Deklarata e nenkryetarit te LSI-se dritan Prifti

Deklarata e nenkryetarit te LSI-se dritan Prifti

Deklarata e nenkryetarit te LSI-se dritan Prifti LSI shreh shqetësimin e saj për vendimin më të fundit që kanë marrë donatorët e sistemit elektro-energjitik në Shqipëri për të bllokuar gjithë investimet për më tej si shkak të dështimit të vazhdueshëm të KESH-it dhe të qeverisë me manaxhimin e këtij sektori. Nëse ne deri dje kemi folur dhe kemi ngritur zërin për problemet e mëdha që ka koorporata elektro-energjitike dhe Ministria e Energjitikës dhe nëse dikush na ka quajtur me emra të ndryshëm për ato shqetësime të drejta që kemi shprehur deri më parë dje ka dalë përfaqësuesi rezident i Bankës Botërore i cili është drejtuesi i gjithë donatorëve në Shqipëri duke dhënë një lajm shumë të trishtueshëm që donatorët tashmë kanë hequr dorë nga investimet dhe financimet në sektorin elektro-energjitik në vend. Nuk mund të ketë lajm më të keq për shqiptarët ku në mes të kësaj krize energjitike t’i thuash shqiptarëve që nuk do keni më investime të mëtejshme në energjitikë dhe kjo krizë do zvarritet edhe për vitet që vazhdojnë. Personalisht më vjen shumë keq sepse jam drejtori që ka zhbllokuar të gjithë investimet e huaja në vitin 2000 për shkak të bllokimit të tyre në vitin e mbrapsht 1997. Pra jam personi që ka negociuar me donatorët për t’I zhbllokuar këto investime. Ne nuk e kuptojmë pse kryeministri z. Berisha nuk ndërhyn në sektorin elektro-energjitik nuk e kuptojmë pse bëhet sehir me sektrorin më të rëndësishëm për ekonominë e vëndit.

A është edhe z. Berisha i lidhur me korrupsionin e Koorporatës Elektro-Energjitike me korrupsionin e Ministrisë së Energjitikës derisa ai nuk ndërhyn për ta zhbllokuar këtë situatë ?.

Kësaj pyetje le t’i përgjigjet vetë z.Berisha sepse shqiptarët nuk mund ta durojnë dot faktin që janë në një krizë të thellë energjitike kur donatorët nuk japin shpresë që kjo krizë do kapërcehet. Sot duhet të largohet drejtori i KESH-it sot duhet të shkarkohet ministri i energjitikës sot Berisha duhet të dali para shqiptarëve me një plan për të treguar se si do e menaxhojë krizën këtej e tutje si do e menaxhojë këtë ministri dhe si do impenjohet qeveria për të larguar këtë situatë. Shqiptarët nuk ngopen më me deklarata boshe të kryeministrit apo më e keqja nga një kryeministër që mund të jet i përfshirë nga gjithë aferat korruptive që ndodhin në këtë sektor.

 
Z. Prifti mund të na thoni a ka përfunduar marrëveshja me Partin Socialiste për ndarjen e zonave ?

Nuk ka përfunduar marrëveshja me PS. Jemi në vazhdim të negociatave. Por do të thoja se PS-ja për hir të së vërtetës vazhdon të tregohet e papërgjegjshme  në këto negociata.  Ata vazhdojnë të ngulin këmbë që LSI-ja duhet të tërhiqet edhe nga ato komuna dhe bashki që sot i ka vetë kryetarët. Në këto kushte ne nesër kemi vendosur të thërasim në Tiranë gjithë kryetarët e LSI-së së gjithë Shqipërisë për t’I komunikuar atyre vendimin e LSI-së për fushatën  elektorale.
  0x323030372d30312d3136 12:40)