16 Feb Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama
“Nuk është e papritur dhe as befasuese shfaqja dëshpërake dhe në gjendje karakteropatike e Edi Ramës sot ashtu sikundër është shfaqur ai gjithnjë në mënyrë konstante çka dëshmon në fakt sensin e degraduar dhe në dëm të interesave të vendit dhe socialistëve për të cilët shfaqet lidershipi i Partisë Socialiste. Edi Rama nuk e ka problemin tek transparenca por e ka te impotenca te impotenca politike për të ofruar një alternativë europianizuese për vendin tek impotenca për të kontribuar në mënyrë pozitive për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë rrugën drejt integrimit evropian çka e vë atë në kushtet e pamundësisë për të qenë realisht lideri i PS-së. Natyrisht socialistët nuk ka sesi të ndihen keq për shkak të gjendjes në të cilën gjendet për fat te keq për PS-në kryetari i tyre i cili edhe në shfaqjen e tij të fundit mediatike nuk doli në emër të interesa të socialistëve në emër të qytetarëve të këtij vendi por foli si zëdhënës mjeran i zënë peng nga struktura e krimit të organizuar nga klane mafioze të cilat vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe e detyrojnë atë të flasë me këtë gjuhë për të bërë shantazh që t’i dhurohet Bashkia e Tiranës.
Është fare e thjeshtë për të kuptuar arsyen se pse Edi Rama kërkon t’i dhurohet Bashkia e Tiranës. Ai e di shumë mirë që me largimin e tij nga andej socialistët do ta largojnë edhe nga partia dhe kështu do të marrë fund përfundimisht një vatër e kontaminuar keq që përdoret për interesa që nuk kanë të bëjë me interesat e qytetarëve të Tiranës por që si e tillë është shndërruar në një vatër ku përplasen dhe ku drejtojnë interesat kriminale të qarqeve të njohura tashmë të pastrimit të parave të cilat e kanë shndërruar Tiranën në Tiranën e betonizimit në Tiranën që vetëm në shërbim të qytetarëve të saj nuk është. Prandaj socialistët duhet të distancohen nga Edi Rama duhet të ngrihen në nivelin e përgjegjësive të misionit të tyre të shenjtë të solidaritetit dhe të vlerave që ata kanë kultivuar në vite sepse nuk iu shkon socialistëve shqiptarë të jenë jashtë proceseve europianizuese dhe integruese të vendit nuk iu shkon socialistëve shqiptarë të bëhen pengesë për rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë euriopiane.
Natyrisht Edi Rama mund të bëjë çka të dojë për interesat e tij por ai nuk ka të drejtë të tallet me interesat e socialistëve dhe të përdorë PS-në si ombrellë për gjithçka lidhet me një prapavijë kriminale që e komandon atë. Ai mund të vendosë edhe t’i bojkotojë zgjedhjet e ardhshme për qeverisjen vendore kjo nuk na shqetëson aspak përkundrazi LSI si forca reale e së majtës në Shqipëri do të shprehë do të mbrojë do ta artikulojë dhe do të punojë edhe për interesat e socialistëve shqiptarë sepse e majta shqiptare nuk mund të vazhdojë të mbetet edhe më tej peng i një kryetari të papërgjegjshëm si ai i PS-së i një klani apo i një kupole që kërkon të trafikojë edhe PS siç bën me gjithçka tjetër që në fakt shpreh thelbin e inkriminuar të një strukture të inkriminuar që ka në krye një kryetar problematik për shkak të kësaj prapavije të inkriminuar”.
0x323031302d31322d3239 Luan Rama.jpg 16:26)