Deklarata e Sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili

Deklarata e Sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili

Deklarata e Sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili

Kryesia e LSI-së Fill pas zgjedhjeve të 28 qershorit konstatoi me keqardhje dhe me shqetësim të thellë se  gjithçka që ne parashikuam do të ndodhte me miratimin e Kodit zgjedhor dhe do të paraprinte nga dyshimet kushtetues dhe thellësisht të dëmshme dhe që prishin themelin e shtetit kushtetues në Shqipëri u verifikuan në praktikë me cenimi e thellë të standardeve të zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjithashtu Kryesia e LSI konstatoi edhe prishjen në vazhdimësi të standardeve në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo më e theksuar në procesin delikat të numërimit të votave.
 
Nisur nga këto arsye të mëdha dhe duke konstatuar që ky proces ka hyrë në rrugën e komprometimit të tij kryesia e LSI vendosi raporti e parë  paraprak i dokumentuar me të gjitha ngjarjet shëmtuar që është konsumuar në datën 28 qershor të paraqitet mbas nj jave dhe në mënyrë periodike raportet do të intensifikohen deri në paraqitjen e një raporti i cili do të bëhet prezent të gjitha organizmave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri por dhe jashtë saj si në Bruksel dhe ne Departamentin Amerikan të Shteti.
 
Lidhur me këtë çështje kryesia vendosi që grupi i ekspertëve dhe i përfaqësuesve të LSI të vë në dispozicion dhe të ndjek me përgjegjësi të plotë të gjithë procesin e ankimit të gjitha fakteve shumë komprometuese që kanë ndodhur në procesin e konsumimit të korrupsionit elektoral që disponojnë të gjitha kasetat filmike që demonstrojnë qartë se çfarë kanë ndodhur si dhe procesverbalet që kanë pa përputhshmëri skandaloze dhe të aktivojë procesin e ri numërimit në të gjitha ato kuti votimi të cilat vërehen mospërputhje të jashtëzakonshme dhe që kane kompromentuar rëndë votimi.
 
LSI vendosi që të ndjek në vazhdimësi rezultatet dhe nxjerrjes së tyre përfundimtare në mënyrë që të kemi të qartë ndarjen e mandateve por edhe të dimë përfundimisht se kush është shprehja zyrtare e KQZ-së mbi përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Këtu vendime kanë ngarkuar nj grup pune dhe kryesia jo vetëm që do ti ndjek hap pas hapi por do të informojë publikun dhe organizmat ndërkohë… dhe ato kombëtare për ecurinë e këtij procesi.
 
 
 
Rama ka deklaruar që kemi 70 me 70 mandate por në fakt është e kundërta kemi 70 PD 66 PS dhe 4 për LSI e keni autorizuar ju?
 
Rama s’ka asnjë të drejtë as politike as publike as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së. Përkundrejt apeleve të shumta për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e votës së shqiptarëve Rama ka konsumuar veprën e dirigjim të një informacioni të varte me elemente policor dhe financiare më qëllim asgjësimin e LSI-së duke përdorur jo vetëm elementët të shkeljes së ligjit por dhe aktivizimin e instrumenteve të tilla thellësisht të patolerueshme sic janë aktivizimi i rave për korruptimin në themel të procesit ne kemi qenë koherent në raportin me të majtën por hartuesit e kodit zgjedhor shkaktuan humbjen e së paku 12 mandateve të së majtës dhe në veçanti të LSI-së por kjo përgjegjësi dhe reflektimit që duhet të ndodhin në PS janë një çështje e tyre e brendshme ndërsa ne do ta evidentojmë këtë krim dhe të mos lejojmë që të shprehet në emër të sakrificës të njerëzve të LSI-së që kanë siguruar 4 mandate dhe që janë përfaqësimin i ndershmërisë  të këtyre zgjedhjeve.
 
LSI nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dh personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe mbas marrjes së rezultati analizës së kontekstit politike shoqëror dhe elektoral do të mbledh forumet e saj  dhe do tiu njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur.
 
z. Vasili  keni ndonjë koment në lidhje me deklaratën e Priftit?
 
Ka qenë një opinion personal i z. Prifit edhe nën peshën e një trysnie antiligjore kriminale që janë konsumuar në rrethin e Fierit që shpjegojnë edhe karakterin e fort emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti por që ska të bëj fare me qëndrimet e Kryesisë  të forumeve të LSI-së.

0x323030392d30372d3033 09:20)