtë mënyrë kaq të hapur u vu në pyetje problemi i sigurisë së porteve dhe aeroportit tonë kombëtar Nënë Tereza. Sikurse e keni ndjekur përgjatë gjithë mbasdites së djeshme mediat tona por edhe ato europiane jepnin ngjarjen e ndodhur ku nuk mungonin edhe opinione të tilla që e cilësonin aeroportin Nënë Tereza jo të sigurtë. Nga ana tjetër kjo është një ngjarje që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me interesat e vendit me imazhin e vendit në një kohë kur vendi sapo ka nënshkruar MSA-në dhe kur qeveria aktuale pretendon se ka në plan të saj që ta kthejë vendin në një vend të sigurtë dhe në një vend shumë të preferuar për turistët dhe për sipërmarrësit e huaj. Dua të kujtoj që dje teksa ndodhte kjo ngjarje Kryeministri Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ka deklaruar që Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të sigurta ku këtë gjë sipas tij e tregonte edhe rritja me 30% numërit i turistëve sivjet pavarësisht se këto janë shifra që duhen verifikuar janë deklarata të ekzaltuara nga ana e kryeministrit të vendit Z. Berisha. Natyrisht që ccështja e sigurisë është një nga detyrat parësore ku siguria e shqiptarëve është një ccështje ku qeveria duhet të merret me prioritetin më të lartë. Për fat të keq duke ju referuar edhe rastit të djeshëm duke ju referuar edhe mënyrës sesi u reagua kur reagimet kanë qenë të një niveli të papërshtatshëm kur personat ministrat por deri edhe tek kryeministri duhet të kishin dalë në mënyrë të vazhdueshme para opinionit publik për të shpjeguar situatën sikurse ndodhi edhe në një vend tjetër që u përfshi edhe ai në këtë ngjarje sikurse qe Italia ku ministri i brendshëm dhe kryeministri kanë dalë vazhdimisht ku pritet gjithashtu të dalin edhe sot para senatit. Ndërsa tek ne doli vetëm ministri e transportit i cili ishte i vetmi që drejtoi operacionin nga Rinasi gjë që është shumë pak dhe që nuk ngushëllon asnjërin. Pra mungesa e transparencës dhe mungesa e vlerësimit nga ana e qeverisë të kësaj ngjarje fatmirësisht përfundoi jo me pasoja të rënda por sikurse e thashë më sipër kjo mund të kishte akoma më shumë riprokursione të rënda për imazhin e vendit. Duam të shtojmë gjithashtu se kjo ngjarje ndodh në një konteks në përgjithësi jo pozitiv përsa i përket problemeve të sigurisë në vend. Kohët e fundit dhe muajt e fundit është vënë re një intesifikim i akteve kriminale të krimit të ordiner si dhe një rimarrje të trafiqeve qoftë të njerëzve qoftë edhe të lëndës narkotike. Gjithashtu janë rishfaqur episode të tjera që kanë në thelb zakonin e mbrapsht të gjakëmarrjes aq sa dhe rezoluta e fundit e Parlamentit Europian i ka kushtuar një paragraf të veccantë kësaj ccështje. Pra ne mendojmë se qeveria shqiptare e cila ka bërë shumë për të propaganduar rezultate dhe arritje që qytetarët shqiptarë për fat të keq nuk po i shohin. Kjo qeveri që ka detyrë në radhë të parë që t’i garantojë shqiptarëve sigurinë duhet t’i sigurojë këtyre në fund të fundit edhe zgjedhjet e ndershme dhe të lira. Në këtë aspekt ne i bëjmë thirje qeverisë së Z. Berisha të kap me gjithë rëndësinë e duhur dhe të jetë transparente në lidhje me ngjarjen e djeshme dhe të marrë masat e duhura për forcimin e sigurisë së Rinasit.
Z. Xhufi ku qëndron gabimi i qeverisë shqiptare në këtë ngjarje se mesa jemi të informuar personi ka hipur në avion i pa armatosur?
Sikurse e përmenda më lartë unë nuk shpreha ndonjë faj konkret por theksova se ne jemi në pritje të zbardhjes së gjithë elementëve të ngjarjes. Me ato që dihen deri tani sepse qeveria nuk ka dhënë asnjë të dhënë rrëmbyesi ka qënë një person që ka dezertuar nga shërbimi i detyruar ushtarak dhe ka kërkuar azil politik në Shqipëri i cili nuk i është dhënë. Dhe mesa di unë personave që nuk i akordohet azili politik ata kthehen në vendin e tyre të shoqëruar me masa sigurie. Dhe nëse rregullorja e përmban këtë atëherë unë do shihja një përgjegjësi direkte tek qeveria jonë.
0x323030362d31302d3034 14:38)”