Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm z. Luan Rama

“Në mbledhjen e sotme Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u solidarizua plotësisht me qëndrimin qytetar të përgjegjshëm dhe me standarde të një lideri politik evropian që mbajti kryetari i saj z Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet shtetërore që mbante dhe e mbështet atë në të gjithë këtë lëvizje dhe me angazhimin e tij për të vazhduar më me këmbëngulje dhe pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar në çdo vatër në çdo qelizë dhe gjithkund ku ai shfaqet nga çimkat deri te forumet e uzurpuara të kapura dhe të keqpërdorura të Partisë Socialiste.
 Natyrisht kryesia duke qenë në union të plotë me qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim rikonfirmoi edhe një herë me shumë përgjegjësi mbështetjen dhe angazhimin për të vazhduar edhe me më vendosmëri kontributet e saj në përbërje të koalicionit qeverisës të qeverisë për integrimin evropian të Shqipërisë duke shtuar në këtë mënyrë përgjegjësitë angazhimet dhe kontributet e saj edhe në funksion të fitores se këtij koalicioni në zgjedhjet e afërt lokale në ato që do të konfirmojnë përfundimisht se qytetarët shqiptarë mbështesin votojnë zgjedhin përkrahin moralitetin dinjitetit integritetin moral politik qytater dhe jo mafiozllëkun manipulimin keqpërdorimin apo çimkëzimin e politikës.
 Në përputhje me atributet politik kryesia e LSI-së miratoi edhe propozimet për ndryshimet në qeveri propozime që vijnë pas dorëheqjes së parevokueshme të Zv. Kryeministri dhe Ministritë të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z. Ilir Meta. Duke propozuar që në vijim z. Edmond Haxhinasto aktualisht në postin e Ministrit të Jashtëm të jetë edhe zëvendëskryeministër në qeverinë që drejton z. Berisha duke bërë të mundur që këtë post të lartë të ekzekutivit ta mbajë kështu edhe zv. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 Ndërkaq në postim e ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës propozohet z. Nasip Naço aktualisht nënkryetar i kuvendit ndërsa në postin e nënkryetarit të Kuvendit propozohet deputeti i njohur Vangjel Tavo. Këto propozime u miratuan me unanimitet të plotë nga Kryesia dhe në këtë mënyrë ne jo vetëm japim mesazhin e vendosmërisë dhe të angazhimit tonë përgjegjshëm politik por edhe shprehim vendosmërinë tonë për të vazhduar pa asnjë lëkundje për të vazhduar me më shumë vendosmëri përballimin e sfidave të mëdha politike elektorale dhe qeverisëse që vijnë përpara qytetarëve shqiptarë”.

0x323031312d30312d3134 Luan Rama.jpg 19:19)”