Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm Petrit Vasili

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm Petrit Vasili

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm Petrit Vasili Në mbledhjen e djeshme kryesia e LSI vendosi miratimin e procedurave dhe kritereve të përzgjedhjes së kantidatëve të LSI për kryetarë të komunave dhe bashkive si dhe për këshilltarë të komunave dhe bashkive.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të ristrukturimit së LSI në çdo komunë dhe bashki në të gjithë vendin tani fillon faza e dytë e përzgjedhjes së kandiadturave.Ky është një proces normal demokratik dhe në respekt të plotë të statutit dhe disiplinës organizative mbi të cilat funksionon dhe rregullohet veprimtaria e LSI.

Bazuar në parimet e një demokracie të gjerë i gjithë autoriteti i propozimit i është dhënë antarëve të LSI dhe të cilët bazuar në kritere të qarta kanë të drejtë të propozpojnë dhe të votojnë për kandidaturat që gëzojnë miratimin e masës së gjerë të anëtarësisë së LSI dhe që mbështeten gjerësisht nga komunitet ku ato kandoidojnë.

Pastërtia e figuarës së tyre dhe aftësitë e spikatura menaxheriale dhe të këmbënguljes për të zgjidhur problemet e komunitetit janë vetitë më të spikatura që do të kenë kandidatët e LSI që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Duke pasur objektiv madhor fitoren e opozitës në këto zgjedhje vendore të cilat kanë një kuptim politik të veçantë dhe të prirur nga një pozicion i qartë konstruktiv vendimi përfundimtar për kandidimin në çdo komunë e bashki do të jetë një vendim që do të merren pas konsultimeve me tryezën e opozitës e cila do të udhëhiqet nga kriteri i miratimit të kandidatëve fitues dhe pa ngarkesa negative të gjitha llojëve ngarkesa të cilat mund të shkaktonin rrezikimin e fitores së opozitës në çdo njësi vendore.  

Z. Vasili a do të aplikoni parimin një anëtar një votë në zgjedhjen e kandidaturave dhe sa mendoni që të miratohen këto kandidatura kur të paraqisni në treyzen e koalicionit opozitar ?

vendimi i shkon anëtarësisë do të thotë se të gjtiha organizatat e LSI (procedurat tona do të bëhen publike në media) në nivel të qendrës së votimit dhe çdo anëtarë ka të drejtën e propozimit për të gjitha nivelet që nga kryetari i bashkisë së Tiranës si bashkia më e madhe e vendit dhe deri te komuna me popullsi më të vogël kanë  të
drejtë të propozojnë kandidatë për kryetarë komune dhe bashkie dhe këshilltyarë ky proces atje ku nuk do të ketë konsensus do ti nënshtrohet votimit të fshehtë dhe demokratik dhe do të përzgjidhet sigurisht kandidatura  që ka mbështetjen më të madhe dhe më të gjerë. Vendimi përfundimtar do të jetë i tryezës së partive opzoitare për
arsyen e vetme dhe të thjeshtë se obligimi madhor dhe i pa lëvizshëm i opozitës është fitorja e thellë e këtyre zgjedhjeve për të demonstruar fiktivitetin dhe pushtetin e pavërtetë që gëzon mazhoranca aktuale e cila ndodhet në minorancë një minorancë që do të thellohet edh emë
tej me zgjehdjet e fundit. kjo është një mundsi për ta provuar edhe njëherë sigurisht me zgjedhje të rregullta dhe brenda standarteve që  kjo mazhorancë nuk është mazhorancë.

Z. Vasili do të propozoj kandidat LSI në të gjitha komunat dhe Bashkit?

Përtej matematikave të ngushta politike LSI do të ofrojë kandidatura me mjaft vlera si në planin shoqëror ashtu edhe në planin politik dhe prioritet do të jetë që kandidaturat e opozitës të jenë fituese. Sigurisht që mirëkuptimi dhe konstruktiviteti do të mbizotërojë për të
siguruar pikërisht këtë fitore të thellë dhe bindëse që ne duam të arrijmë.

 Pyetje?
Ky proces do të zgjasi disa javë kuptohet është një proces që do të shtihet në të gjitghë territorin në të gjithë komunat e vendit dhe në të gjithë bashkitë dhe sigurisht që do të kërkojë kohën e tij por që sigurisht disa afate politike tonat falë organizimit shumë të mirë që
ka LSI besoj që në fund të tetorit dhe ditët e para të Nëntorit kjo përzgjedhje do të ketë përfunduar në të gjithë territorin e Republikës.

Z. Vasili do e mbështeste LSI një rikandidim të Z. Rama për Bashkin e Tiranës

Dhe ky është një vendim që do ta marrë tryeza e partive politke Nëse ky është një vendim i tryezës së opozitës dhe ka një konsensus të gjerë pse jo. Të gjitha propozimet do të paraqiten nga organizatat do të votohen aty dhe do të miratohen në komitetet e LSI në nivel komune dhe bashkie.

0x323030362d30392d3239 14:36)”