Deklarata e Metes ne mbledhjen e Kryesise se LSI…

Deklarata e Metes ne mbledhjen e Kryesise se LSI…

” Deklarata e Metes ne mbledhjen e Kryesise se LSI… Mblidhet Kryesia e LSI. Fitorja e opozitës sukses i padiskutueshëm që kërkon një administrim të përgjegjshëm dhe realizim të premtimeve të dhëna

Meta: Me hapjen e procesit zgjedhor për Presidentin Berisha po tregon jo vetëm mungesë përgjegjësie jo vetëm mungesë vullneti për të reflektuar për atë votë ndëshkuese që mori qeveria e tij më 18 shkurt por edhe një përpjekje   për të vazhduar me politikën e konfrontimit dhe jo të bashkëpunimit me opozitën ndërkohë që vendi ka probleme të tjera shumë të rëndësishme dhe madhore

———————————————–

Kryesia e LSI nën drejtimin e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një mbledhje të saj të parën pas zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit ku LSI u konfirmua nga vota e shqiptarëve një ndër tre forcat kryesore politike në Shqipëri. Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje të kryesisë së LSI ishin diskutimet mbi rezultatin e zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit angazhimin për procesin zgjedhor në disa zona që do të zhvillohen sërish këtë të dielë si dhe një analizë e përgjithshme mbi zhvillimet politike aktuale.

Në fillim të mbledhjes së kryesisë Kryetari i LSI z.Ilir Meta mbajti deklaratën e mëposhtme për mediat e pranishme:

Mendoj se fitorja e opozitës në këto zgjedhje është një sukses i padiskutueshëm që tashmë kërkon një administrim të përgjegjshëm dhe efikas në funksion të mbajtjes së gjithë atyre premtimeve elektorale që përfaqësuesit tanë dhe të opozitës në përgjithësi kanë bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2007. Me këtë rast unë do t'ju kërkoja të gjithë këshilltarëve dhe kryetarëve tanë të zgjedhur për bashkitë apo komunat në të gjithë vendin një angazhim maksimal dhe të menjëhershëm për të mbajtur ato premtime që kanë bërë para çdo komuniteti. Njëkohësisht do të kërkoja që ai bashkëpunim elektoral që ishte edhe çelësi i fitores dhe suksesit të opozitës në 18 Shkurt të vazhdojë edhe me më shumë përgjegjësi se para 18 shkurtit në funksion të administrimit të kësaj vote dhe të kësaj fitoreje. Përgjegjësia jonë do të jetë edhe më e madhe sepse ajo sot do drejtojë 2/3 e vendit do të drejtojë dhe do të qeverisë për zgjedhjen e problemeve të tyre vendore mbi 2 milionë qytetarë dhe banorë të vendit tonë. Kjo mënyrë e kësaj bashkëqeverisjeje do të jetë edhe një provë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme sesi do të jetë qeverisja qëndrore pas zgjedhjeve të përgjithshme.   Prandaj unë dua të theksoj rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për konstituimin e gjithë këshillave të komunave bashkive dhe të qarqeve në të gjithë vendin midis forcave të opozitës bazuar në bashkëpunimin reciprok por bazuar edhe në peshën dhe kontributin e çdo force politike.

Dëshiroj të nënvizoj se LSI do të jetë në krye të debatit për çështjet dhe reformat më të rëndësishme dhe të domosdoshme që kërkon vendi dhe integrimi i tij evropian. Është për të ardhur keq që ndërsa kryeministri aktual z. Berisha  zvarrit mbylljen e procesit zgjedhor anëtarët e të cilit për fat të keq janë dëmtuar në mënyrë të qartë para opinonit publik vendas dhe atij ndërkombëtar pra në vend që të mbyll këtë proces zgjedhor dhe të pranojë rezultatet e tij hap një proces të ri zgjedhor sikurse është ai i zgjedhjes së Presidentit. Kjo është jo vetëm mungesë përgjegjësie kjo është jo vetëm mungesë vullneti për të reflektuar për atë votë ndëshkuese që mori qeveria e tij më 18 shkurt por është edhe një përpjekje e tij për të vazhduar me politikën e konfrontimit dhe jo të bashkëpunimit me opozitën ndërkohë që vendi ka probleme të tjera shumë të rëndësishme dhe madhore. Dhe para se të diskutojmë për Presidentin apo të kërkohet koncensus për çështjet e Presidentit është e domosdoshme që të tregohet koncensus nga qeveria dhe nga të gjithë ne si opozitë për të bërë një reformë të thellë dhe të vërtetë zgjedhore. Vetëm kjo do të mund të kapërcente dhe të tejkalonte atë shqetësim të ndjeshëm të institucioneve ndërkombëtare për mosrealizimin e standarteve të zgjedhjeve të 18 Shkurtit.  Së dyti dua të nënvizoj rëndësinë e madhe që ka për LSI rritja ekonomike e vendit. Votat në qytetet më të rëndësihme të vendit kundër kësaj qeverie duhen lexuar në radhë të parë nga z.Berisha si një pakënaqësi e biznesit ndaj politikave të dështuara dhe demagogjike të qeverisë së tij. Mbi 80 % e territoirit ku ka fituar opozita është në fakt dhe 80% e shumicës së bizneseve që mbajnë barrën fiskale në Shqipëri. Duke folur për këtë situatë ekonomike dhe dëshpëruse në të cilën ndodhet biznesi unë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka konsensusi kombëtar për zgjidhjen e krizës energjitike e cila nuk mundet të kapërcehet dhe të zgjidhet me premtimet e vit pas viti të z. Berisha por që kërkon një tryezë të mazhorancës dhe të opozitës që kërkon konsensus transparencë pragmatizëm dhe një angazhim jo vetëm të qeverisë por nga i gjithë Parlamenti për t'i dhënë drejtim disa prej veprave më të rëndësishme që do të mund të zgjidhnin njëherë e mirë krizën energjitike në vend. Ne jemi të gatshëm për t'u ballafaquar me këto sfida dhe me të gjitha sfidat e tjera të cilat janë shumë të rëndësishme që vendi të mos humbasë atë shans që edhe pse të vonuar që u dha nga Bashkimi Europian me nënshkrimine MSA-së. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një proces i cili pothuajse nuk ka funksionuar dhe kjo nuk duhet parë thjesht si një mospërputhje proceduriale të parlamenteve të vendeve të BE-së por si një hezitim për të ecur më tej në rrugën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje nga partnerët tanë ndërkombëtar. Vetëm një përgjigje ndaj këtye sfidave ndaj k&eum
l;tyre problemeve do të bënte të mundur që vendi të ecte me atë ritëm që ne kemi kërkuar që në krijimin e LSI-së në rrugën e integrimit dhe në rrugën e prosperitetit të çdo familjeje shqiptare.   

0x323030372d30332d3038 AKTIVITETE 13:6)”