Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së z. Luan Rama.

Duke marrë shkak nga sjellja jo vetëm provokative por po aq e papërgjegjshme dhe që fyen rëndë qytetarët dhe të gjithë opinionin e qytetit të Pogradecit të demonstruar sot nga ana e kryetarit në ikje të bashkisë së Pogradecit jam këtu të theksoj në emër të LSI-së edhe njëherësh të denoncon publikisht përpara jush faktin që këto përpjekje tendencat e shfaqur në vijimësi nga Edi Rama dhe të tjerë zëdhënës të dëshpëruar të tij për të instrumentalizuar politikisht incidentet banale janë në thelb shprehja më e qartë dhe treguesi më konkreti frikës i dëshpërimit dhe panikut në të cilën shfaqem këta protagonistë të akteve të papërgjegjshmërisë politike dhe qytetare prej humbjes që i pret në zgjedhjet e 8 majit.

Natyrisht përpjekja për të tensionuar situatën politike në vend nuk është e rastit është pjesë e së njëjtës strategji të tensionit dhe të fabrikimit që buron prej brigadës së fabrikimit të tensionit dhe të manipulimit me brigadierë vetë Edi Ramën i cii synon kështu ë kontaminojë e të deformojë tërë këtë fazë tërë këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për fatet evropiane të vendit nga njëra. Dhe nga ana tjetër dëshiron të legjitimojë kështu gjithë sjelljen e papërgjegjshme politike dhe ç’është më e rëndësishmja të gjejë justifikimin për humbjen e nesërme.

 Natyrisht LSI as nuk sugjestionohet e as nuk trembet nga të tilla provokime dhe insinuata të qëllimta. Përkundrazi LSI vazhdon e vendosur betejën politike ballafaqimin me qytetarët për t’i fituar qytetarët dhe së bashku me ta për të fituar mbi të gjithë këtë klan i cili edhe një herë e theksoj i dëshpëruar prej humbjes nuk di çfarë bën instrumentalizon edhe shfaqje të tilla banale.

Ndërsa në lidhje me atë çfarë ka ndodhur sot në Pogradec jo vetëm i bëj thirrje autoriteteve shtetërore organeve të hetimit policisë së shtetit dhe prokurorisë të hetojnë me shumë përgjegjësi dhe me shumë profesionalizëm por ndërkaq i ftoj që të marrin në pyetje edhe vetë z. Shkëmbi dhe ai të dëshmojë në rrugë shtetërore dhe ligjore gjithçka di edhe gjithçka e lidhe më personat në fjalë dhe me incidentin e shkaktuar prej tyre.

LSI nuk është fajtor sepse Edi Rama ndjen humbjen përkundrazi LSI është e vendosur të kontribuojë që Edi Rama jo vetëm të humbasë por edhe të marrë përgjigjen që i takon përgjigjen e merituar përballë qytetarëve shqiptarë.

Frika dhe fobia e Edi Ramës ndaj LSI-së nuk është e panjohur nuk është e sotme nuk është e re frikë konstante që vjen prej arsyes që për shkak të armiqësisë së lidershipit socialist PS-ja është në opozitë dhe për shkak të papërgjegjshmërisë me të cilën trajton lidershipi socialist qytetarët shqiptarë do të vazhdojë të mbetet një opozitë dhe në qeverisjen vendore derisa vetë PD-ja të kuptojë se si po keqpërdoret dhe se si po shpërdorohet nga njerëz të tillë.

Kryetarët në ikje të bashkisë në Tiranë apo Pogradec apo gjithkund tjetër nuk mund të fshihen prapa instrumentalizimit të tilla incidenteve dhe nuk mund të justifikohen përballë qytetarëve shqiptarë me të tilla makinacione dhe të tilla manipulime të shëmtuara dhe të dënueshme.  

0x323031312d30342d3137 LUAN RAMA (4).jpg 17:13)”