16 Feb Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së
” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së z. Luan Rama
Nga kjo pikëpamje unë në emër të LSI-së dëshiroj edhe një herë jo vetëm të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë pavarësisht se për kë kanë votuar por edhe të rikonfirmoj vlerësimin maksimal të LSI-së për të gjithë këtë kontribut të dhënë prej tyre pasi në fund të fundit ky është një kontribut i drejtpërdrejtë që përshpejton ritmet e procesit të integrimi evropian të vendit.
Në tërësinë e këtyre vlerave padyshim vjen edhe qëndrimi i shpallur mbrëmë nga ana e Kolegjit Zgjedhor i cili dëshmoi se jo vetëm është një trupë që vepron në përputhje me tërë atributet kushtetuese që ka në pavarësi të plotë në zbatim të ligjit por nga ana tjetër dëshmoi se vendimmarrja e kësaj trupe që ngarkohet me një përgjegjësi të veçantë nga kodi zgjedhor është një vendimmarrje jashtë edhe e pandikuar nga presioni politik vendimmarrje në integritet të plotë dhe profesional dhe qytetar.
Natyrisht një shoqëri me vlera të konsoliduara të demokracisë maturinë e vet e shfaq edhe me respektimin e institucioneve të zbatimit të ligjit. E shfaq në seriozitetin dhe maturinë për të pranuar verdiktin që japin institucionet që bëjnë drejtësi dhe pikërisht për këtë arsye është momenti që gjithsecili të reflektojë në mënyrë evropian duke i njohur dhe duke i respektuar vendimet pavarësisht nëse ato vijnë në përputhje me interesat personale apo interesat e grupit që përfaqëson një parti politike një drejtues partie apo cilido qoftë person apo subjekt i përfshirë në një garë zgjedhore. Natyrisht në një garë ku ballafaqohen alternativat ku ballafaqohen subjekte që garojnë nuk mund të jenë të gjithë fitues por e rëndësishme është që për shkak të leximit transparent korrekt me shumë seriozitet të votës së çdo qytetari shqiptar askush të mos ndihet i humbur sepse në fund të fundit kjo është më e rëndësishmja: pra respektimi i verdiktit të qytetarëve dhe leximi korrekt dhe transparent i këtij verdikti.
Çdo përpjekje tjetër për t’u imponuar në mënyrë të dhunshme çdo tentativë për t’iu kundërvënë institucioneve në rrugë joligjore është padyshim shfaqje e shëmtuar e rudimentit politik të trashëguar nga një kohë e vjetër nga një politikë e vjetër pavarësisht protagonizmit të veshur me emra të rinj. Shqipëria dhe të tërë partnerët tanë presin natyrisht me shumë seriozitet që trupa zgjedhore të shpalli përfundimit rezultatet për të çelur kështu rrugën e konstituimit të organeve vendore.
Dhe për këtë arsye LSI-ja inkurajon KQZ-në Kolegjin Zgjedhor që të bëjnë të gjitha përpjekjet për ta kurorëzuar me sukses tërësinë e këtij procesi dhe për t’i çelur rrugën siç thashë konstituimit dhe marrjes së përgjegjësive të qeverisjes të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore në të gjitha nivelet. Pra si kryetarë komunash apo bashkish ose si përfaqësues të zgjedhur në këshillat komunalë dhe bashkiakë.
Në zgjedhjet e 8 majit LSI-ja jo vetëm u shfaq si një alternativë në rritje e konsoliduar e besueshme dhe padyshim e votuar nga qytetarët shqiptarë por ndërkaq rezultati që ne kemi arritur që është padyshim miratimi dhe mbështetja që qytetarët i japin politikës së drejtë të ndjekur nga LSI-ja na inkurajon që të vazhdojmë të kontribuojmë si deri më sot në të mirë të interesave të vendit dhe për integrimin evropian të Shqipërisë.
0x323031312d30362d3034 AKTIVITETE Luan Rama.jpg 14:14)”