Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizje Socialiste për Integrim

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizje Socialiste për Integrim

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizje Socialiste për Integrim z. Luan Rama

“Fushata e zgjedhjeve për shkak të faktit që sa vjen dhe afrohet gjithnjë e më shumë 8 maji jo vetëm është në fazën e vet më të rëndësishme dhe interesante por më shumë se për çdo gjë tjetër ka nevojë për përgjegjshmëri për kontribut pozitiv ka nevojë për angazhimin e të gjitha palëve të pëfshrirë në këtë proces. Sepse konstruktiviteti dhe luajaliteti në mënyrë të veçantë faktorëve të rëndësishëm politikë ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e zgjedhjeve në përmbushjen e standardit të tyre dhe do të bëjë të mundur që Shqipëria kështu të hedhë edhe një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën e pakthyeshëm të procesit të integrimit evropian të vendit. 
Nga kjo pikëpamje LSI-ja jo vetëm është e angazhuar por është një kontributore e rëndësishëm në të mirë të procesit të zgjedhjeve në të mirë të cilësisë së tyre dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja për të garantuar që qytetarët shqiptarë jo vetëm të ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes por edhe të kenë garancinë maksimale që vota e tyre do të mbrohet do të lexohet dhe do të certifikohet në përputhje me standardet evropiane të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Për të kurorëzuar me sukses pra me fitore këtë proces ne jemi në fazën e konsultimeve për të mbyllur gjithçka lidhet me ndarjen jo thjesht të zonave pra jo me ndarjen e tortës por me ndarjen e përgjegjësive. 
Jemi në një proces diskutimi dhe konsultimi shumë korrekt në partneritet të plotë dhe gjithashtu në luajalitet të plotë me partnerët e tjerë të koalicionit në mënyrë të veçantë me PD-në. Konsultimi me ta nuk shkon vetëm tek zonat specifike por edhe tek projektet tek programi tek gjetja e emrave apo e kandidatëve fitues në mënyrë që gjithçka lidhjet me këto zgjedhje jo vetëm të fokusohet tek qytetarët por të përligjë aspiratën e tyre të përligjë interesin e qytetarëve dhe për këtë arsye ne jemi jo vetëm të vendosur por do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të krijuar aleancën me qytetarin dhe për t’i shërbyer qytetarit. 
Natyrisht në këtë trend zhvillimesh evropiane të vendit në fokusin e përgjegjësive që po shfaqin partitë e mazhorancës qeverisëse kontraston qëndrimi në thelb i pakuptueshëm por jo i pashpjegueshëm që mban e ashtuquajtura opozitë. Pra sulmet e kryetarit aktual të PS-së ndaj KQZ-së jo vetëm janë dëshmi e faktit që ai ende nuk e ka kuptuar se përgjegjësitë e opozitës shfaqen duke qene kontributorë pozitivë në këtë proces por ç’është më e keqja po përgatit terrenin për të justifikuar humbjen e 8 majit. Natyrisht kjo shpjegohet jo vetëm me krizën e plotë të identitetit në të cilën gjendet aktualisht për fat të keq lidershipi i PS-së por edhe me mungesën totale të alternativës të ofertës të projektit të zhvillimit evropian të Tiranës dhe të gjithë vendit pra me mungesën e gjithçkaje që duhet të shfaqë një parti politike serioze në një garë elektorale. 
Natyrisht është hera e parë në këto 20 vjet që PS-ja shfaqet përpara qytetarëve pa një projekt pa alternativë pa program konkret dhe real zhvillimi dhe prezantohet për fat të keq me një slogan jo vetëm të pavend dhe pa asnjë vlerë por e shndërron të gjithë atë që po bën PS-ja në një parodi qesharake. Që kryetari i PS-së edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës të dalë në Tiranë pranë Sheshit “Skënderbej” dhe të thotë fajin e ka Berisha për gropën e shëmtuar që ka hapur në qendër të Tiranës për betonizimin skandaloz që i ka bërë Tiranës për trafikun skandaloz