14 Feb Deklarata e Kryetarit te LSI- z. Ilir Meta
” Deklarata e Kryetarit te LSI- z. Ilir Meta Jam sot këtu me dy kolegët e mi me zv/kryetarin e LSI-së prof.Pëllumb Xhufi dhe me Sekretarin e Përgjithshëm tw LSI Petrit Vasili për të qenë transparent me ju dhe me opinionin publik përsa i takon mbylljes së marrëveshjes me Partinë Socialiste për të shpallur të gjithë kandidatët e përbashkët në mbarë vendin për zgjedhjet e 18 Shkurtit. Mund të them se me përpjekje nga të dy palët pothuajse është arritur kompromisi për të gjitha bashkitë pavarësisht se dhimbjet kanë qenë reciproke në drejtim të tolerancës së treguar dhe të përpjekjes për të realizuar një ekip sa më përfaqësues dhe sa më të përbashkët në drejtim të vlerave dhe jo thjesht përkatësisë partiake. Njëkohësisht kemi rënë dakort për gati 98 pwr qind të komunave apo diçka e tillë dhe janë fare pak komuna për të cilat ne ende nuk kemi arritur një marrëveshje pasi ka disa qëndrime të vështira nga të dy palët për të pranuar kandidatë të përbashkët. Bëhet fjalë për ndonjë komunë si ajo e Libofshës ku kryetari i së cilës është i LSI-së është i pari kryetar komune që është bashkuar me LSI-në që në ditën e saj të themelimit dhe që ka qëndruar me LSI-në pavarësisht nga presionet që i janë bërë. Kemi njëkohësisht komunën e Otllakut në Berat komunë ku kandidati ynë për deputet në zgjedhjet e 3 Korrikut ka dalë i pari në atë komunë dhe ne nuk mund të pranojmë që ai nuk vleka si kandidat për kryetar të kësaj komune por edhe në ndonjë rast tjetër.
Ndaj ne mendojmë se duhet arritur zgjidhja në mënyrë që të mos vazhdojmë më tej shtyrjen e marrëveshjes dhe të hymë me të gjitha energjitë dhe fuqitë tona si LSI si PS si koalicion në fushatën elektorale për të mundur pikërisht errësirën e cila nuk na lejon të komunikojmë si vazhdimisht edhe sot me ju. Ne mendojmë se kjo marrëveshje duhet të mbyllet sa më shpejt sot dhe për ndonjë komunë ku nuk arrijmë dot të kapërcejmë diferencat dhe mund të konkurohet nga kandidatët e forcave respektive. Unë mendoj që as unë si kryetari i LSI-së dhe as z.Rama si kryetar i Partisë Socialiste nuk do të duhej të përfshiheshim në fushata kaq të kufizuara dhe lokale pasi mendoj se sfida e vërtetë e këtyre zgjedhjeve është fitorja në gjithë Shqipërinë dhe kryesfida e vërtetë e këtyre zgjedhjeve është fitorja dhe rikonfirmimi i Edi Ramës dhe i të majtës në kryebashkinë e Shqipërisë pra në Bashkinë e Tiranës por edhe fitorja në shumë bashki të tjera si Durrësi Elbasani Korça Vlora Shkodra etj ku pa asnjë diskutim kandidatët e majtë me gjithë mbështetjen tonë politike kanë të gjitha mundësitë për të realizuar një fitore bindëse. Unë jam i bindur që mosmarrëveshjet e vogla jo vetëm që nuk mund të pengojnë marrëveshjen e madhe e cila pothuajse është arritur por as nuk mundet të dëmtojë atë bashkim atë sinergji dhe atë frymëzim që kërkon fushata e madhe për fitoren e Shqipërisë në zgjedhjet e 18 Shkurtit. Angazhimi im si kryetar i LSI-së do të jetë kryesisht në kryeqytet dhe në disa prej qyteteve kryesore të vendit ku unë jam i bindur që e majta jo vetëm do të ruajë fitoren aty ku e ka por dhe do të sfidojë Partinë Demokratike aty ku ajo drejton momentalisht si në veçanti në Bashkinë e Elbasanit dhe të Korçës. LSI është e vendosur t’i qëndrojë bashkëpunimit me Partinë Socialiste dhe me forcat e tjera opozitare sepse kjo është rruga më e mire është rruga më e drejtë për të arritur fitoren e opozitës në zgjedhjet që po trokasin.
Z. Meta mund të dimë përqindjen apo numrin e Bashkive dhe Komunave të cilat keni rënë dakort deri tani?
Për gjithë kandidatët për të cilët kemi rënë dakort them se pas firmës që do të hidhet ata nuk janë më kandidatë të LSI-së të PS-së apo të partive të tjera por ata janë kandidatë të koalicionit opozitar dhe nuk ka rëndësi aspak përkatësia partiake në këtë sfidë të zgjedhjeve të 18 Shkurtit. Ndërkohë që jua thashë arsyet edhe politike por edhe më shumë morale përse nuk kemi arritur të mos kuptohemi për fare pak komuna të cilat nuk ngrejnë peshë në këtë sfidë mbarëkombëtare.
Kohët e fundit në media janë lançuar disa skema politike. Konkretisht flitet që një humbje e mundshme e z. Rama në zgjedhjet lokale do të çonte në zgjedhjen e z. Nano në postin e Presidentit dhe ju të merrni drejtimin e opozitës në krye të Partisë Socialiste. Cili është komenti juaj?
Këto janë skema të hedhura për diversion midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste midis Ilir Metës dhe Edi Ramës. Ne e njohim Edi Ramën si kryetar legjitim të Partisë Socialiste. Ne jemi të sigurtë në fitoren e tij të tretë në kryeqytet si një domosdoshmëri jo thjesht për karrierën e tij politike por si një domosdoshmëri që kjo errësirë që po na kthen Sali Berisha të mos shoqërohet edhe me kthimin e kioskave dhe plehrave në mes të Tiranës sikurse mbani mend ju siç ka qenë para viti 2000. Ndërsa lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm Lëvizja Socialiste për Integrim i qëndron firmës së hedhur në marrëveshjen e forcave të opozitës. Parlamenti i Mega – Dushkut duhet ta përfundojmë misionin e tij formalisht sa më parw sepse politikisht e ka përfunduar me kohë moralisht ka vdekur që më 3 Korrik.
Z. Meta do të nënshkruhet sot marrëveshja me PS-në?
Ne jemi të disponuar sa më parë. E thashë dhe më lart ka ngelur për fare pak gjëra të vogla dhe ne propozuam një zgjidhje e cila është një zgjidhje praktike dhe nuk është politike. Them që nuk është politike sepse sfida në fare pak komuna nuk është sfida midis LSI-së dhe PS-së dhe nuk duhet kuptuar si e tillë. Ajo është një sfidë midis kandidatëve të caktuar dhe midis strukturave lokale të caktuara. Sfida jonë politike si PS dhe si LSI është e përbashkët është fitorja në të gjithë Shqipërinë. Për këto fare pak komuna që unë i përmenda nuk rrezikohet aspak fit
orja e së majtës sepse janë zona ku e majta fiton mbi 70 për qind.
0x323030372d30312d3138 12:41)”