14 Feb Deklarata e Kryetarit te LSI- z. Ilir Meta
” Deklarata e Kryetarit te LSI- z. Ilir Meta mbajtur sot pas takimit me Kryetaret e LSI-se ne rrethe Ne sot zhvilluam një mbledhje me krerët e LSI-së në rrethe në lidhje me fillimin e fushatës me përgatitjen e dokumentacionit për përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu I njohem me diskutimet dhe negociatat e deritanishme tw bëra me Partinw Socialiste përsa i takon përfaqësimit në mazhoritar dhe në këtë drejtim ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të realizuar një marrëveshje sa më të përshtatshme për të dyja palët.
Z. Meta nga selia rozë sot ka pasur disa akuza nga deputet të caktuar të PS-së që sipas tyre LSI po kërkon më tepër sesa I takon?
Nuk mund të merrem me komentet e disa deputeteve të caktuar të PS-së të cilët nuk kanw shqetësimin e fitores së koalicionit të majtë nuk kanw shqetësim të mundin Berishën por kanw shqetësim sesi mund të ruajnë pashallëqet e tyre elektorale. Absolutisht nuk mund të merrem dhe nuk mund të bie në nivelin e tyre. LSI sikurse e kemi bërw publike ka kërkuar të përfaqësohet me kandidatët e saj si kandidatw të koalicionit në gati 1/5 e zonave nisur edhe nga zgjedhjet e fundit të 3 Korrikut kur LSI ka pak a shumë gati 1/5 të votave të së majtës dhe kjo është mëse e arsyeshme.
Shqetësimi se përse LSI kërkon disa zona të majta të kandidojë më duket se kjo është absurde sepse vetw LSI është një forcë e majtë dhe vetëm në rrethin e Beratit ka marrë 12 mijë vota. Ndërsa në rrethin e Fierit ka marrw 13 mijë vota dhe në shumë zona të tjera të vendit ka marrw një mbështetje shumë të fuqishme ndërkohë nuk është aspak e vërtet se LSI- synon vetëm zona të sigurta. Më shumë sesa gjysma e kërkesave për përfaqësim janë në zona të cilat janë të fituara ose të qeverisura aktualisht nga demokratët apo aleatët e tyre.
Z. Meta konkretisht ku kan ngecur negociatat me Partin Socialiste ?
Nuk mund të hyjë në zona të veçanta mendoi se negociatat duhen të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje. Për ne objektivi kryesor është fitorja e këtij koalicioni. Eshtë e vërtetw që PS-është forca kryesore por është mëse e vërtetw që LSI është forcë përcaktuese për fitoren e së majtës në këto zgjedhje. Natyrisht këto negociata duhet të vazhdojnë me seriozitet dhe përgjegjshmëri nga të dyja palët. Ne jemi treguar mëse të hapur dhe mëse konstruktiv natyrisht nuk mundet të mos respektojmë disa limite pasi kjo mund të na demotivonte elektoratin tonw mund të na demonativonte strukturat tona për t’u ndjerë të respektuar dhe partnere në një marrëveshje bashkëpunimi dhe koalicioni.
Z. Meta sa do vazhdojnë negociatat me PS-në pasi sot ato duheshin të përfundonin?
Ne jemi të duruar por ndërkohë ju e shikoni që ne vazhdojmë fushatën vazhdojmë aktivitetet tona dhe një vëmendje të veçantë po i kushtohet fushatës në propocional. Pasi dihet që kandidatët e koalicionit nuk do të jenw me siglat e partive të caktuara por do të jenw me siglën e koalicionit në mazhoritar. Ndërsa forcat politike do të kenw përfaqësimin e tyre të pavarur në proporcional. Kështu në këto kushte ne po vazhdojmë fushatën deri në përfundim të negociatave për të shpallur të gjithë listën e kandidatëve të përbashkët në mazhoritar.
Z. Meta kjo do të thotë që ju do dilni së bashku në zgjedhje?
Ne nuk kemi deklaruar dhe nuk kemi synuar që të dalim të vetëm në zgjedhje sepse kemi realizuar një marrëveshje prej 8-9 muajsh me Partinw Socialiste dhe me forcat e tjera të opozitës. Dhe një nga angazhimet e kësaj marrëveshjeje ka qenw që të dalim me kandidatw të përbashkët në zgjedhjet vendore. Ndoshta ju e mbani mend që ne që atëhere e kemi kërkuar që të realizohet një formulë përsa i takon përfaqësimit të çdo force politike në zgjedhjet e ardhshme vendore. Pasi kjo do të kishte qënë shumë herë më mirë sepse shumë probleme që krijohen në momentet e fundit mund të ishin zgjidhur me kohë dhe me shqetësim. Megjithatë në çdo marrëveshje dhe çdo bashkëpunim ka kostot e veta por natyrisht ka edhe detyrimet e veta dhe detyrimi ynë si opozitë është që ta bashkojmë të gjitha forcat të gjitha energjitë idetw dhe qëndrimet tona me qëllim realizimin e fitores sw opozitës në zgjedhjet e 18 Shkurtit.
0x323030372d30312d3137 12:40)”