Deklarata e Kryetarit te LSI Ilir Meta sot tek selia e PS.

Deklarata e Kryetarit te LSI Ilir Meta sot tek selia e PS.

” Deklarata e Kryetarit te LSI Ilir Meta sot tek selia e PS. Unë dëshiroj t'i bëj thirrje zotit Berisha që të mos e shkatërrojë më tej procesin zgjedhor sikurse po guxon të bëjë me disa qytete ku është e qartë si drita e diellit humbja e partisë Demokratike e në veçanti e kam fjalën për Durrësin për Elbasanin por edhe për qytete të tjera. Berisha duhet ta lexojë mirë votën e qytetarëve shqiptarë. Se çfarë u thotë atyre të partisë Demokratike kjo është një çështje e tij dhe e PD-së por ne si opozitë nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të cenohet qoftë edhe një votë nga ato të cilat në mënyrë transparente dhe publike i janë bërë të ditura opinionit publik. I janë bërë të ditura në Durrës i janë bërë të ditura në Elbasan dhe në shumë zona të tjera. Në rast se Berisha do të guxojë dhe do të vazhdojë në këtë rrugë të mbrapshtë të urdhërave politikë ndaj komisionerëve të tij për bllokuar rezultatet për të mos njohur zgjedhjet dhe për të tërhequr zvarrë gjithë këtë proces zgjedhor atëherë në do të jemi të detyruar që t'i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të mbrojtur votat e tyre. Por jo vetëm kaq por do të jemi të detyruar që këtë ta përfundojmë me largimin e Sali Berishës nga zyra e kryeministrit. Në rast se ai nuk ka nxjerrë mësime nga këto zgjedhje dhe në rast se ai guxon se do të mund të cenonte akoma votën e bërë tashmë publike nga ana qytetarëve në pastaj këtë histori do ta mbyllim me largimin e Sali Berishës nga kjo zyrë ku ai në fakt nuk e ka merituar ndonjëherë edhe që të hyjë. 0x323030372d30322d3233 13:12)”