Deklarata e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Alfred Moisiu

Deklarata e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Alfred Moisiu

” Deklarata e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Alfred Moisiu Gjatë takimit me presidentin Moisiu diskutuam edhe njëherë me shqetësim të thellë situatën e cila pavarësisht nga  përparimet në drejtim të konvergimit për shumë çështje të ndryshme përsëri është e pa zgjidhur pasi dihet që ka mbetur një element i rëndësishëm për besueshmërinë dhe integritetin e zgjedhjeve sikurse është çështja e çertifikatave ku të dyja palët ende nuk po bien dakort  pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme për të shkuar në një zgjidhje. Në këto kushte ne i qëndrojmë atij mendimi që kemi shprehur para disa javësh që roli i presidentit si një institucion mbi partitë mbetet shumë i rëndësishëm për të kontribuar në mbylljen e kësaj krize dhe për të nisur sa më shpejtë fushatën zgjedhore në kushte normale dhe të barabarta për të gjitha partit.

Z. Meta mendoni se do ta arrihet kompromisi për zhvillimin e zgjedhjeve më 18 shkurt.

Mendoj se jemi në limitet e fundit për të patur zgjedhje normale në një afat të tillë por është e domosdoshme që këto 2-3 ditë kjo situatë të zgjidhet dhe të zhbllokohet kriza përfundimisht.

0x323030372d30312d3036 12:38)”