14 Feb Deklarata e Kryetarit te LSI
” Deklarata e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta mbajtur sot ne nje konference per shtyp Meta: Ne gjykojmë të domosdoshme për të paralajmëruar edhe njëherë z.Sali Berisha dhe mazhorancën e tij që t’i jape fund kësaj sjellje arrogante të papërgjegjshme dhe kriminale ndaj përfaqësuesve të organëve kushtetuese por edhe ndaj opozitës politike në vend
Duke ndjekur përshkallëzimin e sulmit të dhunshëm verbal dhe psikologjik të z.Berisha ndaj institucioneve kushtetuese ndaj KLD-së ndaj Presidentit të Republikës ndaj Prokurorit të Përgjithshëm
njëkohësisht duke vënë re edhe përshkallëzimet e sulmeve të tij ndaj opozitës politike në vend shantazhet në rritje të karakterit policor ndaj përfaqësuesve të caktuar të opozitës dhe të drejtësisw në vend
në veçanti duke vënë re sesi kryeministri aktual në mënyrë tëresisht të papërgjegjshme kërkon të dhëna dhe jep urdhëra publike vartësëve të tij të Ministrisë së Brendshme për të hetuar persona me imunitet për shkak të pozitës të tyre kushtetuese dhe ligjore
ne gjykojmë të domosdoshme për të paralajmëruar edhe njëherë z.Sali Berisha dhe mazhorancën e tij që t’i jape fund kësaj sjellje arrogante të papërgjegjshme dhe kriminale ndaj përfaqësuesve të organëve kushtetuese por edhe ndaj opozitës politike në vend.
Ashtu sikurse e shikojmë të arsyeshme të ftojmë Z.Berisha të mos fyejë më akademikët profesorët dhe intelektualët e vendit duke i mësuar atyre së ç’është demokracia dhe se ç’është populizmi dhe se ç’është autonomia universitare. Ne mendojmw se situata në të cilën ndodhet vendi është kritike sepse ajo mund të degradojë në një kaos institucional dhe njëkohësisht rrezikon që ta shndërrojë qeverinë nga një institucion legjitim në një bandë kundër të gjithë institucioneve të tjera të vendit. Ndaj ne i bëjmë thirrje Berishës të respektojë Kushtetutën ta lexojë mirë atë të përmbajë etjen e e tij për pushtet të pakufizuar.
Ne e dimë dhe e kemi thënë me kohë se Berisha nuk ndryshon dot por ai duhet të bëhet realist dhe duhet të kuptoje se Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të pashmangshme që nga viti 1997 ku ai kaloi në opozitë. Ne jemi këtu për të mbrojtuar institucionet dhe jam i bindur se me ne është shumica e shqiptarëve janë edhe shumica e demokratëve që nuk e votuan Berishën për të zhytur vendin në konflikt dhe në kaos por që e votuan me shpresën që ai do të mund të luftonte varfërinë dhe mjerimin që jam i bindur që është rritur në gjithë Shqipërinë jo vetëm për pozitarët e Berishës por edhe për qindra mijë votues të tjerë që nje vit më parë mund të kene votuar për PD-në. Pra është shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkon qetësi që kërkon normalitet që kërkon legjitimitet në mënyrë që të ketë edhe një perspektivë ekonomike.
Berisha nuk duhet të vazhdojë më të bëhet një kërcënim serioz për stabilitetin dhe për zhvillimin e vendit. Ne njëkohësisht i japim përkrahjen tonë të gjithë institucioneve kushtetuese në vend që të zbatojnë Kushtetutën edhe ligjin. Japim mbështetjen tonë Presidentit të Republikës që edhe ai të zbatojë kompetencat e tij kushtetuese. E kemi thënë që edhe ne mund të mos kemi qenë dakort me qëndrime të caktuara të Presidentit por jemi të detyruar që qeveri-opozitë të respektojë pavarësine e institucioneve kushtetuese ndryshe nuk mund të ketë ndërtim dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Dhe shteti i së drejtës nuk mund të ndalë më orën e tij në Shqipëri sikurse ndodhi në vitin 97 për shkak të Berishës.
Z. Meta ju e keni fjalën konkretisht për sulmet e Berishës ndaj anëtarëve të KLD-së?
Po për sulmet e tij dje sot e në vazhdimësi ndaj KLD-së ndaj Presidentit ndaj Prokurorit ndaj përfqësuesëve të caktuar të opozitës ndaj kërkesave të tij për të hetuar persona me imunitet të cilëve këtyre këtë gjë ua jep Kushtetuta këto përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe në këtë mëmyrë z.Berisha vetedemaskohet si njëri që nuk ka hequr dorë nga metodat policore të drejtimit. Në një shtet të së drejtës çdo gjë funksionon në bazë të ligjit.
0x323030362d30372d3236 13:2)”