16 Feb Deklarata e Kryetarit të LSI-së
Posted at 03:32h
in Archived Articles
” Deklarata e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta
Dua të shpreh kënaqësinë që ritakohemi me përfaqësuesit e medias në selinë e LSI-së për herë të parë në vitin që sapo ka nisur një vit plot sfida për të cilat tashmë ne jemi të përgatitur për të fituar ato në emër të një të ardhme gjithnjë e më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Po kështu dua të shpreh kënaqësinë që jam sot përpara jush me dy kolegë të njohur dhe të nderuar të jetës politike dhe publike në vend dhe t’u uroj atyre njëkohësisht mirëseardhjen në LSI. Pra me zotin Durim Hushi një politikan i njohur dhe deputet i njohur në disa legjislatura dhe zotin Ylli Manjani politikan i njohur dhe ekspert i njohur i çështjeve ligjore.
Në këtë rast përveçse falënderimit për zgjedhjen që ata kanë bërë dua të shpreh besim tim se kapacitetet që ata përfaqësojnë eksperienca e tyre përvoja pozitive që kanë pasur gjatë kësaj periudhe të angazhimit politik dhe publik jo vetëm që janë të mirëpritura në LSI por jam i bindur se do të kontribuojnë në realizmin e objektivave tona të përbashkëta në emër të një politike më konstruktive në Shqipëri në emër të shtimit të energjive më pozitive në të mirë të stabilitetit të vendit në të mirë të përshpejtimit të proceseve integruese të vendit. Në këtë rast do të ftoja edhe zotin Hushi dhe zotin Manjani që edhe ata të bënin një komunikim të parë nga selia e LSI-së me median.
Unë i falënderoj edhe një herë të dy kolegët edhe për angazhimin tyre të shprehur publikisht këtu. Dua t’i siguroj që në LSI do të gjejnë të gjitha hapësirat që ata të shpalosin personalitetin e tyre dhe njëkohësisht të shprehem vërtet i bindur që këto janë kontribute të shtuara pasi janë me shumë përvojë dhe integritet të konfirmuar. Jam i hapur për pyetje.
Z. Meta a keni një koment për vendimin e KQZ-së që vendosi për djegien e fletëve të votimit?
Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të realizuar hetimin parlamentar. Lidhur me djegien e fletëve të votimit ky është një vendim që i takon KQZ dhe unë nuk dëshiroj të bëjë komente mbi këtë vendim. Por mund t’ju them që vetë LSI është tërhequr prej gati dy muajsh nga hetimi i fletëve të votimit.
Dhe së dyti nuk do të ishte normal një veprim i tillë nëse PS prej kohësh gjë që është kërkuar jo vetëm nga mazhoranca por edhe nga faktori ndërkombëtar do të kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese interpretimin mbi mundësinë e hetimit apo të rinumërimit të fletëve të votimit. Atëherë po që ky vendim do të ishte një vendim i nxituar. Por përderisa për gati një vit e gjysmë nuk u shpreh asnjë interes mbi këtë drejtim dhe përderisa u pranua publikisht vetëm dy muaj më parë që nuk kishte më interes për të rinumëruar fletët e votimit aq më tepër nuk kishin kërkuar asnjëherë rinumërim të fletëve të votimit mendoj që kjo është një çështje që i takon në mënyrë ekskluzive KQZ-së.
Duke pasur parasysh vazhdimin e ngërçit politik a rrezikon Shqipëria të marrë sërish një përgjigje negative për statusin e vendit kandidat?
Jo pavarësisht nga niveli i demokracisë Shqipëria është një vend demokratik dhe përgjegjësitë për nivelin apo standardet e demokracisë nuk i ka vetëm mazhoranca i ka dhe opozita. Madje opozita ka më shumë përgjegjësi pasi është në interesin e saj të punojë për demokratizimin e mëtejshëm të jetës politike parlamentare dhe të institucioneve në vend.
Fakti që ajo ka injoruar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ka me mazhorancën në rrugë institucionale dhe kushtetuese është fakti që iu injorua mundësia e kërkesës së saj në Gjykatën Kushtetuese duke i hapur rrugë pretendimit të saj dhe kërkesës së saj për të bërë hetimin e kutive apo për t’u bërë rinumërimin apo sikurse u injorua edhe mundësia që iu ofrua për të bërë një interpretim edhe nga Komisioni i Venecias si një institucion ndërkombëtar i paanshëm dhe i pranuar nga të gjithë si institucioni pikë reference për çështjet e ligjit atëherë kjo është një zgjedhje e saj.
