16 Feb Deklarata e Kryetarit të LSI-së
Deklarata e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta
Vetëm tre ditë më parë unë dola këtu për të paralajmëruar opinionin publik institucionet e zbatimit të ligjit por edhe vetë Edi Ramën që në 21 janar të hiqte dorë nga përpjekja e tij për të organizuar një puç kundër qeverisë dhe institucioneve legjitime përmes bandave dhe elementëve të inkriminuar. Një ditë më parë më 20 janar pra një ditë para protestës sikurse i bëmë publike kemi dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit informacionet tona ku bëhet e qartë se nga strukturat e LSI nga disa qytetet të vendit si në Shkodër Lezhë Fier Vlorë etj. .Jemi vënë në dijeni se në kuadër të përgatitjeve për demonstratën e paralajmëruar më 21 janar përfaqësues të opozitës po organizojnë grupe me elementë të njohur si shkelës të ligjit për të provokuar forcat e policisë duke i fyer ato e duke i sulmuar me sende të forta. Ndaj për ne ajo që ka ndodhur dje nuk është aspak surprizë.
Edi Rama pasi u përpoq për muaj të tërë të rrëzonte në mënyrë mafioze në parlament një qeveri legjitime pasi u përpoq të blinte deputetë të mazhorancës dhe të bënte oferta për të zëvendësuar një qeveri me një marrëveshje politike me deputetë të blerë dhe të akaparuar pikërisht duke qenë në fundin e tij si politikan duke humbur çdo lloj logjike alternative dhe përgjegjësie politike iu drejtua krimit të organizuar për të mobilizuar gjithë krimin edhe atë ordiner të cilin e patë dje se si sulmonte dhe dhunonte policinë se si sulmonte dhe dhunonte dhe donte të pushtonte Kryeministrinë. Se si dje në bulevardin e Tiranës fytyra e dhunës nuk ishte fytyra e kriminelëve të financuar nga Edi Rama dhe enturazhi i tij kriminal por ishte vetë fytyra e Edi Ramës i cili paralajmëroi dhe bëri thirrje për demonstratë të pakontrolluar i cili për 4 orë qëndroi në prapaskenë duke çuar në terren përfaqësuesit e tij të cilët sa herë që kontaktonin me kontingjentet kriminale vetëm sa shkaktonin valë të reja të sulmit dhe të goditjes ndaj institucioneve.
Edi Rama doli para medieve vetëm kur mori vesh se bilanci i kësaj dhune ishte me viktima për të shmangur përgjegjësinë e tij e cila është publike e cila është e paevitueshme e cila është kriminale e cila është e paprecedentë në historinë e Shqipërisë të paktën e këtyre 13 viteve të fundit. Edi Rama doli para medieve për t’u thënë të gjithëve dhe për t’i bërë budallenj të gjithë qytetarët shqiptarë se ishin provokuar halabakët e tij kriminelët e tij nga makinat me ujë kur të gjithë e panë se për gati një orë banditët kriminelët kokëpalarët të droguarit e Edi Ramës dhunuan sulmuan me ç’patën mundësi policët e këtij populli të cilët janë njerëz të cilat janë familjarë të cilët kanë fëmijë të cilët kanë kushërinj të cilët kanë farefis dhe që duruan që u vetëpërmbajtën që u vetësakrifikuan pikërisht për të mos dëmtuar halabakët kriminelët të cilët donin të merrnin dje pushtetin.
Sepse kështu u ishte premtuar të gjithë atyre që u sollën në Tiranë se dje do të merrej pushteti nga Edi Rama. Prandaj duke i kërkuar këtij bastardi i cili nuk ka më asgjë politike i cili e zëvendësoi Partinë Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner i cili ndyu dje Tiranën i cili gjakosi dje Tiranën që të heqë dorë një herë e mirë nga shantazhet ndaj institucioneve të shtetit të heqë dorë nga përpjekjet e ti për të implikuar në këtë puç edhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Ta dijë mirë se nuk mund të marrë pushtet me dhunë as Edi Rama dhe askush tjetër në Shqipëri dhe aq më tepër me falangat e krimit të organizuar dhe të krimit ordiner. Unë shpreh keqardhjen dhe dhimbjen më të thellë për tre qytetarët që kanë humbur jetën dje në kryeqytet gjatë këtyre trazirave dhe gjatë kësaj dhune që nxiti frymëzoi dhe sponsorizoi Edi Rama dhe enturazhi i tij kriminal dhe ne kërkojmë që të bëhen hetime të plota dhe të pavarura por në çdo rast përgjegjësia për gjithçka ka ndodhur dje në Tiranë i takon Edi Ramës. Këtij burracaku që mobilizoi të gjithë kontingjentet kriminale për t’i sjellë kundër shtetit i cili i financoi u dha mbrojtje politike dhe vetë u fsheh derisa të merrte lajmin për viktimat që duhej patjetër të kishte kjo dhunë e mirëorganizuar nga Edi Rama.