në të cilin gjenden qytetarët e Tiranës për vrasjen djegien dhe shkatërrimin e çdo hapësire të gjelbër në qytetin e Tiranës as më pak e as më shuam e gjitha kjo ngjan me një kloun tepër qesharake që natyrisht do të marrë përgjigjen dhe vlerësimin e duhur më 8 maj. Si për të thënë që nuk është vetëm kryetari i PS-së por është i gjithë enturazhi i tij që mban të njëjtin qëndrim dëgjojmë edhe zëdhënësin më të spikatur politik të kryetarit të PS-së që sulmon aktorët partnerët ndërkombëtarë përfaqësuesit e nderuar të trupit diplomatik që gjendet ën Shqipëri duke na kujtuar që as më pak e as më shumë edhe ai i shkreti flet njësoj si të ishte djali i Gadafit. Prandaj edhe një herë në emër të LSI dëshiroj të theksoj që mbështetja për të gjithë trupat zgjedhore mbështetja për KQZ-në mbështetja për KZAZ-të për komisionet e qendrave të votimit për të gjithë ata edhe për vëzhguesit që do të jenë të angazhuar në këtë proces oferta diskutimi transparenca për publikun dhe mbi publikun për gjithçka ofrojnë partitë politike maturia dhe përgjegjshmëria politike janë ato që duhet ta dominojnë sjelljen politike të partive dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë garë sepse në të kundërt nuk bëjnë asgjë tjetër sepse dalin në fakt me ato që kemi. LSI do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces ne jemi në një fazë të rëndësishme të kurorëzimit edhe të përzgjedhjes së kandidatëve me të cilët do të konkurrojmë edhe për të realizuar objektivat tona politike dhe elektorale. 
Nga kjo pikëpamje dialogu partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me qytetarët është jo vetëm në këtë fazë të përzgjedhjes por do të vazhdoje me të njëjtin përkushtim me të njëjtin seriozitet edhe në katër vitet e qeverisjes në të gjitha nivelet apo në të gjitha trupat e qeverisjes vendore nga Bashkia e Tiranës me kryetarin e ti të bashkisë së Tiranës me këshillin e ri të bashkisë së Tiranës me kryetarët e minibashkive të Tiranës dhe në t&eum
l; gjithë vendin nga Vermoshi deri në Konispol. Shqipëria ka nevojë për forca politike të përgjegjshme Shqipëria ka nevojë për njerëzit e ndryshimit Shqipëria ka nevojë për njerëzit që ofrojnë alternativë dhe projekt real të zhvillimit evropian dhe jo për njerëz që ofrojnë dogma apo që flasin njësoj me të njëjtën gjuhë me të njëjtën frekuencë siç bën edhe djali i Gadafit. 
Zoti Rama u folët për negociatat me PD-në në lidhje me ndarjen e zonave. A jeni afër marrëveshjes dhe kur pritet të finalizohet ajo kur kemi parasysh se kanë mbetur më pak se 10 ditë për formimin e koalicionit?
Më lejoni të përsëri që jemi nën jë proces të nisur shumë herët të konsultimit me shumë përgjegjshmëri dhe shumë seriozitet. Jo vetëm pa asnjë nuancë presoni por me partneritet që nuk ka në llogari numrin e votave apo numrin e vendeve me të cilat partitë përfaqësohen në parlament por ky partneritet është ndërtuar mbi interesin e qytetarëve dhe mbi atë çfarë e do t’u ofrojmë qytetarëve jo vetëm për të realizuar projektin tonë të zhvillimit evropian por edhe për të zgjedhur në krye të punëve njerëz që shërbejnë dhe njerëz që punojnë për qytetarët. Natyrisht në respekt të gjitha afateve ligjore ne do të shpallim shumë shpejt edhe akordin apo marrëveshjen që do të arrijmë me PD-në me të cilën thashë aktualisht jemi në diskutimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me përputhjen më të mirë të emrin më të mirë me projektin më të mirë dhe me atë çfarë ne synojmë të arrijmë në këto zgjedhje.
Kjo do të thotë se ju ende nuk i keni përzgjedhur kandidatët për të gjitha zonat? 
Jo ne i kemi përzgjedhur po i diskutojmë bashkërisht dhe aleanca për qytetarin do të jetë praktikisht dhe dëshmia më e mirë e vlerave qytetare në projekt dhe në individët konkurrues.

0x323031312d30332d3230 Luan Rama.jpg”