Deklarata e Nen Kryetares se LSI Filloreta Kodra

Deklarata e Nen Kryetares se LSI Filloreta Kodra

” Deklarata e Nen Kryetares se LSI Filloreta Kodra Situata energjitike në vend po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe ky përkeqësim i vazhdueshëm është shndruar në një emergjencë kombëtare.

Qeveria shqiptare zgjidhjen e krizës e ka zëvendësuar me mashtrime të vazhdueshme fantastike duke premtuar në mënyrë të papërgjegjeshme drita 24 orë bile marrëzia shkon deri në atë që qeveria shumë shpejt do të eksportojë duke deklaruar haptas se ajo është dorëzuar përfundimisht përpara kësaj situate.

Demagogjia dhe logjika e premtimeve bombastike që u përdor gjerësisht dhe para 3 korrikut provoi se për këtë qeveri  nuk janë të rëndësishme interesat e qytetarëve dhe ekonomia e vendit që ndodhet në kufijtë e kolapsit total por vetëm mbajtja me cdo kusht e pushtetit

Premtimet e qeverisë dhe mungesa e plotë e transparencës me qytetaret janë një mënyrë sjellje me ngjyrim të dukshëm totalitar dhe në të njëjtën kohë një mbyllje sysh përpara katastrofës ekonomike.

Ekonomia e një vendi që synon integrimin nuk mund të zhvillohet kurrë si një ekonomi e gjeneratorëve. Këta gjeneratorë që janë bërë makthi i jetës së  qytetarëve po ja  shkurtojnë ditet maxhorancës dhe kjo gjë nuk mund të ndreqet me asnjë lloj makiazhi elektoral.

LSI është këtu për t’i kujtuar të githë qytetarëve se koha e mashtrimeve ka marrë fund dhe vetëm serioziteti transparenca dhe komunikimi me zëmër në dorë me qytetarët me projekte e programe të qarta e mbi të gjitha realiste jane kyci i zgjidhjes së krizës energjitike dhe të gjitha problemeve tepër të rënda ekonomike e sociale që kjo krizë ka gjeneruar.

Për këtë arsye LSI ashtu si gjatë gjithë ekzistencës së vet nuk do të rreshtë së denoncuari krizën por ajo nuk do të rreshte edhe së propozuari zgjidhje si  ligji për hidrocentralet e vogla e të mesme I cili nuk u aprovua nga maxhoranca në pushtet e për pasoje dhjetra e dhjetra fshatra e  qytete të vogla të Shqipërisë vuajnë padrejtësisht erresirën që do të ishte plotesisht e evitueshme.

Znj Kodra cili është agurmenti juaj në lidhje me premtimin e djeshëm të kryeministrit Berisha për rritjen e pagës ?

Tashmë kemi hyrë plotësisht në fushatën elektorale dhe si gjithmon metoda e kësaj qeverie që e ka bazuar besushmërin në popull në premtimet elektorale dhe ky ësht ënjë premtim I rradhës elektorale I z. Berisha. Shpreh bindjen time të plotë se edhe ky është një premtim elektorale I cili do të realizoj I pambajtur ashtu sikure nuk u realizuar edhe pensioni prej 100 $ që u deklaru për pensionistet e qytetit. Ne kemi kontakte në shumë rrethe të vendit dhe njëkohësisht me shumë pensionist të cilët deklarojnë se nuk marin premtimin e bujshëm të z. Berisha për pension 100 $. Pra edhe 5 mijë lekshi për banorët e fshatrave zor që do të mbahen nga kjo qeveri.

0x323030372d30312d3233 16:12)”