Njëkohësisht duhet të shpreh solidaritetin me të gjithë ata punonjës të policisë që të gjithë i pamë dje se si u sulmuan se si u dhunuan se si u provokuan nga banditët e Edi Ramës për të gjithë ata që u lënduan për të gjithë ata të cilët u vetëpërmbajtën pasi skenari ka qenë shumë më tragjik se sa ajo që ka ndodhur dje i parashikuar nga Edi Rama dhe banda e tij. Së dyti si LSI i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të distancohen nga kjo bandë e cila kërkon t’i imponohet shtetit me dhunë të mirëorganizuar e cila kërkon që shtetin ligjor ta zëvendësojë me banditë dhe kriminelë e cila kërkon që qytetarinë në këtë vend të zëvendësoj me halabakërinë e cila kërkon që shtetin ligjor ta zëvendësojë me kaosin e përditshëm.
Çdo forcë politike e papërgjegjshme mund të organizojë mund të financojë mund të drogojë një grup prej 1000 rrugaçësh e kriminelësh që janë gjithnjë të gatshëm të përplasen me policinë dhe shtetin. Por kurrsesi në Shqipëri nuk mund të lejohet të vendoset një precedent dhe një standard i tillë. Dje e gjithë Shqipëria e gjithë Tirana pa se kush është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Ai sadisti që dhunën e ka pasur pasion edhe ndaj familjarëve të tij dje nxori fytyrën e vërtetë përmes halakabëve dhe kriminelëve që goditën për orë të tëra institucionet dhe forcat e rendit. Fytyrat e tyre janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës përpara të gjithë shqiptarëve dhe përpara të gjithë botës.
Zoti Meta kryetari i opozitës i ka bërë thirrje prokurorisë që të nis&eum
l; sa më parë hetimet për të zbardhur atë që ka ndodhur në demonstratë. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë deklaratë?
Edi Rama të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të përfshirë në komplotin e tij kundër institucioneve dhe për dekurajimin e institucioneve përfaqësues të institucioneve të pavarura. E dyta prokuroria të bëjë hetimet në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të plotë. E treta cilido që do të jetë rezultati i prokurorisë sepse kjo është një çështje e saj dhe ne duam të respektohet ligji përgjegjësia politike dhe jo vetëm për të gjithë atë bilanc tragjik i takon Edi Ramës. Sepse ai bëri thirrje për demonstratë të pakontrolluar ai bëri thirrje të hapur për dhunë kundër institucioneve u paralajmërua nga të gjithë dhe përsëri i shkoi deri në fund skenarit të tij ogurzi dhe nuk shpëton dot Edi Rama nga përgjegjësia e djeshme politike morale dhe ligjore sot nesër dhe gjithmonë. Banditë të tillë nuk mund të ketë më politikë shqiptare.
Ju thatë se skenari ishte për një bilanc shumë më tragjik a mund të na tregoni disa detaje të këtij skenari?
Duket se gjithçka që unë kam thënë ka dalë si e vërteta në dritën e diellit. Përpara tre ditëve kam thënë këtu se sipas informacioneve tona po mobilizon banditë e kriminelë nga e gjithë Shqipëria. Një ditë më pas këtë informacion e kemi dërguar në policinë e shtetit dhe është atje i protokolluar dhe dje e keni parë se çfarë ka ndodhur. Bilanci duhet të kishte qenë më tragjik dhe ky ka qenë qëllimi i Edi Ramës por për fat të mirë policia është vetësakrifikuar është vetpërmbajtur duke pasur edhe ajo një bilanc shumë të dhimbshëm gati 20 policë të plagosur dhe të dëmtuar nga Edi Rama dhe pavarësisht nga gjithë kjo fatkeqësi që ka ndodhur për të cilën shprehim dhimbje shprehim edhe ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave absolutisht që përgjegjësi kryesor për gjithçka është Edi Rama dhe do të jetë Edi Rama.
0x323031312d30312d3232 Ilir Meta.jpg