Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Deklarate : Luan Rama.
Sekretar i Përgjithshëm
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama
 
“Duke jetuar në gjithë vëmendjen dhe angazhimin tek përballimi i situatës tejet të rënduar që është krijuar pas përmbytjeve në mënyrë të veçantë në qytetin e Shkodrës në qarkun e Shkodrës por edhe në rrethe të tjera të vendit dëshiroj që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për gjithë angazhimin dhe punën e shkëlqyer që po bëjnë të gjitha institucionet e angazhuara në këtë operacion humanitar. Në mënyrë të veçantë dua të veçoj punën e shkëlqyer që po bëjnë forcat e armatosura strukturat e Ministrisë së Brendshme autoritetet e pushtetit lokal dhe solidaritetin e shkëlqyer të shfaqur në një bashkëveprim vërtet të admirueshëm midis komunitetit banorëve të zonës dhe trupave të angazhuara në operacionet e shpëtimit evakuimit dhe të administrimit të kësaj situate. Natyrisht që ngjarje të tilla të rënda nxjerrin edhe një herë në pah vlera fondamentale të shoqërisë shqiptare ato që kanë të bëjnë më solidaritetin dhe me të gjendurin në krah njëri-tjetrit për t’i përballuar vështirësitë së bashku nga njëra anë. Dhe nga ana tjetër raste të tilla për fat të keq nxjerrin zbuluar të gjithë ata që stonojnë apo që nuk janë të gatshëm të jenë pjesë e këtij solidariteti siç po bën për fat të keq lidershipi i Partisë Socialiste. Unë dua të shpreh keqardhjen për qëndrimin në nonsens dhe në kundërshti me këtë qëndrim popullor solidar do të thosha të lidershipit socialist dhe gjithashtu do të doja të theksoj që më vjen mirë që socialistët në bazë qytetarët që votojnë dhe mbështesin Partinë Socialiste nuk i janë bindur qëndrimit të mbajtur nga lidershipi socialist sepse edhe ato vetë janë pjesë jo vetëm e përballimit të situatës jo vetëm janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore por gjithashtu janë të angazhuar dhe punojnë për ta administruar situatën për të mos lejuar më tej përkeqësimin e saj dhe për të bërë të mundur pra përballimin dhe evitimin e kësaj situate. Natyrisht në këtë çast që ne flasim këtu solidariteti madhor dhe mbështetja masive të komunitetit dhe operacionet e shkëlqyera po realizojnë trupat e angazhuara është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste në selinë e PS-së në mes të Tiranës. Meqenëse kryetari i PS-së pak muaj më parë i ftoi socialistët të festonin ditën e krijimit të PS-së në Lezhë të paktën si gjest solidariteti apo si reflektim i përgjegjshëm ndaj situatës do të bënte mirë që këtë mbledhje të grupit parlamentar ta zhvillonte në Shkodër dhe deputetët socialistë ashtu siç kanë bërë disa prej tyre edhe sot të ishin pranë shtabeve të emergjencës në mjedisin ku punohet për të përballuar vështirësitë e krijuara nga situata e rëndë e përmbytjeve të ditëve të fundit.
Kryetari i opozitës apo më saktë kryetari i Partisë Socialiste e kishte të gjithë përgjegjësinë të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme që çdo qëndrim të partisë që ai drejton në lidhje me buxhetin e vitit 2011 ta reflektonte dhe ta demonstronte në sallën e kuvendit. Natyrisht duke qenë se ai nuk është deputet dhe duke qenë se ai nuk i di rregullat e funksionimit të parlamentit dhe funksionimit të procedurave parlamentar ka të drejtë të thotë gjithçka. Por nuk ka të drejtë të bëjë ironi dhe të tallet me askënd. Nëse vërtetë ata kanë kontribute për të ofruar le të ndjekin rrugën parlamentare për çdo iniciativë për çdo projekt sepse projekti në fund të fundit duhet materializuar në atë që është oferta konkrete në institucionin përkatës dhe të tilla angazhime nuk mund të shfaqen vetëm përmes mikrofonave të televizioneve. Kryetari i Partisë Socialiste të mësojë procedurat parlamentare se si administrohen të gjitha aktet ndërhyrëse në procedura të votuara tashmë nga kuvendi.
Jemi në kushtet e veprimit me emergjencës për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga përmbytjet në Shkodër në zonat e tjera të qarkut të Shkodrës dhe në zona të tjera të vendit prandaj e gjithë vëmendja dhe i gjithë angazhimi i qeverisë i mazhorancës i institucioneve shtetërore i shoqërisë shqiptare i qytetarëve është te përballimi i kësaj situate pasi të kemi kaluar gjendjen emergjence pasi të kemi stabilizuar situatën atje pastaj do të kemi raste për të diskutuar edhe çështje të tjera që janë gjithashtu të rëndësishme”.

0x323031302d31322d3037 Luan Rama.jpg 17:38)”