17 Feb Deklarata e kryetarit të LSI-së
Posted at 22:48h
in Archived Articles
” Deklarata e kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas takimit me aleatët për çështjen e Presidentit.
Deklarata e kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas takimit me aleatët për çështjen e Presidentit.
Në këtë takim të kryetarëve të partive parlamentare të mazhorancës qeverisëse u konfirmua edhe një herë vullneti për të ecur me përgjegjshmëri të plotë dhe maksimale drejt një zgjidhje konsensuale për zgjedhjen e Presidentit të ri. Duke pasur në konsideratë faktin që nesër është parashikuar raundi i parë për votim do të intensifikohen të gjitha përpjekjet e partive parlamentare të mazhorancës duke bërë edhe konsultimet përkatëse në radhë të parë brenda forumeve të çdo force politike duke nisur nga Partia Demokratike dhe duke vazhduar me të gjitha forcat e tjera politike PDIU PR dhe LSI në mënyrë që më pas të ndërtohet një raport tepër serioz për t’i dhënë mundësi opozitës që të përfshihet edhe ajo shpresojmë dhe dëshirojmë me vullnet pozitiv për t’i kontribuar këtij procesi.
Z. Meta diskutuat për emra konkretë?
Nuk kemi diskutuar asnjë emër konkretë nga mazhoranca apo si propozime të mazhorancës sepse këto do të diskutohen më pas gjatë orëve në vijim. E rëndësishme është që të konfirmojmë vullnetin për të shkuar drejt një zgjedhje konsensuale për emrin e presidentit të ri në mënyrë që të jetë një emër që të sigurojë jo vetëm një konsensus për zgjedhjen e nesërme por edhe një konsensus për të vazhduar ato reforma që kërkon procesi i integrimit evropian të vendit.
Për çfarë ia vlejti ky takim kur nuk ka emër? Cili është gjëja konkrete e takimit?
Sepse ajo që është konkrete është vullneti gatishmëria për të përcaktuar kriteret mbi bazën e të cilave do të dalin edhe emrat pra serioziteti për të ndërtuar një proces demokratike transparent legjitim pasi duhet të ketë një mbështetje sa më të gjerë dhe sa më konsensuale dhe jo nxitimi për të ndërtuar kriteret mbi emra të caktuara.
Duket sikur ju nuk keni ndonjë preferencë për emra z. Meta.
Sepse nuk kemi bërë asnjë diskutim për emra konkretë deri më sot dhe natyrisht kemi rënë dakord për disa kritere të cilat do të bëhen publike më pas ndoshta edhe emra të caktuar.
LSI-ja do të ofrojë ndonjë emër?
Kjo nuk është e rëndësishme. Më e rëndësishme është që të arrijmë që të përfundojmë me sukses këtë proces konsensual ku mazhoranca ka hyrë me një vullnet tepër pozitiv.
Në rast se nuk e gjeni këtë vullnet tek opozita do të jeni unik në qëndrimin tuaj më pas si mazhorancë?
Ne shpresojmë që opozita të përfshihet në këtë proces sepse është edhe në interesin e saj është edhe në interesin e vendit është në interesin e reformave të cilat i ka kërkuar dhe opozita që të realizohen sa më shpejt dhe natyrisht mendoj që është edhe në interes të opozitës që të ketë zërin e saj që të japë idetë e saj që të bëjë propozimet e saj. Natyrisht që në fund fare do të jetë opinioni publik që do të gjykojë edhe seriozitetin e mazhorancës edhe seriozitetin e opozitës. Sot urojmë dhe shpresojmë sepse nuk duhet të paragjykojmë. Shpresojmë që të jetë një bashkëpunim sa më i suksesshëm.
Z. Meta si do ta përfshini opozitën?
Në bazë të një vullneti tepër pozitiv dhe të krijimit të mundësive që edhe ajo të ketë zërin e saj të ketë fjalën e saj të ketë pse jo edhe propozimet e saja dhe natyrisht të ketë edhe votën e saj. Unë ju falënderoj për këtë vëmendje dhe interes por nuk mund të them më shumë sepse kemi nisur këtë proces sot i cili do të jetë një proces tepër intensiv dhe të gjitha forcat politike do të kenë komunikimet e tyre. E theksoj edhe një herë tjetër që vullneti i mazhorancës është tepër pozitiv për të realizuar një marrëveshje dhe një konsensus mundësisht që nesër për të përmbyllur me sukses raundin e parë.
0x323031322d30352d3239 IMG_2834.jpg 15:31)”