Deklarata e Kryetarit të LSI

Deklarata e Kryetarit të LSI

” Deklarata e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta mbajtur sot në konferencën e drejtuesve të opozitës Meta: Unë dua të theksoj se në rast se Berisha nuk reflekton për këtë iniciativë ogurzezë që kërkon ta kalojë sot në parlament atëherë 2007 është shumë larg për zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk do të ishte aspak çudi që zgjedhjet e përgjithshme të bëheshin para atyre vendore

Dua të dënoj këtë atentat i cili është më i rëndi ndaj Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës ndaj lirisë dhe demokracisë në këtë vend. Duket qartë se inisiativa më e fundit dhe më flagrante e turpshme dhe më tinzare për të dhunuar KLD-në në kundërshti të plotë me vullnetin e këtij Këshilli në kundërshti me vullnetin e Kryetarit të këtij Këshilli që është Presidenti i Republikës ka si qëllim uzurpimin e tij por njëkohësisht edhe uzurpimin e KQZ-së. Dhe kjo gjë tregon qartë se Berisha po thellohet çdo ditë edhe më shumë në pandreqshmërinë e tij e cila përbën një rrezik serioz për stabilitetin e vendit dhe për lirinë e demokracinë e gjithë qytetarëve shqiptarë jo vetëm të atyre që kanë qenë dhe janë në opozitë me Berishën por edhe të atyre që  janë me Partinë Demokratike. Sepse në këtë mënyrë ai po i fut në një rrugë pa krye të gjithë vetëm për arsye dhe interesa të një gjithëkontrolli personal të të gjitha pushteteve në vend. Kjo nuk është as më pak dhe as më shumë por përpjekje për të vendosur një sistem totalitar me një fasadë demokratike.
Ndaj ne si forcë e opozitës së bashkuar jemi të vendosur më shumë sesa dje pas këtyre përpjekjeve më të freskëta dhe më skandaloze që po bëhen nga z.Berisha për të bashkuar rreth kësaj opozite të gjithë qytetarët shqiptarë që duan stabilitet dhe normalitet që u cënon kaq shpesh në mënyrë vërtetë tronditëse ky njeri. Me këtë rast unë dua të theksoj vendosmërinë tonë për të ndezur më tej luftën parlamentare ashtu sikurse jam i bindur që jo vetëm sheshi “Skënderbej” do të ndizet nesër nga shumica e qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë por jam i bindur se në këtë rrugë pa krye ku Berisha synon të fus vendin ai do të gjendet shumë shpejt i izoluar dhe i pashpresë. Ndaj është në nderin e deputetëve të ndërgjegjshëm të PD-së është në nderin dhe dinjitetin e atyre njërëzve të cilët kanë një ndjenjë përgjegjshmërie që të mos e lejojnë këtë njeri të fusë në një konflikt të ri jo vetëm institucionet jo vetëm maxhorancën me opozitën por edhe vetë Partinë Demokratike me të gjithë shqiptarët që nuk mund të pranojnë më kthim në vitin 1997. Me këtë rast dua të theksoj vendosmërinë tonë për t’u përgjigjur në mënyrë mjaft aktive gjithë këtij agresioni të përshkallëzuar ndaj institucioneve ndaj lirisë dhe të demokracisë të çdo shqiptari dhe të vendin tonë. Ne nuk kemi një vend i cili mund të pranojë dhe mund të tolerojë në vitin 2006 agresione të tilla të dukshme ndaj KLD. Edhe 2 anëtarë të Këshillit Drejtues të PD-së ne nuk mund të pranojmë si shqiptarë apo edhe me 16 vjet në demokraci që të hiqet në këtë mënyrë jo më të pranojmë që të hiqen në këtë formë disa anëtarë të KLD-së. Kjo do të thotë që këtu është një vend ku mund të ndodhë çdo gjë e keqe pas kësaj dhe ne prandaj jemi një opozitë e përgjegjshme që të parandalojmë këtë mbrashptësi që të ecë më tej.
Unë dua të theksoj se në rast se Berisha nuk reflekton për këtë iniciativë ogurzezë që kërkon ta kalojë sot në parlament atëherë 2007 është shumë larg për zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk do të ishte aspak çudi që zgjedhjet e përgjithshme të bëheshin para atyre vendore. Pra Berisha duhet ta kuptojë se kur as mazhoranca e tij e dikurshme bashkë me ushtrinë e Gazidedes nuk aritën dot të dhunojnë një popull të tërë pseudomazhoranca e sotme mund të shkrihet shumë shpejt si kripa në ujë. Është detyrë e tij që të reflektojë. Ne jemi sjellë më mënyrë të përgjegjshmë deri më tani dhe në mënyrë shumë kontruktive. E kemi parandjerë këtë përshkallëzim të luftës kundër institucioneve. Por kam në konsideratë edhe një çështje tjetër të rëndësishme dhe nuk kemi dashur të zhvendosim vëmendjen e faktorit ndërkombëtar për problemet e brendshme në Shqipëri. Dhe nëse zoti Berisha ka marrë përsipër të shkaktojë trazira në Shqipëri në këtë vit vendimtar për çështjen e Kosovës atëherë nuk do të jetë përgjegjësia e jonë por do të jetë tërësisht e tij dhe atyre që do ndjekin nga pas.

0x323030362d30372d3131 12:57)”