Megjithatë unë besoj se politika e re politika e së ardhmes zhvillohet në parlament në institucione dhe transparencën e garanton ligji. Ju e dini qëndrimin që ne kemi pasur si LSI ndaj kodit zgjedhor PS-PD i cili ka edhe përgjegjësi për shumë nga problemet të listuara shqetësuese në zgjedhjet e fundit të 28 qershorit. Ne kemi kërkuar që pas zgjedhjeve që të përmirësohet kodi në mënyrë transparente dhe opozitës i janë ofruar të gjitha mundësitë që të ketë rol përcaktues rol lidershipi në këtë proces të garantimit të mëtejshëm të transparencës nëpërmjet një kodi më demokratik por edhe më të qartë për të zgjidhur mosmarrëveshje si ato për të cilat është debatuar deri më tash. Ju falënderoj.
Deklarata e Z. Durim Hushi
Përshëndetje të gjithëve. Unë do të dëshiroja së pari të falënderoj zotin Meta i cili me krijon përsëri mundësi të hyj të kontribuoj në jetën politike të vendit. Kam një eksperiencë të gjatë në politikë që në momentin kur u themelua e majta shqiptare dhe në këto dy vjet pasiviteti të themi kështu për arsye të njohura publike jam përpjekur me gjakftohtësi të kuptoj çfarë po ndodh në politikën shqiptare dhe me siguri që deri sa jam këtu kam arritur në konkluzionin se LSI sot është një forcë politike që prezanton vetëm dije lidhur me objektivat që ka Shqipëri. Unë mendoj që LSI jo vetëm një parti e cila prezanton reforma por e cila është koherente me të gjitha veprimet e saj përderisa ka marrë përsipër të garancisë së stabilitetit politik
të Shqipërisë. Kam kënaqësinë e madhe që sot gjej mjaft nga personalitet me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë ata që kanë bërë përpjekje serioze për modernizimin e së majtës shqiptare e cila kishte nevojë për t’u paraqitur para partnerëve ndërkombëtare të së majtës si një forcë e cila modernizonte të majtës dhe bindte ata që ne nuk ishim thjesht pasardhës të ish partisë komuniste.
të Shqipërisë. Kam kënaqësinë e madhe që sot gjej mjaft nga personalitet me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë ata që kanë bërë përpjekje serioze për modernizimin e së majtës shqiptare e cila kishte nevojë për t’u paraqitur para partnerëve ndërkombëtare të së majtës si një forcë e cila modernizonte të majtës dhe bindte ata që ne nuk ishim thjesht pasardhës të ish partisë komuniste.
Kam konstatuar se misioni i LSI vazhdon me platforma të shkëlqyera që vijnë nga e majta ekstreme drejt qendrës së majtë me një program të shkëlqyer që mishëron traditat më të mirat të popullit tonë objektivat më maksimale për popullin arrin të kontribuojë në mënyrë të tillë që shumë nga ai program të jetë i prekshëm për shqiptarët. Jam shumë in nderuar sot që ndodhem këtu pranë jush. Dhe përderisa misioni juaj vazhdon më lejoni t’ju falënderoj që më jepni mundësinë që të kontribuoj dhe unë”.
Deklarata e Z. Ylli Manjani
Përshëndetje të gjithëve. Projekti më i madh që ka sot Shqipëria besoj unë për shumicën e shqiptarëve është projekti për integrimin e Shqipërisë në Europë. Përmbi këtë nuk ka asgjë. Nuk ka interes as të vogël dhe as të madh se sa integrimi europian i Shqipërisë. Kam vendosur me koshiencë maksimale që t’i bashkohem këtij projekti duke gjetur një mikpritje shumë të ngrohtë politike dhe njerëzore dhe për këtë jam sot këtu për të falënderuar përzemërsisht LSI-në dhe zotin Meta në mënyrë të veçantë sepse me gjithë mend na krijon mundësi që ti bashkojmë këto kontribute modeste që kemi me shpresë që t’i përmirësojmë në të ardhmen për të integruar dhe për të bërë sa më shpejt të mundur integrimin Shqipërisë në Europë.
Integrim i cili fillon nga stabiliteti politik i vendit për të cilat ne duhet të kontribuojmë për alternativat si parti. Unë jam i gatshëm ta bëj këtë gjë do ta bëj me shumë kënaqësi në përbërje të një grupi shumë modern juristësh djemsh dhe vajzash edhe të vjetër por të rinj në mentalitet të cilët i kam gjetur në LSI. Dhe shpresojmë që ne do të mund të ecim përpara dhe sigurisht që do të ecim përpara duke kontribuar me alternativa me ide duke ecur në drejtim të stabilitetit dhe në mënyrë të veçantë në drejtim të integrimit. Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj LSI për mundësinë që na krijoi.
0x323031312d30312d3037 Meta-Hushi Manjani.JPG 16:51)”