Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Dëshiroj edhe një herë që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të tërheq vëmendjen në një çështje të rëndësishme prioriotare siç është ajo që ka të bëjë me zgjedhjet e 8 majit. Pra me zgjedhjet për qeverisjet vendore. Koha është në limitet e saj dhe nuk ka më vend për të humbur kohë por apeli që unë drejtoj është që të gjithë aktorët të gjithë faktorët politikë të rëndësishëm të gjithë institucionet shtetërore që kanë detyrime ligjore për të përmbushur në kuadër të realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve evropiane duhet të ulen në tryezën e punës duhet të gjejnë gjithçka i bashkon për të përballuar së bashku këtë sfidë.
 
Shqipëria ka një axhendë evropiane të përcaktuar prej së cilës nuk mund ta larojë askush dhe në krye të kësaj axhende është realizimi i zgjedhjeve lokale sipas standardeve të njohura e të pranuara dhe për të cilat ka apeluar apo ka sugjeruar me rekomandimet e veta edhe OSBE-ODIHR.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndërmarrë iniciativa konkrete për t’i ftuar edhe mbi bazën e projekteve konkrete palët në këtë punë të rëndësishme por ndërkaq unë ftoj që edhe OSBE-ODIHR të fokusohen më drejtpërdrejtë në këtë çështje dhe të gjithë së bashku të punojmë për të realizuar me sukses zgjedhje të lira të drejta të ndershme dhe të pakontestueshme nga askush.
 
Cilido tjetër që përpiqet të bëjë të kundërtën që synon të imponojë një axhendë jashtë trendit të zhvillimeve evropiane të vendit për të mos bërë të mundur realizimin e këtyre zgjedhjeve që kërcënon për t’i sabotuar këto zgjedhje bën të kundërtën në fakt dhe tregon edhe një herë që interesi apo prioriteti i tyre nuk ka të bëjë me zhvillimin evropian të vendit por me të tjera interesa që bien ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë me interesat evropiane të Shqipërisë.

0x323031312d30322d3031 Luan Rama.jpg 13:55)”