Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

“Dëshiroj të theksoj para jush se miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2011 është padyshim një ngjarje e rëndësishme jo thjesht dhe vetëm për ambiciet qeverisëse dhe politike të qeverisë por është e tillë edhe për jetën e vendit pasi ky buxhet shpreh në thelb stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e qeverisjes. Shpreh më së miri stabilitetin ekonomik do të thosha në mënyrë të veçantë dhe treguesit që ai ka dëshmojnë që ndryshe nga çfarë po ndodh përgjithësisht në zhvillimet ekonomike rajonale apo globale stabiliteti ekonomik i vendit tonë dhe treguesit gjithnjë e në rritje shprehin më së miri drejtësinë dhe faktin që politikat qeverisëse kanë qenë të atilla që vijnë në përputhje me interesat e vendit me interesat e qytetarëve dhe me aspiratat e tyre për të ecur më tej për të guxuar për të shkuar më me vendosmëri drejt treguesve dhe më të lartë që përcakton ky buxhet.
Thënë më shkurt është buxheti i guximit është buxheti i stabilitetit dhe ambicies së madhe dhe mbi këtë bazë unë në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim si parti në qeverisjen e vendit dëshiroj të theksoj që produkti i këtij buxheti do të jetë padyshim produkti i veprave të mëdha dhe i realizimeve të mëdha.
Natyrisht që do të ishte mirë që edhe opozita të shihte më me realizëm dhe më me ndjeshmëri pozitive treguesit e këtij buxheti dhe të ofronte kontribute konstruktive pasi opozita nuk është thjesht dhe vetëm një votë “pro” ose “kundër”. Opozita është mision dhe misionin e opozitarit si një mision të rëndësishëm e përmbushin njerëz që kanë alternativë dhe që ofrojnë alternativë.
Gjithsesi tashmë jemi përballë faktit që buxheti është votuar nga kuvendi dhe ajo çfarë duhet të bëjnë të gjithë qytetarët është të kontribuojnë si deri më sot në stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit dhe ç’është më e rëndësishmja të gjithë së bashku të punojmë për t’i çuar më tej këta tregues për të bërë të mundur realizimin e këtij buxheti sepse në thelb ai do të shënojë rritje dhe tregues edhe më pozitivë në të ardhmen e afërt të vendit. Ky stabilitet kjo qëndrueshmëri shërben si bazë e rëndësishme që na jep besimin se gjithçka është parashikuar në këtë buxhet do të jetë i prekshëm dhe do të jetë realitet në sytë e qytetarëve të këtij vendi”.

0x323031302d31322d3033 Luan Rama.jpg 17:26)”