Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama

Edhe kjo javë është karakterizuar nga zhvillime në dy kahje. Në dy të kahje të ndryshme dhe të kundërta përsa i përket qasjes apo sjelljes politike të faktorëve të rëndësishëm politikë në vend në lidhje me atë çfarë është në fakt në krye të punëve për të gjithë natyrisht politikën në vend por edhe për shoqërinë shqiptare dhe që ka të bëjë me zgjedhjet e 8 majit. nga njëra anë është mazhoranca qeverisëse e cila po punon për të përmbushur të gjithë detyrimet që ka ndaj qytetarëve të vendit në radhë të parë por edhe ndaj standardit evropiane të zgjedhjeve dhe nga ana tjetër është absurdi i qëndrimit bojkotues i qëndrimit për të penguar dhe për të zvarritur procesin që shfaq në mënyrë konstante lidershipi i Partisë Socialiste. 
Natyrisht Shqipëria sot ka nevojë për sjellje evropiane Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri politike ka nevojë për forca politike që sillen në mënyrë evropiane në institucione legjitime të vendit dhe që kontribuojnë që zgjedhjet si institucioni bazë i demokracisë në një vend të lirë dhe demokratik të realizohet në përputhje me standardet evropiane që zgjedhjet të shënojnë progres për të qenë më të mirat të realizuara ndonjëherë në këtë vend por edhe për të garantuar jo vetëm respektimin e të drejtës së votës por edhe transparencën maksimale të procesit. 
Natyrisht kjo kërkon angazhim kërkon pjesëmarrje në institucione nuk kërkon rrugë nuk kërkon imponim përmes protestave me dhunë protestave në rrugë ndaj meqenëse asnjëherë nuk është vonë për të bërë më të mirën për interesat evropiane të vendit unë edhe në emër të LSI-së i ftoj socialistët shqiptarë i ftoj socialistët që duan realisht Shqipërinë evropiane të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm. Të bëhen kontributorë pozitivë për të realizuar zgjedhje që t’i shërbejë integrimit evropian të vendit zgjedhje që t’u shërbejnë qytetarëve shqiptarë të cilët më 8 maj duhet të votojnë për të zgjedhur ata të cilët iu shërbejnë qytetarëve dhe interesave të tyre dhe jo interesave të klanit apo të klikës që përfaqësojnë dhe që i imponon të sillen në dëm të interesave evropiane të vendit. 
Më lejoni që në funksion edhe të interesit tuaj t’iu bëj me dije që edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është në një proces shumë intensiv punësh për të përmbushur të gjithë detyrimet jo vetëm që burojnë nga kodi zgjedhor por edhe detyrimet politike që burojnë nga përgjegjësia politike që i është dhënë LSI-së si forcë qeverisëse. Ne jemi në respekt të të gjitha afateve kushtetuese për plotësimin e trupave apo të infrastrukturës zgjedhore nga njëra anë dhe nga ana tjetër jemi të gatshëm të mbyllim tashmë ciklin vlerësimit të gjykimit dhe shpalljes së kandidaturave për të gjitha njësitë vendore ku do kandidojmë.
Në këtë funksion ne jemi në një proces negociatash diskutimi dhe konsultimesh me PD-në për të konkretizuar koalicionin edhe në këtë garë zgjedhore. Më lejoni të theksoj se i gjithë ky proces negociatash dhe konsultimesh është jo vetëm luajal dhe konstruktiv por i orientuar pikë së pari drejt interesave të qytetarëve i orientuar në atë që të na çojë te zgjedhja e kandidatëve fitues të na çojë tek emri më i mirë që ofron natyrisht edhe programin më të mirë në shërbim të komunitetit ku do të votohet dhe që së bashku të garantojmë fitoren e koalicionit të integrimit europian edhe në zgjedhjet e 8 majit. 
Z. Rama a ka ndonjë datë përfundimtare për shpalljen e këtyre kandidaturave?
Jemi në procesin përfundimtar të konsultimeve jemi duke konkluduar zonë pas zone dhe qark pas qarku. Natyrisht që shumë shpejt do t’ju bëjmë të njohur edhe akordin që do të arrijmë së bashku marrëveshjen që do të realizojmë dhe natyrisht zonat bashkitë komunat ku do të konkurrojmë me kryetarë që dot jenë të LSI-së dhe gjithë marzhin dhe gjithë hapësirën e bashkëpunimit që do të konkretizojmë në funksion të fitores më 8 maj.
 Natyrisht ne nuk kemi kohë për të humbur nuk kemi kohë për të pritur ata që nuk duan zgjedhje të lira korrekte të ndershme dhe transparente në vend po ndërkaq teksa po punojmë për t’i realizuar këto zgjedhje ftojmë pjesën socialiste të Partisë Socialiste pjesën e ndershme të saj që t;i bashkohet këtij procesi dhe të mos vazhdojë të mbetet peng i politikës së bojkotit dhe politikës së rrugës. Socialistët që duan Shqipërinë evropiane kanë një alternativë ku të mbështeten ku të zgjedhin dhe kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Sigurisht gjithçka do ta bëjmë në respekt të të gjitha akordeve të parashikuara në ligj dhe të gjitha afateve kushtetuese.

0x323031312d30332d3034 Luan Rama.jpg 17:48)”