Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Deklaratë: Luan Rama
Sekretar i Përgjithshëm i LSI
Akti i shëmtuar i dhunës së demonstruar sot në sallën e kuvendit prej deputeteve të opozitës nuk është gjë tjetër por vazhdim i së njëjtës praktikë dhe politikë të dhunës të demonstruar dhe më parë veçse me ndryshimin që politika e dhunës në rrugë sot është shfaqur në sallën e Kuvendit. Kjo shpreh në thelb filozofinë e dhunës të artikuluar dhe të aplikuar si të tillë prej lidershipit të Partisë Socialiste çka është gjithashtu jo vetëm mungesë reflektimi ndaj mesazheve për qytetari dhe për dialog politik që vinë prej shoqërisë shqiptare dhe prej partnerëve ndërkombëtarë por është po kaq edhe karshillëk dhe një provokim i rëndë që i bëhet të gjitha këtyre mesazheve që në thelb kanë të bëjnë me interesat evropiane të vendit. 
Natyrisht unë nuk prisja që sot në konferencën e tij të shtypit ai që është jo vetëm ideatori por dhe frymëzuesi i politikës së dhunës pra që Edi Rama të distancohej nga  shfaqja e shëmtuar që deputetet e tij demonstruan në sallën e kuvendit. Por ndërkaq jam këtu që në emër të LSI jo vetëm të distancohem nga e gjitha kjo maskaradë e politikës së dhunës por dhe ta dënoj atë publikisht. Pasi vetëm politika e dialogut politika që bazohet dhe frymëzohet nga interesat evropiane të vendit politika që shkon te tryeza e konsensusit dhe  e zgjidhjeve qytetare është ajo për të cilën kanë nevojë qytetarët shqiptarë.
Në këtë kontekst unë dhe njëherë dëshiroj të theksoj rëndësinë e veçantë që marrin mesazhet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe veçanërisht mesazhi më i fundit i transmetuar dhe i artikuluar qartë për politikën shqiptare nga Ndihmës-Zv. Sekretari amerikan i shtetit z. Kantrimen që shprehu qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin e qeverisë amerikane që nxit dhe frymëzon dialogun bashkëpunimin qytetarinë dhe mirëkuptimin për të gjithë klasën politike të vendit dhe pa dyshim në të njëjtën linjë edhe inkurajimin e institucioneve të shtetit të bëjnë detyrën në zbatim të ligjit në zbatim të kushtetutës për të hetuar dhe për të ndëshkuar  ligjërisht cilindo që është frymëzues dhe realizues i akteve të shëmtuara të dhunës. Salla e kuvendit sot na riktheu të politika e dhunës që mbërriti kulmin në 21 Janar. 
Është dhe njëherë e theksoj pa dyshim akt i shëmtuar akt i turpshëm dhe akt i dënueshëm dhe në konkluzion të të gjithë kësaj që po them edhe njëherë apeloj që në mënyrë të veçantë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në politikë të jetës së vendit faktorët parlamentarë të distancohen ta dënojnë dhe të shkëputen nga politika e dhunës dhe të rikthehemi të standardet evropiane të të bërit politikë të rikthehemi të tryeza e punës dhe e dialogut politik sepse sfidat që kemi përpara janë shumë të mëdha janë sfida të rëndësishme. 
Zgjedhjet e 8- Majit apelojnë ditë pas dite për domosdoshmërinë e realizmit të reformës zgjedhore apelojnë ditë pas dite për domosdoshmërinë e uljes në tryezën e dialogut politik dhe për të përcjellë të gjithë së bashku mesazhet e bashkëpunimit mesazhet e respektimit të ligjit mesazhet e paqes dhe të qytetarisë.

0x323031312d30322d3130 Luan Rama.jpg 15:42)”