16 Feb Deklarata e kryetarit të LSI-së
Posted at 03:34h
in Archived Articles
” Deklarata e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së
Të dashura motra dhe vëllezër më të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim. Është kënaqësi të marr pjesë në këtë takim tuajin si në çdo takim tjetër aq më tepër sot dhe dua vërtet t’ju falënderoj për përkrahjen dhe për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme në këtë betejë të re jo vetëm politike dhe morale por edhe ligjore me krimin e organizuar të cilin unë do ta fitoj personalisht në të gjitha aspektet politike morale dhe juridike.
Sepse unë përfaqësoj moralin tuaj dhe moralin e të gjithë atyre të cilët duan të jetojnë jo vetëm në liri por duan të jetojnë edhe në demokraci të cilët kanë si kult për të drejtën për të vërtetën shtetin e së drejtës të cilët kanë si kult në raportet e tyre shoqërore njerëzore solidaritetin e respektin për njëri-tjetrin dhe sepse ju jeni të gjithë të rinj dhe ndoshta pjesa juaj më e madhe kanë lindur pas vitit 1990. Në atë vit kur unë isha në moshën tuaj dhe kur bashkë me mijëra studentë të tjerë rrëzuam regjimin e spiunëve regjimin e mungesës së lirisë.
E si mund të lejojmë ne të mbijë e të instalohet në Shqipëri regjimi i spiunëve sot në vitin 2011 kur Shqipëria është anëtare e NATO-s kur qytetarët e Shqipërisë e sidomos rinia shqiptare falë edhe këtij koalicioni dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të LSI-së është sot e lirë të udhëtojë pa viza në të gjithë hapësirën Shengen të Evropës të pranojmë të instalohet një sistem i shëmtuar moral një sistem pjellë e reminishencave të perversiteteve të një sistemi të kaluar.
Unë e dhashë dorëheqjen i bindur jo vetëm në integritetin tim moral politik e shoqëror por edhe sepse nuk mund të pranoj që të komunikoj me prokurorinë me gjykatat dhe me çdo institucion tjetër të zbatimit të ligjit në këtë vend dhe kudo tjetër si Zv. Kryeministër dhe si ministër pra si një njeri me pushtet ekzekutiv. Edi Rama i cili është regjisori kryesor i montazhit të bërë i keqpërdorimit të tij i titrave që ka vendosur. Edi Rama i cili me aq pasion u përpoq t’u përkthente Ilir Metën shqiptarëve nga shqipja lart me shqipen poshtë me titra.
Edi Rama ky mjeran çimkash e ktheu Partinë Socialiste pavarësisht se i ruajti inicialet pra nga Partia Socialiste e Shqipërisë përsëri i ruajti inicialet e kësaj partie por tani ajo është nën drejtimin e Edi Ramës Partia e Spiunëve të Shqipërisë.
Sepse ajo do që ta bazojë linjën e saj politike mbi përgjime të provokuara mbi përgjime tërësisht të montuara mbi video të trukuara dhe video e cila u paraqit absolutisht që ishte regjia dhe trukimi i vetë Edi Ramës.
Dhe pa u bërë 24 orë nga publikim i saj u detyruan të japin një variant tjetër. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se më 8 maj qytetarët e Tiranës e kanë vendosur tashmë për të marrë një vendim të madh dhe historik një vendim për të pastruar qytetin një herë e mirë jo vetëm nga një drejtim trashmë mafioz i tij që e ka renditur Tiranën në fund të listës së qyteteve të botës përsa i takon dhënies së lejeve të ndërtimit dhe nivelet më të larta të korrupsionit por njëkohësisht ne kemi një detyrë të madhe.
Sot është koha jo vetëm për një ndryshim rrënjësor të kryeqytetit dhe gjithë mënyrës së qeverisjes vendore por sot është koha edhe për dezinfektimin nga çimkat nga spiunët e politikës shqiptare. Është koha për të forcuar dhe për të mbrojtur kultin e shtetit të së drejtës për të forcuar dhje për të mbrojtur kultin e dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend.
Për të mbrojtur dhe forcuar vlerat më të mira evropiane të shoqërisë sonë të kombit tonë dhe jo për të rikthyer kultin e anti-vlerave që përmbysëm 20 vjet më parë në vitin 1990 që ishte pikërisht kulti i spiunllëkut kulti i përgjimit kulti i fabrikimeve kulti i shkatërrimit të dinjitetit të njerëzve me forma dhe mënyra monstruoze si ato që përpiqet t’i kthejë sot në kult përsëri Edi Rama kryetari i Partisë së Spiunëve të Shqipërisë.
Ne kemi besim të plotë se LRI e cila është në forcë e jashtëzakonshme sidomos në kryeqytet do të dijë të kontribuojë në mënyrë vendimtare në këtë ndryshim rrënjësor që pritet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe njeriu i cili kërkon të jetë përjetësisht në krye të këtij kryeqytet për ta shkatërruar atë në dobi të grupeve mafioze që e mbështesin dhe që pastrojnë paratë e tyre duke e shndërruar Tiranën në një lavatriçe dhe që duan ta mbajnë Tiranën si një lavatriçe të tyren do të ikin me turp jo vetëm nga kjo bashki por të jeni të sigurt se do të ikin me turp edhe nga jeta politike si një njeri i cili erdhi me politikën e re dhe si një njeri që po ikën me politikën e spiunëve të përgjuesve të fabrikuesve të njerëzve me veset më të ulëta morale dhe njerëzore.
Sepse ne duam të forcojmë vlerat e një shteti evropian vlerat e shtetit të së drejtës vlerat e lirisë dhe dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend sepse ne duam që Tiranën t’ia japim qytetarëve t’ia japim rinisë së saj të cilës i mungojnë kaq shumë hapësira për të ushtruar talentet e saj në sport në art në kulturë e kudo tjetër dhe ju jeni garancia më e mirë për këtë sukses dhe për këtë triumf të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 majit në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ju jeni garancia më e mirë për të shporrur një herë e mirë nga jeta e shqiptarëve nga shoqëria jonë fantazmat e sigurimit të shtetit fantazmat e spiunëve fantazmat e përgjuesve fantazmat e së shkuarës.
Sepse ky është një vend që ka të ardhme dhe t
ë ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush. Në 8 maj LSI do të konfirmohet në mënyrën më spektakolare në radhë të parë në kryeqytet dhe për këtë garancia jeni ju dhe në gjithë Shqipërinë dhe ne në 9 maj kemi dy festa të mëdha. Fitoren mbi fashizmin dhe fitoren mbi spiunët”.
ë ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush. Në 8 maj LSI do të konfirmohet në mënyrën më spektakolare në radhë të parë në kryeqytet dhe për këtë garancia jeni ju dhe në gjithë Shqipërinë dhe ne në 9 maj kemi dy festa të mëdha. Fitoren mbi fashizmin dhe fitoren mbi spiunët”.
0x323031312d30312d3136 IMG_0018.JPG ”